web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/Kush janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu

30 Korrik 2017, 16:35, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga arratisja e dy të burgosurve shqiptarë nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës.

Policia e burgjeve ka informuar për mediat se dy të burgosurit shqiptarë janë arratisur nga zona e ?ajrimit? duke kapërcyer murin rrethues. Menjëherë mediat italianë publikuan fotot e dy të arratisurve me shpresën se qytetarët do t?i denoncojnë nëse i gjejnë.

Sipas policisë së burgjeve arratisja e tyre është sinjalizuar menjëherë nga sistemi i alarmit.

Policia ka nisur kërkimet në të gjithë territorin italian dhe me ndihmën e një helikopteri.





Lajmet e fundit nga