Çfarë do ndodhë nesër me motin/Zonat që do prekin ekstremin
Temperaturat ekstreme do të vijojnë të shoqërojnë vendin edh...
1) Nuk e di nëse ka apo jo këshilltarë Edi Rama, pasi shtypin nuk e lexon. Edhe pse e quan Kazan. Po me garanci absolute u referohet titujve. Ose emrave, atyre me të cilët ka qoka moshe. A kohësh. Nëse ka, duhet të dali dikush e t’i kujtoj se koha e fushatës ka mbaruar. Nuk ka më fushatë. Dhe se realiteti qeverisës, vota për drejtuar është e mjaftueshme për ‘të. Dhe qeverisja nuk bëhet kështu. Mblidhuni filan vend. Dhe ti (njëri apo dyri) ke punuar mire do rrish. Kurse ju të tjerët, gati 95% e një administrate vendi, ikni. Dështuam për fajin tuaj. Dështuam them unë, se Ei Rama thotë dështuat.
Pra, ua vë gishtin atyre përballë. Duke mos përfshirë aspak vetveten. Pra dështuan ata që drejtonin. Jo, ai apo ata shefa të emëruar prej tij. Ata të cilët i zgjodhën këta. Se u bë edhe pak lëmsh logjika. Por në Shqipërinë tonë të gjithë e dine. Që drejtorët, emërohen nga një lloj akordi midis partive në rrethe, dikasterit përkatës etj. Partia është zyra e kuadrit. Kështu ka qënë me të gjithë. Si me PS-në me PD-në e LSI-në. Dhe të tjerë pjesëtare të koalicioneve qeverisëse. Kështu që, i bie që, dështimi i drejtorëve të radhës, në qeverisjen e Edi Ramës, nuk është dështim vetëm i tyre. Por i gjithë asaj karabinaje që drejtohet nga Edi Rama. Dhe fillon që nga marrëveshja midis PS-së dhe LSI-së në Shkodrën e demokratëve. Dhe që u vertetua me ndarjen. Dhe akuzat e ndërsjella. Me shoun që dhanë strategët, si kreministri ashtu edhe presidenti në fushatën e fundit. Eshtë njësoj si të përgatisësh një armatë, të shkosh në luftë. Dhe pasi t’i vrasësh, nga që aq ishin aftësitë e tua, boll keq i pate përgatitur. Tani u thua, ju dështuat, fajin e keni ju. Prandaj ikni o të vrarë. Eshtë absurdideti i rdhës që i shkon kaq shumë për shtat një kanakari si Edi Rama.
2) Unë e kam të lehtë t’u them, o njerëz, o socialistë administratash, mire ua bën. Por nuk e them kurrë. As nuk e çoj nëpër mend. Unë e njoh atë botë shqiptare. Kur post fushata është një pështirosje e ekzistencës së njëriut karshi njeriut. Aq sa edhe miku ideal, i idealeve për ty, kthehet në një mister për shkak të marrëveshjeve me kulisa mes shefave, bordeve të fushatës, bordeve të shushunjave që e kanë mendjen tek tenderat, bordeve të të fortëve që e kanë mendjen tek zonat e influences në qeverisje. Dhe ata që rrinë rreth shefit me mendjen e qartë që, sa janë aty, ato katër a pesë vite, t’ia rrjepin edhe pikën e fundit fondit të shërbimeve. Atyre shërbimeve seksere për përqindjet, ku nis edhe lufta fisnore, futja në gjak, apo vetmia shekullore me funde të amëshura në ca apartemente larg nga provinca. Larg nga kryeqyteti… aq sa sot ka plot shefa nga administratat shqiptare, që sot jetojnë deri në Amerikë, me përqindjet e pisllëqeve publike në Shqipëri. Ka me shumicë. Qeverisën, ropën, ikën. Madje me nder. Me dekorata presidenciale. Janë dekoruar pse kanë vjedhur. Janë burra të lartë. I keni me shumicë. Madje të shesin mend duke t’u treguar si të aftë edhe në botën e kapitalit. Ku për dukje bëjnë sikur punojnë. Dhe jetojnë në shtëpi të mëdha. Edhe pse me të ardhurat që marrin nuk mbulojnë dot as taksën e mirëmbajtjes, jo më kredinë bankare për tarifën mujore të shtëpisë. Por janë ato, pelivanllëqet nga koha në administratë. El doradoja e intelektualit shqiptar.
Eshtë e dhimshme vëllezër të pushuar me pushkatim. I tillë është sistemi që kemi ndërtuar. E tillë është demokracia jonë.
Në demokracinë e botës pushohet me pushkatim eprori. Në Shqipërinë tone ndodh e kundërta.
3) Nuk e di se çfarë justifikimi mund t’u japin shefat, forumet e partive, këtyre të pushkaturve. Ndofta janë ditët më të bezdisura,më acaruese për ta. Pasi janë zënë gafil, nga këto metoda erdoganiste të reformatorit revolucionar, shefit të tyre. Ditë me dyer që hapen e përplasen, tesera që u hidhen surratit. Ndonjë shqyerje këmishe. Kërcënime me marrje peng fëmijën. Vajzën. Apo nxjerrjen e ndonjë horrlliku. Apo edhe tjetrin me shkuarjen nga Berisha. A LSI-ja… edhe pse kanë ideale. Madje ua kujtojnë idealet si diploma meritash dhe profesioni. Kohë mishmash. Kohë absurde…
E kam shkruar edhe vite më pare. Kur se si një mësues e nxorrën në pension para kohe, pasi nuk u duhej më. Me merita e nxorrën, me dekorata. I dhanë në një tufë me trëndafila. Kishte veshur një kostum gabi, një kollare gabi, një këmishë gabi, një pale këpucë gabi. Rrinte më këmbë, i kostumuar e hekurosur i tëri. Një triumfator që kishte mundur Berishën. Por që aleanca e re, fitorja e tij, i duhej ta pensiononte para kohe. Atë vend, vendin e drejtorit që ia kishte lejuar qeverisja e mëparshme, për ironi ajo e Berishës, ia kërkoi si sacrifice aleance e re. LSI-ja …, një nuse e re, krejt fringo në arsim. Madje sapo e kishte filluar. Dhe në provime nuk shkonte vet, por here burri, here vjerra, here vjerri. Ajo ishte fitorja, koalicioni. E ardhmja e vendit me plot padrejtësi të nëpunësit të administratës civile shqiptare.
Aq sa kur i thashë, miku im, urime për meritat, dekoratat e demokracisë. Ma ktheu, nuk është demokraci, por shkërdhatokraci e sojit shqiptar.
Në fund të fundit, kjo është përfundja e votës me shumicë, një përftim sa triumf aq dhe absurd. Shkurt t’ja fusësh vetes.
Ndaj e kam thënë dhe e përsëris se, demokracia me statndarte perëndimore. Tek ne do zëri fill, kur opozitari i pare si për socialistin a demokratin në qeverisje…, të jetë socialisti për socialistin dhe demokrati për demokratin. Ndryshe seanca me këto pushime pushkatime nuk do mbarojnë kurrë./Nga Ilir Levonja
Temperaturat ekstreme do të vijojnë të shoqërojnë vendin edh...
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila është nga rrad...
Ne shpesh përpiqemi të shmangim vizitat te mjeku për dhimbje...
Nëse jeni në kërkim të një pune, ka më shumë shanse që ta gj...
Gushti është muaji më i nxehtë këtë vit dhe këtë e tregojnë ...
Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëg...
Gjatë muajit Gusht CT skaneri ofrohet vetëm 8 mijë lekë në...
Qyteza e kazal Del Principes afër Napolit konsiderohet si nj...
Tragjedi të shumta janë shënuar këtë verë në bregdetin shqip...
Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj ka udhët...
Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Ko...
Karabinierët e Brindizit mbështetur në të dhëna operative ko...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Një...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike...
Policia e Durrësit ka goditur ditën e sotme një grup krimina...
Një vaksinë universiale kundër kancerit është në horizont pa...
Të paktën shtatë vrasës nga Shqipëria kanë hyrë në Britaninë...
Zëvendës presidenti i Amerikës, Mike Pence ka marrë pjesë në...
Një tjetër drejtoreshë e rëndësishme ka dhënë dorëheqjen nga...
Në një intervistë ekskluzive bashkëshortja e biznesmenit të ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...