"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Emergjencat Civile kanë dhënë informacion për situatën e zjarreve në vend.
Sipas tyre, gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm janë shënuar 15 vatra zjarri në disa nga rrethet më të rëndësishme në vend. Emergjencat Civile lajmërojnë të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe për çdo rast rreziku të raportojnë në numrat 112, 129 dhe 128. Ndërsa specialistët e Emergjencave Civile po përpiqen të mbajnë nën monitorim të gjitha vatrat e zjarrit të krijuara.
Qarku Shkodër
Në fshatin Reç, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me forca zjarrfikëse. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar për ndihmë në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues.
Forcat zjarrfikëse e kanë patur të pamundur për të shuar vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të thyer, ndërsa zjarri i favorizuar nga era ka marrë përmasa dhe ka rrezikuar disa banesa të fshatit. Një helikopter ka kryer disa opracione ajrore duke shuar vatrat më problematike të zjarrit. Pas largimit të tij, Forcat zjarrfikëse kanë punuar për të shuar zjarrin por për shkak të erës dhe terrenit zjarri ka patur riaktivizim dhe ka rrezikuar të përhapej drejt banesave të fshatit. Forca të ushtrisë kanë punuar së bashku me forcat zjarrfikëse deri në orët e vona të natës, duke izoluar vatrat e zjarrit.
Në fshatin Grudë-Fushë, Njësia Administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore të ndryshme. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.6 ha sipërfaqe me pemë frutore të ndryshme.
Qarku Tiranë
Në fshatit Ibë, Njësia Administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr sipërfaqen pyjore. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë ka dërguar 2 automjete zjarrfikëse dhe 10 forca zjarrfikëse, të cilat nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Forcat zjarrfikëse kanë punuar deri në orët e vona të natës dhe kanë izoluar zjarrin.
Në Malin e Dajtit ka rënë zjarr tek Shkalla e Tujanit. Punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Tiranë kanë punuar me punonjës me mjete rrethanore për të shuar zjarrin por nga era dhe terreni malor zjarri ka marrë përmasa dhe ka rrezikuar Teleferikun, Repartin e Gardës, Antenat, etj.
Për këtë arsye këto forca kanë kërkuar ndihmë nga Shërbimi vendor i MZSH Tiranë, i cili dërgoi në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues. Forcat në terren janë ndihmuar edhe nga 60 forca të Repartit të Gardës, por ato e kanë patur të pamundur për të lokalizuar zjarrin.
Në vendngjarje mbërritën 15 forca të ushtrisë dhe 1 helikopter duke kryer disa operacione duke izoluar shumë vatra zjarri në Malin e Dajtit. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë për të izoluar vatrat e zjarrit në Malin e Dajtit ka dërguar edhe 4 automjete zjarrfikëse me 40 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar me forcat e tjera gjatë gjithë natës, por errësira, era dhe terreni malor, kanë krijuar vështirësi për punën e forcave dhe vatrat e zjarrit janë sërish problem.
Qarku Vlorë
Në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogarasë, bashkia Himarë, janë kryer operacione nga ajri të dy helikopterëve, për të shuar zjarrin e rënë në vendin e quajtur Maja e Qorres. Shërbimi vendor i MZSH ka punuar dhe ka bërë të mundur që rreth mesditës të izolojë vatrat e zjarrit.
Në fshatin Dukat pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë ka rënë zjarr në terren shumë të thyer malor, mbi aksin rrugor nacional Vlorë-Llogara-Himarë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me 30 forca zjarrfikëse.
Nga Pashalimani është dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues zjarrfikës. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shërbimit pyjor dhe Zonave të Mbrojtura Vlorë. Automjetet zjarrfikëse dhe forcat në terren e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë në vatrën e zjarrit për shkak të terrenit dhe errësirës.
Ato kanë qëndruar në aksin rrugor kombëtar dhe kanë shuar flakët që po tentonin të kalonin aksin rrugor dhe të përhapeshin në krahun tjetër të tij në zonën pyjore ku ndodhej një lokal. Forcat dhe mjetet kanë punuar gjatë gjithë natës duke izoluar zjarrin në disa vatra por ai mbetet ende problematik. Një helikopter i kompanisë VIVA po kryen aktualisht operacione për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Qarku Korçë
Në fshatin Udenisht, Njësia Administrative Udenisht, bashkia Pogradec, ka rënë zjarr në masivin pyjor me pemë bredhi dhe pishe të Zonave të Mbrojtura. Shërbimi vendor i MZSH Pogradec ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me forca zjarrfikëse dhe bashkiake , të cilat kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin, por për shkak të terrenit dhe erës këto forca nuk kanë patur mundësi të izolojnë dhe shuajnë zjarrin.
Gjatë punës së forcave ka ndodhur shpërthim i municioneve nga zjarri që ka plagosur 1 punonjës të bashkisë, i cili është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Pogradec, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Për arsyet e mësipërme forcat kanë ndërprerë punën dhe kanë kërkuar mjet ajror për të shuar zjarrin. Një helikopter i Kompanisë VIVA ka shkuar dhe ka shuar zjarrin në Kurorën e Pogradecit.
Në fshatin Vidohovë, Njësia Administrative Miras, bashkia Devoll, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, dushk dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Devoll ka dërguar në vendngjarje 1 makinë transporti me forca zjarrfikëse dhe forca të pyjores, të cilat me mjete rrethanore kanë izoluar zjarrin deri në orët e natës, pa mundur ta shuajnë zjarrin për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës. Në vendngjarje kanë qendruar disa punonjës të pyjores për të mbajtur nën ruajtje vatrat e zjarrit.
Qarku Dibër
Në fshatin Tërnovë e Madhe, Njësia Administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka rënë zjarr në 1 banesë të pabanuar. Zjarri ka rrezikuar të përhapej në drejtim të shkollës 9-vjeçare të fshatit, por është shuar nga forca vullnetare. Si pasojë e zjarrit u dogj vetëm banesa e pabanuar.
Në fshatin Kastriot, Njësia Administrative Kastriot, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë gështenje dhe dushku, si dhe kullotë, tek vendi i quajtur ?Kodra e Gështenjave?.
Shërbimi vendor i MZSH Dibër ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me forca zjarrfikëse, të cilat së bashku me forca vullnetare, kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me pemë gështenje dhe dushku, si dhe rreth 2 ha kullotë.
Në fshatin Pollozhan, Njësia Administrative Tomin, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave. Shërbimi vendor i MZSH Dibër ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me forca zjarrfikëse, të cilat kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.
Qarku Durrës
Në fshatin Lalëz, Njësia Administrative Ishëm, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra në një faqe kodre të Gjirit të Lalëzit. Shërbimi vendor i MZSH Durrës ka dërguar për ndihmë në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse me forca zjarrfikëse.
Shërbimi vendor i MZSH Shijak ka dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues. Forcat dhe mjetet zjarrfikëse të dy shërbimeve kanë punuar deri në orën 23:30 dhe kanë izoluar zjarrin por pa mundur ta shuajnë atë.
Në vendngjarje ka qendruar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues të Shërbimit vendor të MZSH Durrës për të mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit. Forcat dhe mjetet zjarrfikëse do të punojnë sot për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.
Qarku Elbasan
Në fshatin Kukuçovë, Njësia Administrative Sult, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në 2 vatra me pemë mare, dushk dhe dëllinjë.
Shërbimi vendor i MZSH Gramsh ka dërguar në vendngjarje 1 automjet transporti me forca zjarrfikëse, të cilat me mjete rrethanore kanë shuar 1 vatër zjarri, kurse vatra tjetër nuk u bë e mundur të izolohej dhe shuhej deri në orët e vona të natës për shkak të sipërfaqes së madhe dhe errësirës.
Si pasojë e zjarrit në vatrën e parë u dogj rreth 1 ha me pemë mare, dushk dhe dëllinjë, kurse në vatrën e dytë u dogj rreth 4 ha me pemë mare, dushk dhe dëllinjë.
Në fshatin Stanaj dhe në një pjesë të fshatit Seferan, Njësia Administrative Belsh, bashkia Belsh, ka rënë zjarr në shkurre dhe ullishte. Shërbimi vendor i MZSH Elbasan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me forca zjarrfikëse, të cilat kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 35 ha me shkurre dhe ullishte.
Qarku Berat
Në fshatin Mbjeshovë, Njësia Administrative Sinjë, bashkia Berat, ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Berat ka dërguar në vendngjarje 1 automjet transporti me forca zjarrfikëse dhe forca të bashkisë, të cilat kanë shuar zjarrin me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me shkurre dhe pisha./CityNews
Ish-drejtori i Burgut të Korçës, Robert Kodra, i ka shkruar ...
Gazeta e njohur britanike “The Sun” ka publikuar ditën e sot...
Neymar po largohet! Sot braziliani ishte i pranishëm në fush...
Pas ngërçit ku është futur trupa e Gjykatës së Lartë, nga e ...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar me ironi therëse situ...
Mjeku i cili u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të...
Policia e Tiranës është përplasur me armë në rrugën e Don Bo...
Nga Kastriot DervishiAsamble Hatibit, regjimi i Enver Hoxhës...
Policia e Fierit ka vënë në pranga ditën e sotme dy të arrat...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i anti-drog...
Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së so...
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Isamili, është shumë...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 2 gush...
Unioni i Prokurorëve ka ankimuar në gjykatë disa nene të pro...
Frutat e thata janë shumë të njohura për një mori arsyesh. K...
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Para...
Një 22-vjeçar ka mbetur viktimë i një sherri banal të nisur ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, iu ka uruar “mirëmëngjes...
Një aksident i rëndë automobilistik në orët e para duke hyrë...
Për shkak të krizë energjetike, kryeministri Isa Mustafa ka ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...