web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Facebook na surprizon sërish/ Zbulon fillimin dhe fundin e lidhjes

4 Gusht 2017, 21:50, Kuriozitete CNA

Me siguri ju prisni çdo ditë për princin tuaj të kaltër pa ditur se kur ai do t?ju trokasë në derë.

Një grup shkencëtarësh kanë arritur ta bëjnë më të lehtë këtë për ju.

Duke mbledhur një grup të dhënash nga rrjetet tuaja sociale ata mund të parashikojnë se kur ju do të filloni një lidhje dashurore më mirë se sa mund ta parashikojë një psikolog.

Facebook analizon lidhjet e çifteve të tjerë

Jo të gjithë përdoruesit e Facebook e ndryshojnë statusin e tyre të lidhjes në Facebook. Por kjo nuk do të thotë që Facebook nuk e di se çfarë i lidh ata. Skuadra e mbledhjes së të dhënave studion sjelljet e atyre çifteve të cilët e kanë ndryshuar statusin e tyre nga beqar në një ludhje dhe më pas gjejnë ngjashmëritë me çiftet e tjera.

Nëse Facebook supozon se ju dhe dikush tjetër jeni miq shumë të mirë apo në një lidhje atëherë:

Ju do të shikoni më shumë lajme apo postime nga ky person në feed-in tuaj. Postimet  e këtij personi do t?ju dalin të parat

Faqja do t?ju ftojë që ju të organizoni një festë ditëlindjeje për këtë person.

Në disa raste faqja do t?ju kujtojë me anë të postimeve të ndryshme se çfarë ju bashkon ju dhe dikë tjetër dhe do t?ju ftojë të rishpërndani postime të mëparshme në profilin tuaj.

Facebook lexon se çfarë shkruajnë personat në një lidhje

Mesatarisht 100 ditë para se të ndryshojnë statusin e tyre në një mardhënie, përdoruesit kanë tendencë të shpërndajnë në rrjetin social postime më pozitive.

Facebook mund të gjejë moshën e partnerit tuaj

Sa më i madh në moshë të jetë pëerdoruesi, aq më të ulëta janë shkancet që parteri tyre i ardhshëm të jetë i së njëjtës moshë. Për përdoruesit në të 20-at diferenca me partnerin varjon një deri në dy vite, ndërsa për përdoruesit në të 50-at diferenca e moshës me partnerin e tyre është mesatarisht 5-6 vite.

Facebook di se në cilin muaj ju do të takoheni me njerëz të rinj

Çdo vit në muajin gusht përdoruesit e Facebook shtojnë miq të rinj, të cilët kryesisht jetojnë në vende të tjera. Kjo sepse gushti është muaji ku shumica e njerëzve shkojnë për pushime në vende të ndryshme e për rrjedhojë bëjnë miq të rinj të cilët më pas i shtojnë në rrjetin social.

Facebook e di se kur ju jeni në dashuri

Nëse, supozojmë se ju jeni 23 vjeç dhe keni vendosur të ndryshoni statusin në ?në një mardhënie?, dhe e mbani këtë status së bashku me partnerin tuaj për më shumë se 3 muaj, shancet janë që ju do të qëndroni në një lidhje me këtë person për 4 vite ose më shumë, është i lartë.

Facebook e di se ne cilët muaj çiftet debatojnë më shpesh

Shumë prej çifteve në Facebook ndahen ndërmjet majit dhe korrikut si dhe në shkurt.

Kjo lidhet me teorinë se çiftet debatojnë më shumë për planet rreth ditës së Shën Valentinit, festës së Vitit të Ri, apo sepse duan të kalojnë pushimet e verës pa një tjetër debat.

Facebook parashikon sjelljet para,pas dhe gjatë ndarjes

Mesatarisht rreth një javë para se lidhja të marrë fund, përdoruesit fillojnë të komunikojnë më shumë me miq dhe familjarë. Ditën e ndarjes, komunikimi me të afërmit rritet me 225 % kjo për shkak sepse njërëzit fillojnë të kërkojnë mbështetje nga familjarët dhe miqtë e tyre.

Facebook ndikon në jetëgjatësinë tuaj

Njerezit të cilët përdorin Facebook për të komunikuar me të dashurit e tyre jetojnë më gjatë se sa ata të cilët e limitojnë veten e tyre me komunikimin live.

Kjo për shak se Facebook ju mundëson që ju të jeni në kontakt me njerëzit dhe kur nuk keni mundësi ti takoni ata duke u ndjerë kështu pjesë e përditshmërisë së tyre./CityNews





Lajmet e fundit nga