web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmet i fuqishëm shumë pranë Shqipërisë/Lëkundet ishulli turistik

30 Korrik 2017, 19:49, Aktualitet CNA

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur ishullin turistik Kos në Greqi, mbrëmjen e sotme. Lajmi është raportuar nga mediat e shtetit fqinj, sipas të cilave tërmeti ra rreth orës 20:51 dhe ishte me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare mes ishullit Kos dhe Bodrumit në Turqi.

Disa minuta më vonë, rreth orës 20:59 një tërmet i dytë më i lehtë me magnitudë 3.2 goditi sërish ishullin. Tërmetet u ndjenë në ishullin grek dhe në bregdetin turk. Fatmirësisht, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Disa ditë më parë, një termët i fortë goditi pikërisht ishullin Kos në Greqi dhe Bodrumin në Turqi duke shkaktuar dy të vdekur dhe rreth 100 të plagosur./CityNews





Lajmet e fundit nga