web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Turp që jam bashkëkombasi juaj' tenori i njohur tregon: Pse braktisa Shqipërinë

5 Gusht 2017, 08:37, Aktualitet CNA

Pas komenteve të shumta negative që mbërritën në adresën e tij, tenori i njohur shqiptar Agim Hushi ka sqaruar arsyet se përse ka vendosur që të largohet nga Shqipëria.

Ai shkruan se e dho shumë atdheun e tij, por nuk pajtohet me me drejtuesit e shtetit të cilët i konsideron “rracë maskarenjsh”.

Gjithashtu ai tregon se ka mbetur i shtangur nga mënyra se si është lexuar statusi i një dite më parë ku shkruante se për shkak të mënyrës së qeverisjes nga politikanët i vinte turp që është shqiptar.

Postimi i plotë në Facebook:
Te dashur Miq!
Vertet ngela i shtangur me kete shperthim online dhe menyren se si po lexohet nje zhgenjim njerzor, qytetar dhe te nje personi qe Shqiperine dhe familjen i ka gjerat me te shenjta te tij. Jam mesuar gjith jeten te jem pre e cmirzinjeve dhe njerezve te parealizuar por sme ka ndodhur kurre qe nje mesazh i qarte qytetar te lexohet me koke poshte dhe ku njerez qe as e kam iden se egzistojne dhe me te cilet sjam pare kurre ne kete jete te futen ne profilin tim dhe me nje gjuhe viktimash te deshperuar shfryjne pezmin e tyre personal, pa llogjike, te verber jo per fajin tim natyrisht!

Une atdheun tim e dua dhe do ta dua sa te jete jeta, mbi te gjitha me vepra; perfshi dhe kete postim! Une atdheun smund ta lidh me nje klase politike qe me ka zhgenjyer cdo dite timen!

Dhe teksa gjej dashurine dhe respektin njerzor ne nje vend te huaj ska se si mos te me vij turp qe i kam bashkekombas kete race maskarenjsh qe kemi mbi krye. Cka ketu tragjike ne kete qendrim? Ju uroj nje fund jave te bukur dhe te lumtur me familjet tuaja!

Statusi i një dite më parë

Se fundmi rikthimi ne qytetin tim, atje ku filloi karriera ime; ne Sydney Opera! Ndihem kaq i lumtur dhe krenar per kete rikthim dinjitoz si qytetar australian!

Pas nje viti qesharak me se fundmi erdha dhe une tek termat serioze te realitetit te nje atdheu te deshtuar, qe eshte kapur per fyti dhe po jep shpirt ne duart e nje kaste kriminele, ku vlere kan vetem hajdutet, maskarenjt, injorantet, baballaret tane te kombit me hundet zbardhur nga kokaina !

Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj! Me dhemb qe ai popull i mire ka marre pothuaj lehtesine e nje kopeje delesh per tu cuar buze gremines dhe kujtesa historike i eshte kthyer ne nje histeri politike te skajshme dhe pa asgje qe te kujton qytetrimin te cilit i perkasim!

Duke lene pas sukseset e medha te nje sheshi qesharak me maje dhe ujra qe rrjedhin si perrenj paiqike te semure dhe tregun e ri po ju prezantoj pamje te botes se lire ku emrin e kryetarit te bashkise se nje qyteti 5 milionesh se din askush dhe ku kryetari i shtetit mbane pergjegjesi edhe per menyne e pensionisteve! Te nje shteti qe po pergatitet te dergoje se shpejti 4 banoret e pare te perjetshem tokesore ne Mars!

Lamtumire Shqiperi!! Faleminderit Australia ime!!!/CityNews

 





Lajmet e fundit nga