web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër/ Gjen vdekjen efektivi i policisë, detajet

13 Gusht 2017, 06:12, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku humbi jetën drejtuesi i automjetit, Lek Nikolli, 50 vjeç.

Mësohet se 50-vjeçari ishte efektiv policie dhe udhëtonte i vetëm në makinën tip ?Benz?, në momentin që mjeti  ka dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht dyshohet që arsyeja të ketë qenë lagështira e rrugës, për shkak të reshjeve të shiut./CityNews





Lajmet e fundit nga