web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aktori 91-vjeçar vjen me një libër/ Gazetari apel për mbështetje

8 Gusht 2017, 15:39, Aktualitet CNA

Gazetari dhe Drejtori aktual i televizionit publik RTSH Korçë, Muharrem Meko, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh të gjithë vlerësimin e tij për aktorin e mirënjohur, Koço Qëndro.

Duke shkruar se ai është një nga pionerët e teatrit ?A.Z. Çajupi?, edhe pse është larguar nga skena, Koço vazhdon që të lërë gjurmë me botimet e tij.

Së fundmi, aktori i njohur ka bërë gati edhe monografinë e një aktori të shquar korçar, por ka një problem: nuk i mjaftojnë paratë për ta botuar.

Në shkrim, Meko shkruan se të gjithë duhet të bëjmë të pamundurën që të sigurohet shuma modeste që i nevojitet.

Postimi i plotë:

?Disi i “paket ” ne trup, por nga me te medhenjte e skenes se teatrit dhe estrades se Korces, e natyrisht edhe prej me te spikaturve te skenes shqiptare…udheton permes vitit te ‘ 91-te, te jetes se tij !

Te sygjestionon me kujtesen, te le me gojehapur e te mrekullon, per nga energjite dhe erudicioni qe shpalos ne bisede e siper ; spikasin mbi te gjitha tek ai, madheshtia e shpirtit dhe thellsia e mendimit. aq te fresketa…

…edhe pse 91 vjeç !

I lindur ne Delvinen e tij te dashur, e nisi udhen e jetes si partizan edhe pse vetem 16 vjeç, por fale talentit e deshires per te intepretuar, shpejt do te inkuadrohej ne “Teatrin Partizan” e me pas, ne rrethana krejt rastesore, do te gjendej ne Korce; qyteti ku krijoj familjen e tij te shtrenjte, por edhe nga ku do te mernin jete, endrat e tij per t’u bere aktor !

Madje si nje nga pioneret e pare te Tetarit “A.Z. Çajupi – teater nga me prestigjiozet e shqiperise !

Rol pas roli, nen kujdesin e maestrove te rregjizures shqiptare, Sokrat Miho, Piro Mani, Dhimiter Orgocka , etj, etj, fale asaj pune titanike ne kerkim te persosmerise se aktirimi, ai do te bente te mundur, deri edhe realizimin e nje roli si ai i Harpagonit, tek “Koprac ” te dramaturgut te shquar francez, Molier !

Personazhi i perboteshem, si meshirim i kopracerise dhe lakmise njerezore, do te realizohej prej Koço Qendros, ne ate shkalle persosmerie, sa qe tashme per te gjithe artedashesit shqiptare, ai do te kujtohet perjetesisht,si “Harpagoni Shqiptar “…

Çmime, deshmi e medalje pafund, por mbi te gjithe ai kujton pjesmarjen me trupen e tetarit “A.Z.Çajupi ” ne Stamboll…ku ne rolin e Harpagonit, do te mahniste skenen turke e madje do vleresohej prej jurise se atjeshme, me çmimin me te larte te festivalit .

Mosha e ka larguar prej skenes, por detyrimi per t’ua lene brezave gjithecka qe ai perjetoj e krijoj, pergjate afro nje shekulli jete, sidomos ne fushen e artit dramatik dhe atij te humorit, ka bere qe te mos rreshte per asnje cast, se hedhuri ne botime te posacme mbi historikun e Teatrit “A.Z.Çajupi”, kujtime e deri monografi per bashkepunetore e shoket e tij,te skenes .

Me dhuroj nga nje kopje, te pese librave qe ka botuar deri me sot; ka bere gati edhe monografine e nje aktori te shquar korcar, sic ka qene pioneri i ketij teatri, Dhimiter Trajce…por siç me tha – s,ka lek, per ta futur ne botim !

– Ka qene nje aktor i jashtezakoneshem – thote ai per Trajcen…prandaj edhe s’ i duhet lene, hareses !

I premtova se do te bej te pamunduren, qe te sigurojme sasine modeste, qe i nevojitet… qofte edhe sikur me pagen time !

Jete te gjate Harpagonit shqiptar!?, shkruan Meko.

PS: Shuma e nevojshme për botimin e këtij libri, i cili është shkruar nga Koço Qëndro në nderim të aktorit Dhimitër Trajçe, do të financohet e plotë nga kompania Emi Media Group, e cila ka në pronësi dhe publikon agjensinë e lajmeve CityNews.al.





Lajmet e fundit nga