Aksident rrugor në Fushë Krujë/Humb jetën 1 person, 4 të tjerë të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...
Qytetarët shqiptarë nuk do të jenë më aq të lirë për të lëvizur në zonën Shengen nëse nuk plotësojnë disa kritere e rregulla të reja të vendosura së fundi.
Bëhet fjalë për katër kushte kryesore të përcaktuara në një urdhër apo plan masash që ka firmosur së fundi drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hakli Çako.
Pas kërkesave të përsëritura të Francës dhe Gjermanisë, shteti shqiptar ka vendosur masa strikte në kufi për qytetarët që dalin jashtë shtetit në drejtim të zonës Shengen.
Masat do të zbatohen nga efektivat e policisë kufitare shqiptare në pikat e daljes nga vendi, si në Aeroportin e Rinasit, në pikat kufitare tokësore dhe në porte.
Qytetarët, të cilët nuk plotësojnë katër kriteret e vendosura, nuk do të lejohen të udhëtojnë dhe do të kthehen pas nga vetë policia kufitare shqiptare. Masat e reja strikte janë vendosur pas kërkesës së Francës dhe Gjermanisë, por edhe shqetësimit të shteteve të tjera të zonës Shengen në lidhje me fluksin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria gjatë viteve të fundit.
Urdhri i kryepolicit Haki Çako përmban në fakt 14 pika, por katër kushtet që ju kthejnë pas nëse nuk i plotë- soni, janë vendosur në pikën e parë. Pjesa tjetër e urdhrit kërkon që policia kufitare të tregojë më tepër kujdes e të verifikojë me imtësi dokumentet e udhëtarit dhe identitetin e tij në mënyrë që ta kthejë pas nëse ka shkelje të rregullave të zonës Shengen në të kaluarën e tij.
KATËR KRITERET
Urdhri që ashpërson kriteret dhe masat në kufi është firmosur më datën 1 gusht 2017 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe mban nr. 805, me numër protokolli 5792.
Mësohet se urdhri në fjalë është lëshuar pas ultimatumeve të zyrtarëve të qeverisë franceze ndaj qeverisë shqiptare, por edhe pas mesazheve e shqetësimeve që ambasadorja e Francës i përcolli direkt Drejtorit të Policisë së Shtetit gjatë takimeve me të në muajin korrik.
Kështu, sipas urdhrit të Drejtorit të Policisë, çdo shqiptar që kalon kufirin duhet t?i tregojë policit shqiptar adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë. Kriteri i dytë është ftesa që pritësit në vendin e destinacionit ku kërkohet që kjo ftesë të përmbajë kontaktet e pritësit.
Kriteri i tretë është bileta apo rezervimi i biletës për kthim në Shqipëri në momentin e paraqitjes apo të nisjes për të dalë jashtë shtetit. Pika e fundit në katër kriteret e vendosura është ajo e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit. Kjo pikë ndonëse e papërcaktuar në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sipas një dokumenti zyrtar të ministrisë së Jashtme ka një vlerë konkrete.
?Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli?, thuhet nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë, mësohet se në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit, qytetarit mund t?i kërkohet të ketë me vete shuma deri në 100 euro për çdo ditë qëndrimi në zonën Shengen.
KATËR KRITERET E REJA
Adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë;
Ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit);
Biletë rezervimi për kthimin;
Mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit.
50 euro/ditë qëndrimi në rastet e paraqitjes së rezervimit të hotelit.
100 euro/ditë në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit në kufi/Panorama
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite e ngrohte dhe plot diell kjo...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 5 gush...
Të jesh karizmatik nuk është gjithmonë një aftësi e lindur. ...
Të shpenzosh disa miliona për një palë këpucë mund ta konsid...
Moda është e paparashikueshme, por pavarësisht kësaj janë di...
Kur vjen puna tek moda, ne shpesh bëjmë një kërkim në instag...
Në këto ditë të nxehta vere, kur temperaturat shënojnë mbi 4...
Një ishull me sasi të mëdha mbeturinash është zbuluar së fun...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zhdukur. Prej...
Disa municione kanë shpërthyer në një ish-Repart Ushtarak me...
Duke vlerësuar se fenomeni i azilkërkimit të shtetasve shqip...
Dy trafikantë droge, të cilët tentuan të transportonin drogë...
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka reaguar ash...
Një 23-vjeçar shqiptar është kthyer në një shqetësim për pol...
Doganierët francezë në kufirin franco-belg kontrolluan makin...
Shetasi me iniciale Xh.D. ka bërë një denoncim në polici pak...
Një qytetar nga Podujeva është shpallur në kërkim nga Polic...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në rrjetet soci...
BBC ka njoftuar së fundmi se temperaturat në Ballkan do të ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...