web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenar si nëpër filma/ Si u arrestuan nga policia “të fortët” e Don Boskos

2 Gusht 2017, 08:16, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës është përplasur me armë në rrugën e Don Boskos gjatë operacionit anti-drogë.

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 3 persona për trafikim droge, shtetasi Blendi Peca, 27 vjeç, Ardit Murati, 24 vjeç dhe Shehat Murati, 50 vjeç. Të tre personat ishin banues në Tiranë dhe zhvillonin aktivitetin e tyre të drogës në rrugën Don Bosko në Tiranë.

Ndërsa policia ka zbardhur detajet e arrestimit gjatë operacionit.

Gjatë operacionit policia ka bërë shenjën e ndalimit të automjetit që drejtohej nga Blendi Peca, por që ai nuk i është bindur urdhërit  të ndalimit. Për ta paralajmëruar policia ka qëlluar me armë në ajër. Pas rezistencës së të dyshuarit është qëlluar përsëri me armë në drejtim të gomave të automjetit. Shtetasi Blendi Peca ndërkohë që po drejtonte mjetin tip ?Citroen? ka mbetur i plagosur pas përplasjes me policinë, por që u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Tashmë priten veprimet e mëtejshme ligjore për 3 të arrestuarit./CityNews





Lajmet e fundit nga