web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndodh çudia, çifti ndahet ditën e martesës/ Reagimi i dasmorëve është i paparë

5 Gusht 2017, 07:19, Aktualitet CNA

Ndodh edhe çudia.

Një çift në rajonin e Prizrenit i kanë dhënë fund fejesës së tyre ditën e dasmës. E  teksa të gjithë dasmorët prisnin që të sallë të futej dorë për dore dhe të lumtur çifti, nuk ka ndodhur kështu.

Këngëtari ka lajmëruar të gjithë dasmorët se ata janë ndarë. Sipas Albanews, ai i ka pyetur të pranishmit nëse duan të vazhdojnë apo jo, por përgjigja e tyre na ka çuditur të gjithëve.

Të nderuar mysafirë, çifti është ndarë, por ju a po doni me vazhdu a jo?, ka thënë këngëtari.

Pooo! Hajt se këto gjëra ndodhin, e ne po kënaqemi”, kanë thënë të ftuarit njëzëri./CityNews





Lajmet e fundit nga