web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmet i fuqishëm në Kinë/ Pesë persona mbeten të vrarë, ndërsa 60 të tjerë të plagosur

8 Gusht 2017, 18:31, Aktualitet CNA

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë ka goditur pak minuta më parë Kinën. Sipas BBC, nga goditja kanë mbetur të paktën 5 të vrarë dhe 60 të plagosur.

Mësohet se shumë ndërtesa janë dëmtuar dhe rrënuar në zonën e Jiuzhaigou, një zonë e cila është gjithmonë e mbushur me turistë.

Mediat kineze raportojnë se mes të vdekurve dhe të plagosurve janë edhe disa turistë, por kjo nuk është ende e konfirmuar.

?Njerëzit po vraponin të gjithë. Askush nuk e kishte mendjen tek rrobat apo paratë, por po nxitonin për të dalë tek sheshi kryesor dhe për të shpëtuar kokën?, ka deklaruar një qytetar./CityNews





Lajmet e fundit nga