Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Saranda mbetet destinacioni më i preferuar i turistëve të huaj për shkak të pozicionit të saj gjeografik, përballë një prej adresave më të njohura të turizmit botëror, siç është Korfuzi. Vetë qyteti ka një raport shumë më të fortë me detin, duke e prekur atë në gjithë gjerësinë e tij, shumë herë më tepër se qytetet e tjera bregdetare. Përsëri këtë vit ka një vërshim të turistëve polakë, hungarezë, ukrainas, por dhe italianë.
Për shumë shqiptarë që e mbajnë mend Sarandën e bukur me ndërtesa tre katëshe të bardha, (përfshi dhe unë) me pamje të gjitha nga deti dhe shumë herë më i vogël se sot, natyrisht e para gjë që i vjen ndërmend të thotë, është se qyteti është shkatërruar. Unë po ashtu, kur krahasoj fotot e mia në atë qytet, tridhjetë vjet më parë, më duket po ashtu.
Por, për të qenë realist, ne duhet të vendosim një raport më të drejtë mes nevojës për turizëm dhe nevojës për zhvillim të qytetit, duke lënë mënjanë histerizmat e turmave denigruese.
Problemi i Sarandës është, se është zhvilluar keq, është dendësuar përtej standardeve dhe po vazhdon të zhvillohet pa ndonjë ide të qartë.
Projekti i parë urbanistik i pas vitit 1992, ishte ndoshta më i miri. Ai parashikonte zhvillimin e zonës nga Hotel ?Butrinti? deri tek ?Kanali i Çukës? (Lumi i Bistricës) me parcela prej 1500 metra katror, me vila deri tre kate me distancë dhe hapësirë për të parë të gjitha nga deti.
Për këtë dhe u ndanë shumica e trojeve duke ua dhënë banorëve të qytetit të pastrehë dhe ish pronarëve që shteti u kishte prishur shtëpitë në Sarandë, në përpjekje për të rritur qytetin.
Por fuqia e tyre ekonomike ishte e dobët dhe deri në vitin 1996, thuajse nuk ndërtoi askush. Nga ana tjetër dhe vetë legjitimiteti i atyre letrave që u ishin shpërndarë, ishte i dobët, pasi ofrohej paketë, bashkë me lejen dhe ndërtimin për t?u bërë pronë e jotja.
Në vitin 1997, filloi vala e parë e ndërtimeve pa leje. Mes rrëmujave dhe trazirave në qytet, pati nga ata që mendonin të zaptonin detin dhe bregdetin, dhe të nisnin ndonjë ndërtim pa leje, kryesisht në qendër të qytetit dhe zonën afër Hotel ?Butrintit?.
Trojet e ndara nga Këshilli i Rrethit në vitin 1992 me hapësirë të madhe, ishin një joshje për pushtetarët e rinj, të cilët ua vunë syrin dhe i pjestuan ato nga 1500 metra katror çdo parcelë në 800 metra katror çdo parcelë, dhe dyfishuan listën e atyre që u ofruan troje, natyrisht në një formë korruptive.
Përsëri fuqia ndërtuese ishte e vogël. U bënë disa hotele të vegjël në faqe te malit dhe ndonjë pallat i ri.
Në vitin 2003 filloi studimi i ri urbanistik për zonën që parashikonte ndërtime deri katër kate, në parcelat tashmë të zvogëluara. Studimi pati peripecitë e veta dhe nuk arriti të bëhet kurrë plan urbanistk, por mbeti në nivel rekomandimi. Pas vitit 2005, ai u bllokua dhe filloi dhënia e lejeve me studime të pjeshme, me troje tashmë të ripërgjysmuara sërisht nga 800 metra në 400 metra. Kjo e shoqëruar dhe me rritjen e fuqisë ekonomike bëri të shpërthente një bum ndërtimesh, të ngjeshura me njëra tjetrën dhe me problem pa fund sa i përket legjitimitetit të pronës. Si qershi mbi tortë ju shtua më 2007, me ndihmën e familjes në pushtet, dhe një supervendim i kthimit pronave për një trashëgimtarë të Familjes Delvina, të cilit iu kthye gjithë zona në fjalë edhe pse aty ishte ndërtuar, duke rritur shkallën e konfliktit mes atyre që po ndërtonin dhe pronarëve të rinj.
Kjo problematikë vazhdon të mbartet dhe sot.
Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet në vitin 2013, Saranda u kthye në një problem të ri. Shpresat se Rama do të vendoste një lloj autoriteti urban në qytet u shuan, për shkak se ai ia delegoi pushtetin në Sarandë Koço Kokëdhimës, i cili ishte në konflikt me ish kryetarin e Bashkisë dhe filloi të ndërtojë një Sarandë tjetër në kokën e tij. Sherret brenda socialistëve e lanë Sarandën sërisht jashtë vemendjes së rilindjes urbane, me përjashtime të vogla të disa ?buzkuqeve? në qendër të qytetit që e kanë shëmtuar më shumë.
Por a ka shpresë Saranda?
Saranda është qytet që më shumë përflitet, se sa është keq të shkosh aty për pushime. Është qytet i dashur, me njerëz shumë civilë, ke afër spitalin dhe shërbime të tjera ndhmëse, ke një jetë nate shumë më të organizuar dhe një axhendë kulturore të gatshme me Butrintin, kalatë rrotull Sarandës, xhamitë e vjetra dhe moderne, si dhe kishat dhe manastiret e zonës së Delvinës, por dhe Gjirokastrën nëse nuk përton. Nëse je i huaj, dhe ndihesh ?në fund të botës? ke afër Korfuzin që të kujton se je fqinjë 20 minuta larg me BE. Ka po ashtu disa investime të mira shqiptare që kanë rritur shumë standardin e pushimeve në qytet.
Por natyrisht ai ka nevojë për ndërhyrje urgjente urbane për t?u shpëtuar përfundimisht.
Së pari pjesa e zhvilluar si turistike, nga Hotel ?Butrinti? tek ?Kanali i Çukës?, ka nevojë urgjente të urbanizohet me rrugë, duke vazhduar rrugën 4, dhe 5 të qytetit edhe në atë krah, me qëllim që të bëhet pjesë organike e qytetit. Ajo pjesë ka ende shumë hapësira dhe përshkrimi nga rrugët do çlirojë trafikun e rrugës vetme që ka buzë detit, duke dhënë shanse të kthehet në një shetitore dhe rrugë njëkalimshe për makina.
Një pedonale buzë detit, duke mbushur vende-vende dhe bregdetin shkëmbor duke zgjatur pedonalen ekzistuese, do ta bënte atë qytetin më të dashur për këmbësorët që ende thyejnë rekordin, duke mbushur shetitoren deri më 12.00 në mesnatë.
Ngjyrat e qytetit duhen unifikuar ndoshta drejt së bardhës së Mesdheut për t?i hequr shëmtimin fasadave të shformuara dhe duhet diktuar gjelbërimi i qytetit nga ndërtuesit.
Uji i Bistricës që derdhet kot në det në fund të qytetit, mund të kthehet në një pasuri nëse përdoret për t?i rikthyer qytetit gjelbërimin i cili do të heqë Sarandës, pamjen prej ?Kandahari? që ka prej betonit.
Dhe më tej natyrisht duhet mbajtur gjithçka nën kontroll.
Hotelet po krijojnë standard të ri për qytetin, dhe po zgjasin periudhën e sezonit turistik, çka do ishte shpëtim për qytetin. Agjensitë lindore që pronotojnë dhomat po e zgjasin kohën në 120 ditë.
Saranda ka një të ardhme të sigurtë nga turistët e huaj dhe ajo do të ketë nevojë të rritet ende.
Janë blerë dhjetra qindra apartamente nga shtetas të huaj, danezë, suedezë, gjermanë, italianë rusë, ukrainas, serbë dhe hungarezë, çka është dëshmi se të huajt besojnë më shumë se ne tek qyteti.
Askush nuk duhet të trembet nga vazhdimi i ndërtimeve në Sarandë, pas përfundimit të një plani rregullues që është në punë e sipër.
Nevoja po ashtu për përfundmin e Rrugës së Kardhiqit dhe Unazës së Fierit do të bënte që për dy orë e gjysëm udhëtim të ishe nga Tirana në Sarandë.
Por Saranda ka nevojë të ndërhyhet për të shpërthyer qytetin e ngulfatur mes një rruge buzë detit dhe barbarisë së ndërtimeve, sipër saj, për t?u dukur qytet normal. Gjebërimi, lyerja e tij, një pedonale e zgjatur deri tek Lumi i Bistricës dhe vazhdimi i rrugëve tejpërshkruese të qytetit, do ti kthejen Sarandës, shijen e një qyteti që po zhvillohet dhe që do t?ia dalq të mbetet Mbretëresha e turizmit shqiptar./tema
Një kryetar bashkie, gruaja e tij dhe 10 persona të tjerë ja...
Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë për atentatin që t...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i është përgjigjur në d...
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur ishullin turistik Kos në ...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri të ...
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për rritjen e sig...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e ...
Sot pasdite ndodhi një aksident i madh në autostradën Kërçov...
Dy persona, meshkuj, kanë arritur që sy për sy, t’ia hedhin ...
Temperaturat e nxehta, të cilat janë rikthyer sërish në mbar...
Reforma territoriale nuk është pjesë e marrëveshjes Rama-Bas...
Një ditë më parë kirurgu nga Shkodra u dhunua nga bashkëshor...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka qenë i pra...
Dy meshkuj, me moshë tek rreth të tridhjetat ja kanë dalë t...
Në fshatin Cërrnicë të Komunës së Gjilanit, Policia e Kosovë...
Përmes një deklarate, policia ka thënë se një 34 vjeçari që ...
Policia kundër terrorizmit në Australi ka ndaluar në kohë nj...
Shkrimtarja shqiptare Anilda Ibrahimi me banim në Itali u nd...
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike e Kosovës, bën thirr...
Presidenti rus Vladimir Putin ka blerë një vilë të re në Mar...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...