Lufta me zjarret/ Rama: Ushtarët janë heronjtë e ditëve të vështira
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ...
Një vit më parë paskam thënë në një koment timin në fb: Pse nuk mblidhet Keshilli Bashkiak i Kukesit të marrë vendim për ngritjen e permendores së poetit Havzi Nela, përmendore e cila duhet vendosur pikerisht në vendin ku mëngjesin e 10 gushtit të vitit 1998 banorët e qytetit e gjetën të varur në trekëmbësh, poetin që i shkruante jetës dhe lirisë, në dalje të qytetit që vendasit e quajnë ?te agjensia?.
Sot pas një viti po apeloj sërish për të njëjtën gjë , por tani me emra konkret. Dua ti therras mikut tim Petrit Palushi , shkrimtar dhe publicist i zëshëm në rrafsh kombëtar, i cili për fat jeton dhe vepron akoma në Kukës, përvec kësaj është edhe këshilltare për ceshtjet e artit dhe kulturës në bashkinë e këtij qyteti.
Dua gjithashtu ti thërras mikut, poetit dhe shkrimtarit të talentuar Sulejman Dida i cili po ashtu krijon dhe jeton në qytetin e tij të lindjes. Përmes këtyre dy emrave dëshiroj ti thërras gjithë komunitetin e artit dhe letërsisë që jetojnë në Kukës por edhe artistë dhe shkrimtarë kuksianë që jetojnë në rrethe te tjera të vendit dhe në diasporë si Izet Duraku, Shefqet Hoxha, Rexhep Shahu,Enver Bytyci, Kujtim Morina etj që të solidarizohen dhe të sensibilizojnë vendimarrjen lokale dhe qëndrore për nisjen e punës për ngritjen e përmendores së Havzi Nelës.
Të njëjtën thirrje kam edhe për mikun tim të hershëm Arif Rexhmati kryetar i Partisë Demokratike në këtë rreth dhe njëhërësh kryetar i grupit të këshilltareve demokratë në këtë bashki. I cili për hirë të së vertëtës e ka propozuar këtë ide në Këshillin Bashkiak para rreth një viti dhe propozimi i tij është rrëzuar me votat e bashkuara të partisë së djalit të atij që vendosi varjen e Havzi Nelës. Vota pro për ngritjen dhe vendosjen e përmendores së Havzi Nelës e këshilltarëve të partisë së djalit të atij që vendosi për varjen e tij jam i sigurte që nga opinion lokal dhe ai kombëtar do të lexohej si një shenjë pëndese, si një kërkim falje, si një apel për pajtim dhe bashkëjetesë.
Unë i besoj urtësisë së njerëzve të thjeshtë kur ata lihen të lirë në gjykim. Ndaj këtë thirrje e kam edhe për ju që përfaqësoni në këshillin bashkiak partinë e djalit të atij që urdhëroj varjen e poetit. Kjo thirrje shkon edhe për deputetin Flamur Noka dhe për të gjithë njerëzit me influencë të këtij rrethi kudo ku ata jetojnë e veprojnë. Të majtë e të djathtë, është në nderin e tyre të nderojnë poetin e fjalës së lirë. Përmendorja e Havzi Nelës rritë edhe vlerat tuaja nëqoftëse bëhëni pjesë e angazhimit për vendosjen e saj.
Kjo thirrje në mënyrë të vecantë është për kryetarin demokratë të Bashkisë së Kukësit, zotin Bashkim Shehu i cili duhet të shfrytëzoj të gjithë kopetencat dhe autoritetin që i jep pozita e tij si kryetar në mënyrë që përmendorja e Havzi Nelës të inagurohet me 10 gusht të vitit 2018, datë që shënon 30 vjetorin e varjes së poetit. Sheshet e Shqipërisë vazhdojnë akoma sot e kësaj dite të jenë të mbushura me buste dhe monumente vrasësish me pagesë që partia e punës i veshi me lavdi dhe hymne.
Ndërsa heronjtë e vertëtë të qëndresës, të luftës për liri dhe pavarësi, martirët e fjalës së lirë dhe të prosperitetit tonë kombëtarë janë të gjallë vetëm në memorin e njerëzve të lirë që fatkeqësisht akoma janë pakicë në këtë vend. Kukësit në mënyrë të vecantë por edhe Shqipërisë I mungon përmendorja e poetit që u denua me varje vetëm e vetëm se e donte jetën, familjen e tij dhe Atdheun. Kuksianët por edhe ne të gjithë shqiptarët e lirë ja kemi borxh qytetit dhe Atëdheut përmendoren e tij./CityNews
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ...
Një noter është dënuar nga gjykata e Tiranës për konsumim të...
Pas parashikimit që bëri kreu i Emergjencave Civile i cili ...
Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka kallëzuar pe...
Publikimi i lajmit tek CNN se “Shqipëria është në flakë” ka ...
Publikimi i lajmit tek CNN se “Shqipëria është në flakë”, du...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një përmbledhje të rezul...
Situata e zjarreve ka shkruar drejt përkesësimit. Sipas Emer...
Në kohën kur Ermal Beqiri ka qenë drejtor informatik i Zyrës...
Kur të gjithë ne, këto ditë të nxehta, mundohemi t’i dhuroj...
Me pak fjalë është kafeneja që çdo kush do dëshironte. Një k...
Një shumë e konsiderueshme dollarësh është urdhëruar të seku...
Një ndër çiftet më të reja të Show Bizit shqiptar është Eni ...
Ish- kreu i LSI Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryeministri...
Në vijim të operacionit antikanabis në të gjithë vendin, Pol...
Zëvendësministri i Jashtëm për Europën dhe Amerikën i Iranit...
Një 48-vjeçar, Gramos Tafilaj, është arrestuar ditën e sotme...
Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit do të jenë pjesë ...
Në Shqipëri e pikërisht në qytetin e Kongresit në Lushnje so...
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...