web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

280 mijë vetë peticion kundër saj/ Brigitte Macron nuk do të bëhet Zonja e Parë e Francës

8 Gusht 2017, 20:10, Aktualitet CNA

Brigitte Macron, gruaja e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, nuk do të jetë zyrtarisht Zonja e Parë e Francës. Rreth 280,000 qytetarë firmosën një peticion gjatë këtyre dy javëve për të bllokuar Brigitte Macron të marrë rrogën e këtij pozicioni. Tashmë duket se qeveria aktuale ka nxjerrë justifikime për të mos i dhënë pozicionin e Zonjës së Parë, gruas së presidentit, shkruan ?The Telegraf?.

Qytetarët francezë nuk dëshirojnë që të përdoren taksat e tyre për të paguar Zonjën e Parë të vendit të tyre.

Më vonë vetë Brigitte ka thënë se nuk dëshiron që të paguhet nga taksat e qytetarëve, por qëllimi kryesor i saj është të luajë një rol të rëndësishëm dhe veprues në shoqëri./CityNews





Lajmet e fundit nga