Përkeqësohet situata e zjarreve/ Pritet ndihmë nga Greqia
Situata e zjarreve ka shkruar drejt përkesësimit. Sipas Emer...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një përmbledhje të rezultateve e auditimeve të zhvilluara në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë viteve 2013-2017.
Nga kjo përmbledhje rezulton se dëmi ekonomik i buxhetit të shtetit është 2.404.434 lekë.
Gjithashtu rezulton se gjatë këtyre 4 viteve për 137 persona është dhënë masa për largim nga puna, si edhe 136 punonjës dhe drejtues janë kallëzuar penalisht.
Njoftimi i plotë:
PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE TË AUDITIMEVE
TË KRYERA NË ZVRPP DHE ALUIZNI
PËRGJATË VITEVE 2013 ? 2017
Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizë të veprimtarisë dhe angazhimit të tij disavjeçar në luftën kundër paligjshmërisë, korrupsionit dhe antikulturës së pandëshkueshmërisë në administratën shtetërore, ka përmbledhur rezultatet e auditimeve të zhvilluara në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë viteve 2013 ? 2017.
Në total, për periudhën 2013 ? 2017, nga auditimet e KLSH-së në këto subjekte është konstatuar një dëm ekonomik (i matshëm) në vlerën 2,404,434 mijë lekë, janë rekomanduar 137 masa ?largim nga puna?, 134 masa ?vërejte deri në largim nga puna?, janë kallëzuar penalisht 196 punonjës të këtyre institucioneve përfshi edhe drejtuesit e tyre.
Më hollësisht rekomandimet e KLSH për dhënien e masave përkatëse disiplinore si dhe kallëzimet penale të bëra në përfundim të auditimeve (së bashku me dëmin ekonomik të konstatuar në këto kallëzime penale), paraqiten në tabelën më poshtë:
Përsa i përket kallëzimeve penale, theksojmë që nga 40 auditime (në total), të zhvilluara nga KLSH në këto institucione (ALUIZNI dhe ZVRPP), përgjatë periudhës 2013 ? 2017, në 36 prej tyre (90%) KLSH ka hartuar dhe depozituar pranë organeve përkatëse të prokurorisë në rrethe kallëzime penale për 196 punonjës të këtyre institucioneve të nivelit: ish-Drejtues, Përgjegjës Sektori dhe Specialistë (mesatarisht janë kallëzuar rreth 5 persona për çdo subjekt të audituar).
Deri më sot, për aq informacion sa dhe ne disponojmë në lidhje me ecurinë e kallëzimeve tona penale, nga ana e Gjykatave është marrë vendimi i formës së prerë për dënimin e një sërë prej ish-zyrtarëve të ALUIZNI-it Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë ndërkohë që në lidhje me shkeljet e evidentuara në kallëzimet penale të bëra për ZVRPP ende nuk rezulton të jetë marrë si i pandehur apo gjykuar asnjë prej ish-Drejtuesve dhe Drejtuesve aktualë të këtyre institucioneve, madje as në nivelin e specialistit.
Përsa i përket zbatimit të rekomandimeve të KLSH për dhënien e masave disiplinore theksojmë që përgjatë viteve 2013 ? 2017 evidentohet një mungesë e theksuar e vullnetit, nga ana e Drejtuesve të Institucioneve përkatëse, për zbatimin e këtyre rekomandimeve, duke e çuar në 60% nivelin e moszbatimit të rekomandimeve të KLSH-së dhe duke u mjaftuar në rastin më të mirë vetëm me dhënien e disa masave paralajmëruese.
Përsa i përket dëmit ekonomik (të matshëm) prej 2,404,434 mijë lekë, të konstatuar në auditimet e zhvilluara nga KLSH në ZVRPP dhe ALUIZNI, ai paraqitet më konkretisht sipas grafikut më poshtë:
Ndërsa dëmi ekonomik (i matshëm) në total për ZVRPP dhe ALUIZNI së bashku, paraqitet sipas Grafikut më poshtë:
Theksojmë që krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione (ALUIZNI dhe ZVRPP) ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ALUIZNI-it dhe ZVRPP-ve të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Auditimet e kryera në ALUIZNI
1)Mos administrimin i të dhënave të sakta mbi vetëdeklarimet në vite
Në Drejtorinë e Përgjithshme e ALUIZNI-t, akoma nuk disponohen të dhëna të sakta mbi vetëdeklarimet në vite, shume objekte qytetarët i kanë vetëdeklaruar nga 2 here dhe në pasqyrat e dhëna deklarohet se ?mund të jenë 30% të vetëdeklaruara me mbi dy here?. Nga auditimi i të dhënave në Drejtorinë e Përgjithshme u konstatua se nga shuma totale e vetëdeklarimeve gjithsej 463196 objekte, rezultojnë 17000 objekte te kualifikuara nga Drejtoritë Rajonale por të pa pajisur me leje legalizimit duke u ndërprerë procedurat e legalizimit në mënyrë të pa dokumentuar dhe në kundërshtim me ligjit.
2) Mos evidentimi i subjekteve që do të përjashtohen nga procedurat e legalizimit
Nga të dhënat e mara në Drejtorinë e Përgjithshme e ALUIZNI-t Tiranë nga viti 2006 deri me 30.06.2017 sipas informacionit për Objektet e përjashtuara në Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në Qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë rezultojnë se janë skeduar për tu përjashtuar nga procesi i legalizimi 1431 objekte të ndërtuar në kundërshtim me ligjin, të dhëna të rezultuara të pa sakta pasi vetëm në 6 Drejtori Rajonale të audituara së fundmi nga KLSH janë konstatuar 2740 objekte më shumë të skeduara për tu përjashtuar nga procesi i legalizimit por të pa deklaruara në Drejtorinë e Përgjithshme ALUIZNI-it Tiranë për të cilat nuk ka ndjekje të procedurave ligjore të përjashtimit nga procesi i legalizimit, pasi janë objekte te ndërtuara në zona arkeologjike, zona historike, muzeale, rrugë, oborre shkollash, kanale vaditëse dhe kullues, troje publik, zona turistike, lumenj, liqene, vije hekurudhore, linja te tensionit te larte etj.
3) Pajisja me leje legalizimi pa paguar më parë taksën e ndikimit në infrastrukturë
Në marrjen e vendimeve ?Për kualifikimin për legalizim të objektit informal?, Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, nenin 27 ?Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e objektit?, pika ?ç?, si dhe me VKM nr. 411, datë 19.05.2010 i ndryshuar ?Për kriteret procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit? Kreu I, pikën 1, germa ?c?. Në kualifikimin e objekteve informale, kanë dërguar pranë Bashkive në rang Qarku, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesës për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pa marrë konfirmim mbi pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë për dalje me vendim kualifikimi, duke krijuar një mungesë konsiderueshme të ardhurash në buxhetin e shtetit, konkretisht në Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t Tirana nr. 2, Korçë, dhe Sarandë është konstatuar vlera 109,121,162 lekë nga mos pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Theksojmë se në lidhje me këtë konstatim KLSH ka bërë propozim për ndryshim ligjor.
4) Mosrespektimi i afateve ligjore për procedurat e kualifikimit
Drejtoritë Rajonale e ALUIZNI-t nuk kanë respektuar afatin 60 ditor, për marrjen e vendimit për kualifikimin ose shkualifikimin e praktikës së legalizimit nga data në të cilën është mbajtur procesverbali i konstatimit në terren, veprime këto në kundërshtim me VKM Nr. 280, datë 01.04.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje?.
5) Në dosje nuk disponohet dokumentacioni që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje
Nga auditimet është konstatuar që në dosje nuk disponohet dokumentacioni që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje, pjesën e shtesës pa leje, ndryshimet e sipërfaqeve të ndërtimit dhe kohën e ndërtimit, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 438, datë 28.06.2006 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo”.
6) Legalizimi i objekteve pa respektuar distancat nga brigjet
Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, ku sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së lumit/detit me pak se 100 metrash, veprime këto në kundërshtim me Ligjin Nr. 8093, datë 21.03.1996 ?Për rezervat ujore?, si dhe VKM nr. 280, datë 01.04.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje?.
7) Legalizimi i objekteve pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës
Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë kryer legalizime të objekteve pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të tyre, pa marrë më parë konfirmimin nga autoriteti ujit për respektimin e distancave, veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 ?Për rezervat ujore?, dhe VKM nr. 280, datë 01.04.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar ndërtime pa leje, shtesa anësore dhe /ose në lartësi në ndërtimet me leje?, ndryshuar.
8) Legalizimi i objekteve pa respektuar distancat nga rrugët nacionale e urbane
Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët nacionale e Urbane, ku sipas dokumentacionit që ndodhet në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në distancë më të vogël se sa e lejon ligji, prej buzës rrugës nacionale me pak se përcaktimet ligjore. Këto veprime janë në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, të ndryshuar, VKM nr. 280, datë 1.4.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje?, VKM nr. 153, date 07.04.2000 ?Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor në Republikën e Shqipërisë?.
9) Legalizimi i objekteve pranë linjave dhe shtyllave të tensionit të lartë
Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë kryer legalizime të objekteve pranë linjave të tensionit të lartë dhe shtyllave së tensionit të lartë, veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 280, datë 01.04.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje?.
10) Ndryshimi i zërit kadastral pa marrë më parë konfirmimin nga autoritet kompetente
Sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit ?Arë, pemëtore, pyll?, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona ?Territore të tjera?, për të cilat nuk kanë gjetur zbatim nenet 10, 11, 14, të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, të ndryshuar dhe VKM nr. 515, datë 13.05.2009 e VKM nr. 589, datë 10.9.2014, ?Për përcaktimin e procedurave të evidentimit faktik, në terren, të ndërtimeve pa leje/shtesave në ndërtimet me leje, të organeve e të dokumentacionit, për propozimin e miratimin e zonave informale? gjatë procedurave të legalizimit të objekteve informale?, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë ?Truall?.
11) Legalizimi i objekteve në zonat arkeologjike dhe zonat e mbrojtura mjedisore
Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë kryer legalizime të objekteve në Zonën Arkeologjike ?B? dhe ?A?, brenda zonës së mbrojtjes mjedisore ?A? Parku Kombëtar i Butrintit, në kundërshtim me VKM nr. 280, datë 1.4.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje? si dhe ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje? i ndryshuar, nenin 27 dhe VKM nr. 693, datë 10.11.2005 ? Për shpalljen kompleksit ligatinor të Butrintit- Park Kombëtar?, ndryshuar me VKM nr. 134, datë 20.02.2013.
12)Legalizimi i objekteve në truall me statusin e territorit publik
Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë kryer legalizime të objekteve në truall me statusin e territorit publik në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2016 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje? nenet 27 dhe 41 konkretisht: neni 27 ?Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e objektit? pika d, neni 41 ?Kriteret për legalizimin e shtesave? pika 2 dhe 3.
Auditimet e kryera në ZVRPP
1)Administrimi i praktikave dhe kërkesave në proces
Vonesat dhe zvarritjet e praktikave në proces janë evidente në të gjitha zyrat e regjistrimit, përmendin këtu auditimet e kryera në ZVRPP Tiranë, Kukës, Dibër, Gjirokastër, ku janë konstatuar praktika të papërfunduara që prej 5 vitesh pa dhënë shërbimin e faturuar, të cilat kanë sjellë si pasojë mungesën e transparencës së punës së ZVRPP-ve ndaj publikut, mos administrimin në arkiv të dokumentacionit, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata në kundërshtim e ligjin nr. 9154, datë 6.1.1993 ?Për arkivat?.
Nuk ka një përcaktim të kryerjes së detyrave lidhur me përgatitjen e evidencave informacionit në tërësi, shërbimit të IT dhe sidomos lidhur me trajtimin dhe ndjekjen e kërkesave të qytetarëve, me mënyrën e marrjes së shërbimit të ofruar qytetarëve nga kjo zyrë, si dhe lidhur me marrjen e opinionit të tyre për cilësinë, afatin e shërbimit dhe sidomos lidhur me evidentimin tërësor, raportimin e praktikave në proces evidentimin e afateve të zgjidhjes së tyre, nxjerrjen e përgjegjësisë së zgjatjes dhe shkeljes së afateve, pra mungon instalimi i Sistemit të Mekanizmave të Kontrollit të Brendshëm (SMKB), në kundërshtim me ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 ?Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin?.
2)Regjistrimi i lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror
Nga ZVRPP-t janë pranuar e regjistruar leje ndërtimi objektesh mbi truall shtetëror, me mangësi në formë e përmbajtje të dokumentacionin përbërës, duke mos refuzuar e kthyer dokumentacionin e mangët, mos kërkuar ndaj Bashkive zgjidhjen e marrëdhënies së truallit me pasojë detyrimet e rrjedhura nga vlera e shitjes së truallit si dhe vlera e qerasë nga përdorimi dhe zënia me ndërtim pa titull pronësie, për të cilat ZVRPP-t nuk kanë vendosur as barrë mbi pronë mbi pasuritë ndërtimore të paktën në vlerën përkatëse të qirasë së përdorimit, duke shkaktuar dëm ekonomik të konsiderueshëm për buxhetin e Bashkive.
3) Regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastral
Regjistrimi i pasurive me ndryshime të zërave kadastral pa dokumentacionin përkatës pra pa kërkuar dokumentet për vlerësimin apo kompetencën nga DAMT Qarkut, veprim në tejkalim të kompetencave të regjistruesit dhe në kundërshtim me ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001?Për krijimin e strukturave për mbrojtjen dhe administrimin e tokës bujqësore? ndryshuar me ligjin nr. 10 257, datë 25.3.2010 ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, veprime këto që kanë sjellë si pasojë zhvlerësim i paligjshëm i vlerës së aseteve, resurseve nga zbritja në kategori e zërit kadastral, veprime këto me rezultate të pritshme evazioni, në ulje të vlerës së detyrimit nga taksa vendore e tokës, taksë e cila diferencohet sipas kategorisë së zërit kadastral.
4) Regjistrimi në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore
Regjistrimi në Bashkëpronësi të paligjshme i pasurive bujqësore në Kartelat Pasurive të Paluajtshme (KPP) të çelura nga NJMP dhe pranuar e marrë në dorëzim nga ZVRPP-t, për të cilat nuk janë identifikuar e hapur KPP-të përkatëse sipas sipërfaqeve përcaktuar në AMTP-të, në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 ?Për tokën?, me ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 ?Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore?, veprime këto që kanë sjellë si pasojë lindjen e bashkëpronësisë së pa ligjshme, pengesa e regjistrimit të pasurive nga pamundësia e lëshimit të certifikatave të pronësisë qytetarëve kërkues me cenim të së drejtës së pronësisë, në mënyrë të pa nevojshme, çuarjen e zgjidhjes së problemit në gjykata, në vend të zgjidhjes në rrugë administrative nëpërmjet ZVRPP, ZQRPP dhe DAMT-ve të NJQV-ve; pra humbje e kohës dhe shpenzime për qytetarët pa shkak ligjor, rritjen e praktikave në proces, shteg për veprime të paligjshme korruptive mbi pasuritë në KPP, si dhe pamundësinë e mos konfirmimin e gjendjes juridike të pasurive të kërkuara për verifikim e vlerësim të titujve, mos shkëmbimin e informacionit nga ZVRPP për KVVTP Prefektit Qarkut.
5) Regjistrimi i sipërfaqeve të përbashkëta në ndërtimet e reja
Në regjistrimin e pasurive të llojit “pallat” nga firmat ndërtuese, nuk është llogaritur e kërkuar dokumentacioni për arkëtim dhe shlyerje detyrimi për regjistrimin e hapësirave të përbashkëta dhe tarifës së shërbimit R-11, në kundërshtim me kërkesat e Ligjit Nr. 10 112, datë 09.04.2009 ?Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit.?,dhe Ligjin Nr. 33/2012, datë 29.04.2012 për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, neni 50, ?Regjistrimi i mjediseve të përbashkëta në ndërtesa?, veprime këto që kanë sjellë si pasojë shmangien e taksës së kalimit të pronësisë nga shoqëritë ndërtuese, ndërkohë që apartamentet dhe njësitë e shitura qytetarëve përfshijnë në çmimin dhe vlerën e këtyre ambienteve të përbashkëta, kufizimi i veprimeve mbi pasuritë nga qytetarët për shkak të vendosjes së kufizimeve mbi to.
6) Regjistrimi i pronave me mbivendosje
Nga ZVRPP-t nuk ka një evidencë të saktë të pasurive me mbivendosje, mungon identifikimi, raportimi, vendosja e një databaze, pasqyrimi në harta përkatëse si dhe ndjekja e procedurave ligjore të pasurive të rezultuara me mbivendosje, njoftimin e palëve të interesuara, orientimin drejt zgjidhjes gjyqësore, shpeshherë duke stimuluar përparësinë jo reale nëpërmjet kundërshtimit të paligjshëm dhe krijimit së vonesës së regjistrimit të parë, veprime këto që kanë sjellë si pasojë përfitime të dyfishta titujsh të paligjshëm pronësie nga mbivendosjet, duke stimuluar përparësinë jo reale, mos ndjekur procedurat ligjore për zgjidhjen e mbivendosjeve, trajtim të pabarabartë e favorizim të njërës palë, duke cenuar paanësinë e ZVRPP, moszbatimin i afatit 1 mujor të Kodit të Procedurave Administrative, mos nxjerrjen e urdhrit administrativ për refuzimin e regjistrimit, të pjesëve të mbivendosura, krijimin problemeve sociale ndërmjet palëve.
7) Mos bërja e bilancit AMTP-LN, listave printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve
Nga ZVRPP-t nuk është bërë bilanci AMTP-Libri i Ngastrave, Listave Printim III, si dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve duke mos veçuar e regjistruar ?Shtet? sipërfaqen tepër mbi normë, në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 ?Për tokën?, me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994 ?Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme? dhe me nenin 25 të ligjit nr. 33, datë 21.3.2012, dekretin e Presidentit nr. 5747 datë 29.06.1978, si dhe Rregulloren nr. 184, datë 08.04.1999, ndryshuar nr. 7, datë 07.01.2000 ?Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme?, veprime këto që kanë sjellë si pasojë përfitimin e padrejtë të pasurisë shtet nga individët pa titull pronësie, kryerja e transaksioneve dhe tjetërsimi i saj duke sjellë të ardhura të munguara dhe dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.
Përveç sa më sipër, theksojmë që nga KLSH administrohen çdo vit një numër i konsiderueshëm ankesash të ardhura nga qytetarë të ndryshëm (mesatarisht 300 ankesa në vit) në lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e paligjshme të kryera me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare, të cilat janë shqyrtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm në një seksion të veçantë në Raportet Përfundimtare të Auditimeve të ushtruara nga KLSH në ALUIZNI apo ZVRPP. Vetë numri i madh i këtyre ankesave që qytetarët kanë paraqitur dhe vazhdojnë të paraqesin në KLSH në lidhje me paligjshmërinë dhe parregullshmërinë e veprimtarisë së ALUIZNI-eve dhe ZVRPP-ve tregon jo vetëm për besimin që qytetarët kanë karshi KLSH-së dhe auditimeve të tij por edhe për shkallën e lartë të paligjshmërisë dhe parregullshmërisë në këto institucione./CityNews
Situata e zjarreve ka shkruar drejt përkesësimit. Sipas Emer...
Në kohën kur Ermal Beqiri ka qenë drejtor informatik i Zyrës...
Kur të gjithë ne, këto ditë të nxehta, mundohemi t’i dhuroj...
Me pak fjalë është kafeneja që çdo kush do dëshironte. Një k...
Një shumë e konsiderueshme dollarësh është urdhëruar të seku...
Një ndër çiftet më të reja të Show Bizit shqiptar është Eni ...
Ish- kreu i LSI Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryeministri...
Në vijim të operacionit antikanabis në të gjithë vendin, Pol...
Zëvendësministri i Jashtëm për Europën dhe Amerikën i Iranit...
Një 48-vjeçar, Gramos Tafilaj, është arrestuar ditën e sotme...
Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit do të jenë pjesë ...
Në Shqipëri e pikërisht në qytetin e Kongresit në Lushnje so...
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i n...
Policia e Durrësit ka zhvilluar një aksion antidrogë, të kod...
Çmimet e banesave, të cilat të paktën për qytetin e Tiranës ...
Bindja e Behgjet Pacollit për t’u larguar nga koalicioni me ...
Ka dështuar për të katërtën herë me radhë seanca konstituive...
Policia italiane ka ndaluar në doganën e portit të Barit 11 ...
Ka një vërshim kërkesash ndaj Lulzim Bashës, të cilat mbarti...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shkaktarin e zjarrit dit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...