web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrojnë kambistin me 18 mijë euro të fallsifikuara

30 Korrik 2017, 18:26, Aktualitet CNA

Dy meshkuj, me  moshë tek rreth të tridhjetat ja kanë dalë t?ia hedhin sy më sy dhe pa u kuptuar fare, një shtetasi me inicialet A.D, i cili ka një pikë këmbimi valutor në rrugën ?Sami Frashëri?, në kryeqytet. Dhe jo natën por operacioni i futjes ka ndodhur në mesditë.

Sipas konfirmimit të policies, dy poseduesit e eurove falso janë paraqitur në dyqanin e këmbimit valutor të shtetasit A.D. dhe kanë këmbyer një shumë të konsiderueshme valute në euro, që dyshohen se janë të falsikuara.

Pasi kanë këmbyer shumën e madhe të eurove, ata kanë ikur qetë qetë, por kur më pas e ka kuptuar hilenë pronari i pikës së këmbimit, i shokuar ka bërë denoncimin në Polici, duke treguar se dy shtetasit, për të cilët ka dhënë edhe detaje të tipareve, me aq sa mbante mend, kanë këmbyer euro me prerje 500-she, 239 copë (ne total 119 500 euro) dhe prerje 200-she 90 copë (ne total 18 000 euro).





Lajmet e fundit nga