web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunon nënën dhe vëllain e tij/ Arrestohet korçari, emri

2 Gusht 2017, 12:20, Aktualitet CNA

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases L.Z, 52 vjeçe, si edhe ka goditur me sende të forta vëllain e tij (nga nëna) shtetasin P.S, 15 vjeç. Vëllai i tij 15-vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ka marrë mjekimet e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasi Elton Zyberi u arrestua në flagrancë nga Policia e Korçës, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale  ?Dhuna në familje?./CityNews





Lajmet e fundit nga