Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryetari i partisë ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima ka reaguar në rrjetet sociale për masat që forcat e policisë në kufi kanë vendosur për të ndaluar eksodin e shqiptarëve.
Në postim, Kokëdhima akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk po angazhohet seriozisht për të trajtuar këtë problem, dhe shton se ai vetë është shkaktari i këtij eksodi.
Postimi i plotë:
?Të shporrim kastën e korruptuar dhe të mos e braktisim Shqipërinë
Prej disa kohësh, Policia e Shtetit, po bllokon në kufi dhe në aeroport shtetasit shqiptarë që duan të shkojnë në vendet e Traktatit të Shengenit. Atyre ju kërkohen dokumente të personave pritës, biletat e kthimit, mjete të mjaftueshme monetare për ditët e qëndrimit etj, etj. Dhjetra persona janë kthyer mbrapsh nga autoritetet policore shqiptare duke u vlerësuar si qytetarë që duan të ikin për të mos u kthyer më.
ZGJIDHJA e refuzon këtë politikë që po ndjek qeveria me shtetasit tanë në përpjekjet e saj të dëshpëruara që të bllokojë e mbulojë eksodin tragjik me mjete e metoda policore. Kryeministri nuk angazhohet seriozisht për të trajtuar problemin, qoftë edhe një herë të vetme, me ndershmëri e kompetencë. Ai dhe qeverisja e tij janë shkaku i këtij eksodi.
ZGJIDHJA e ka të qartë se qeveria do të dështojë siç dështuan të bllokonin eksodin në mënyra të ngjashme qeveritë në fillimvitet ’90. Shqiptarët kanë humbur çdo shpresë te qeveria dhe te atdheu i tyre. Qeveria dhe kjo elitë politike e mbushur me kusarë dhe tutkunë të paaftë, injorantë e të pashkolluar, nuk e kuptojnë se shqiptarët nuk po ikin për turizëm, por për mbijetesë. Nuk ikin nga qejfi, por nga halli. Nuk po ikin te të afërmit e tyre për t?u çmallur, por për t?u përballur me jetën e vështirë të emigrantit, edhe pse e dinë se do të përfundojnë në kampet masive të azilkërkuesve në Francë, Gjermani apo Britaninë e Madhe.
Ndofta jemi i vetmi vend që në paqe ka më shumë se 40 për qind të shtetasve të vet në emigrim ndërkohë që në shkallë botërore ka emigruar vetëm 3 për qind e popullsisë së botës. Kështu edhe në vitin 2017, plot 27 vite pas eksodit të parë masiv të shqiptarëve që dolën nga diktatura komuniste, njerëzit duan të ikin nga tirania e skamjes dhe mjerimit, korrupsionit dhe padrejtësive që sundon në këtë vend; nga brutaliteti dhe despotizmi i një qeverisjeje të pashpirt e mizore, antidemokratike dhe antipopullore që shtyp çdo ditë popullin e vet dhe shërben, mbron dhe pasuron vetëm një grusht oligarkësh në kurriz të tij.
Sa kohë që këtu do të sundojë kjo elitë politike, shqiptarët nuk mund të jetojnë në vendin e tyre. Sa kohë që këtë vend do ta qeverisë Rama dhe oligarkia e korrupsionit, këtu s’ka vend për shqiptarët, ndaj ata do të ikin nga sytë këmbët.
ZGJIDHJA po punon për ta rrëzuar dhe përmbysur këtë elitë politike. Nëse nuk ikin këta, këtu, pas disa vitesh do të mbeten vetëm disa qindra mijëra pleq dhe të sëmurë, më shumë kriminelë, të marrët dhe të paaftët, fëmijë të vegjël që i kanë prindërit të divorcuar ose në emigracion dhe ata që s?kanë mundësi të ikin.
ZGJIDHJA u bën thirrje shqiptarëve: mos e braktisni vendin e të parëve, mos u dorëzoni. Qëndroni këtu dhe të bëhemi barrikadë përballë të keqes që nuk do t?i ketë ditët të gjata nëse i tregojmë forcën tonë! Të përballemi me këtë qeverisje që ka shkatërruar mirëqenien dhe ekonominë e shqipërisë, zgjedhjet e lira dhe themelet e shtetit e të demokracisë kushtetuese!
ZGJIDHJA ka besimin absolut se Shqipëria do ta ndalë eksodin vetëm me një rrugë tjetër, me qeverisje të mirë e të pastër, me zhvillim të lartë ekonomik e punësim, me investime të suksesshme e të mençura private dhe publike, duke luftuar pabarazinë dhe varfërinë, duke instaluar lirinë e konkurencës në ekonomi, politikë, administratë dhe kudo.
ZGJIDHJA ju kërkon partnerëve strategjikë të Shqipërisë, SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë së Madhe të mos privilegjojnë stabilitetin momental duke sakrifikuar standardet demokratike të qeverisjes së Shqipërisë. Standardet demokratike do të garantojnë stabilitet afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm e të shpejtë.
Qeveritë e vendeve europiane janë duke gabuar kur besojnë te gënjeshtrat e kryeministrit tonë se me demek, ky, me masa policore do bllokojë azilantët të ikin në Francë e gjetkë. Franca dhe Gjermania duhet ta dinë se kryeministri ynë, si një nga frymëzuesit, arkitektët, mbështetësit dhe eksponentët e oligarkisë së korrupsionit dhe elitës politike që kanë kapur partitë, shtetin dhe gjithçka në këtë vend, punon për ta zbrazur Shqipërinë nga forcat e afta, nga rinia, nga njerëzit e zotë e të lirë.
ZGJIDHJA apelon autoritetet franceze e gjermane që të mos e mbështesin kursin policor e demagogjik të Ramës. Kjo ju shkakton vuajtje të reja qytetarëve të Shqipërisë. Si vende partnere të Shqipërisë, Franca dhe Gjermania duhet ta kuptojnë se qytetarët shqiptarë nën qeverinë aktuale po përballen me sfidat e mbijetesës dhe me varfërinë e mjerimin më ekstrem. Qeveritë e tyre duhet t?i ndihmojnë shqiptarët që janë në kampet e refugjatëve dhe azilantëve të integrohen në shoqëritë e tyre dhe të mos i kthejnë mbrapsht. Kthimi është i papërballueshme për ta. Këta shqiptarë janë të kërcënuar për ekzistencën e tyre! Ky është kërcënimi më i rëndë për liritë dhe të drejtat njerëzore.
#ZGJIDHJApërShqiptarët?, shkruan Kokëdhima./CityNews
Jo thjesht meqë është verë, por edhe ngaqë është verë, ka ni...
Kryeminsitri i vendit, Edi Rama ka vazhduar “zakonin” e tij ...
Një zjarr i përmasave të mëdha është vënë nën kontroll pasi ...
Gazetari dhe Drejtori aktual i televizionit publik RTSH Korç...
Ditët e fundit e gjithë Evropa Jugore u përfshi nga vala e t...
Zona e “Shkëmbit të Kavajës” ka mbetur pa drita që nga mbrëm...
Situata e zjarrit në fshatin Trodhen të Matit po vazhdon të ...
Ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, ...
Ligji i ri për qënien e gjuhës shqipe gjuhë zyrtare në Maqe...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka zbuluar në rrjete...
Nëse pyet kur ka qenë dalja e fundit në publik e Ilir Metës,...
Një 55-vjeçare është mbytur ditën e sotme në lumin e Drinit ...
Janë sigurisht një ndër familjet më të njohura në botë dhe f...
Policia e Tiranës ka gjetur dy fëmijët e mitur, të cilët u s...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka akuzuar drejtpërd...
Nëse më parë një dasmë merrte vëmendje nëse nusja merrej me ...
Shumë aktorë janë idealizuar dhe adhuruar gjatë gjithë jetës...
Eranda Allmetaj është nga Tirana dhe ka përfunduar studime...
Policia ka arrestuar tre të dyshuarit kryesorë si autorë të ...
Prej vitesh familja që shihni në foto ushqehet nga një dyqan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...