Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Eranda Allmetaj është nga Tirana dhe ka përfunduar studimet për ?Teori dhe Kritikë letrare? në Universitetin e Tiranës. Ajo ka qenë pjesëmarrëse ne disa konkurse ku është vlerësuar me çmimet ?Reportazhi më i mirë? si dhe fituese dy herë e çmimit të parë për poezi zhvilluar nga Klubi Letrar ?Pena e Re?. Eranda, gjithashtu, ka qenë hartuese e ?Treguesit të lëndës? në veprat ?Kodikët kronografikë të Shqipërisë? dhe ?Mite dhe demonë në veprën e Kadaresë? të Prof.dr Shaban Sinani( studiues i letërsisë) dhe ka moderuar në radio? Kontakt? për pak kohë. Të gjitha këto kanë qenë hapat e parë në karrierën profesionale të saj. Një nisje e mbarë e cila do të vazhdonte rrugëtimin profesional drejt Kinës. Ajo është vetëm 26 vjeç dhe vazhdon studimet doktorale në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit-Beijing Foreign Studies University (BFSU) dhe krahas kësaj është asistente pedagoge e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. E kontaktuar nga Urbanus, Eranda na tregon eksperiencën e saj të studimeve dhe mësimdhënies në një vend si Kina.
Jemi mësuar që trendi i studentëve shqiptarë të jetë Europa , pse vendosët të studionit këtë cikël të studimeve doktorale në Kinë?
Këtë pyetje ma kanë drejtuar shpeshherë dhe me të drejtë, pasi siç dihet vendndodhja e Kinës është e një distance të largët me vendin tonë, shtuar kësaj edhe fakti që mbartim kultura terësisht të ndryshme. Gjithmonë kam qenë e vendosur për të mos u larguar nga Shqipëria, por kur vjen momenti për të investuar në dije çdo distancë duket sikur shkurtohet dhe kemi prirjen për të mos ndjekur turmën në përzgjedhje, por të jemi sa më të arsyeshëm dhe individual. Fakti që zgjodha Kinën si vend për të ndjekur studimet doktorale ka të bëjë me seriozitetin e mesimdhënies së Universiteteve dhe kurrikulat e pasura që ato mbartin. Shtuar kësaj dhe ekzistenca e Katedrës së Gjuhës Shqipe në këtë universitet, çka mund të shihet si një mundësi për përhapjen dhe përçimin e vlerave kulturore dhe gjuhësore të Shqipërisë.
Cila është tema të cilën ju keni zgjedhur të hulumtoni ?
Studimet e mia doktorale janë bazuar në fushën e Albanologjisë dhe Sinologjisë, konkretisht në marrëdhëniet Kino-Shqiptare. Teza kryesore është përqëndruar në dukurinë e Revolucionit Kulturor Kinez dhe ndikimi që ka pasur në Shqipëri. Ky studim ka karakter historik?kulturor, nga ku do të fokusohemi në fakte të dokumentuara në materiale të cilat gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror dhe në Arkivin e Pekinit. Konsultuar me profesorë nga Shqipëria dhe Kina, mendohet që ky studim do të shërbejë për fushën shkencore të të dyja vendeve përkatëse.
Krahas studimeve doktorale ju jeni asistente pedagoge pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Prej sa kohësh ekziston ky Departament dhe si funksionon?
Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit është i vetmi Universitet në Kinë në të cilën zhvillohet mësimdhënia e Gjuhës Shqipe. Katedra e Gjuhës Shqipe është themeluar në vitin 1961 dhe që nga ajo periudhë ka pësuar ndryshime të vazhdueshme në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Pjesë e kësaj kanë qenë pedagogë nga Kina, por edhe nga Shqipëria, të cilët brez pas brezi kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Aktualisht, pjesë e mësimdhënies janë tre pedagoge kineze dhe një pedagog shqiptar, të cilët ndjekin me përkushtim arsimimin e brezave të rinj.
Gjithashtu, pjesë e punës janë dhe studimet që ato kanë ndërmarrë sa i përket fushave të ndryshme e tematikave që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Aktualisht, janë ndërmarrë një sërë nismash, si: përgatitja e një fjalori kinezisht- shqip, studimi i marrëdhënieve Kino-Shqiptare, etj. Si dhe nisma në bashkëpunim me qeverinë, si: përkthimi i 25 veprave letrare, iniciativë tepër e vlefshme për shkëmbimin kulturor midis dy vendeve.
Pse zgjedhin të studiojnë gjuhën shqipe studentët ne Kinë?
Nëse flasim për mësimdhënien apo universitetet, sigurisht, që pjesa më e rëndësishme janë vetë studentët. Janë ato që zgjojnë interesin ndaj aspekteve të reja në lidhje me çdo fushë studimi. Që nga themelimi i Katedrës së Gjuhës Shqipe ka pasur disa breza studentësh, të cilat kanë ndjekur studimet rreth gjuhës sonë amëtare. Me kalimin e viteve numri i tyre ka ardhë në rritje. Brezi më i ri janë studentët të cilët kanë mbyllur vitin e parë të studimeve këtë fundvit shkollor. Janë 22 studentë nga të cilët 10 prej tyre do të vazhdojnë studimet këtë vit shkollor në Shqipëri. Prej kohësh është krijuar një traditë ku secili prej tyre zgjedh një emër shqiptar për t?u identifikuar dhe për t?u ndjerë pjesë e kulturës për të cilën ato studiojnë. Studentët vijnë nga qytete të ndryshme të Kinës dhe arsyet pse kanë zgjedhur për të studiuar gjuhën shqipe janë të ndryshme; disa nga kureshtja si një gjuhë e rrallë në vendin e tyre e disa të tjerë si pasion ndaj gjuhëve të huaja. Fakt është që secili prej tyre në momentin që mbaron ciklin studimor, i jepet mundësia për t?u punësuar në fusha, si Diplomacia apo Kultura. Mund të them që ndihem me fat që kam qenë pjesë e mësimdhënies me studentë të mrekullueshëm dhe tepër kureshtarë ndaj kulturës dhe gjuhës së vendit tonë. Përkushtimi dhe dashamirësia që ato kanë shfaqur ndaj çdo orë mësimi, më kanë bërë të ndihem krenare për ta dhe për vendin tim, gjithashtu.
Po për mësimdhënien ndiqet ndonjë metodikë e veçantë, sa është dashur t?ju përshtatesh?
Sa i përket mësimdhënies mund të them që në tërësi universitetet mbartin mjete dhe metoda bashëkohore çka shërben në lehtësimin e nxënies së dijeve dhe rritjen e cilësisë së marrjes së njohurive. Duke qenë se Kina mban statusin e vendit me të zhvilluar në aspektin teknologjik nuk mund kurrsesi të mungonte një investim i tillë në arsim. Ndërthurur kjo me zhvillimin e aktiviteteve kulturore çka i bën studentet aktiv, praktik dhe pjesëmarrës në çdo hap të arsimimit të tyre.
Folëm për studimet dhe punën, të flasim pak për jetesën. Si është jetesa në një vend si Kina në një traditë dhe kulturë krejt tjetër?
Jetesa në Kinë ka pasur sfidat e veta, kjo për faktin që ne i përkasim një vendi të vogël dhe detyrimisht jemi të kushtëzuar në disa aspekte. Me kalimin e kohës, kam kuptuar që janë një popull mikpritës, ku kam gjetur miq të vërtetë, çka ma kanë bërë akoma më të bukur qëndrimin në këtë vend të madh. Atë cfarë mund ta konsiderojmë kohë të lirë e kalojmë sëbashku duke vizituar parqe, muze apo vende antike që flasin shumë për të shkuarën e tyre. Kina është vend që mbart një kulturë të pasur e të larmishme duke filluar nga ushqimi, historia apo kultura. Pavarësisht zhvillimit të madh ekonomik, vlerë e këtij populli është ruajtja e traditave dhe pasurive kulturore, çka është thelbësore në ruajtjen e identitetit të një populli./UrbanusBlog
Policia ka arrestuar tre të dyshuarit kryesorë si autorë të ...
Prej vitesh familja që shihni në foto ushqehet nga një dyqan...
Magazina e një 60- vjeçari në qytetin e Lezhës është hedhur ...
Dy fëmijë kanë humbur dy ditë më parë në Tiranë, konkretisht...
Ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ...
Policia e Barletës arrestoi 27 vjecarin Medion Halilaga me a...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 2 ish-...
Karabinierët e Brindizit në bazë të një informacioni parapra...
Megjithëse është në burg prej disa kohësh, lajmet për Ermal ...
Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan R...
“Kurrë nuk do të bëj muzikë për dasma”, kështu është shprehu...
Nëse mendoni se një qese çaji me ujë të ngrohtë do t’ju bëjë...
Inspektorati Shtetëror i Punës në Maqedoni ka dënuar 84 komp...
Policia ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë dy shtetas,...
Atentati te “Komuna e Parisit” i ndodhur katër ditë më parë,...
Kompozitori dhe këngëtari i njohur Flor Mumajesi është padys...
Emergjencat Civile kanë dhënë informacion mbi situatën e zja...
Pak ditë më parë dy artistët e njohur shqiptarë, Mira Konçi ...
Situata në Shqipëri për shkak të rënies së zjarreve është kt...
Policia ka arrestuar në Kapshticë, 58-vjeçarin, Dhimitër Kul...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...