SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Kur dëgjuam topat e kurorëzimit të Presidentit të gjithë duhet të kenë patur një ndjesi të mirë sepse ky është rit i vendeve demokratike. Por, sapo mbaruan gjëmimet e topave, momenti që kaloi të duket si ?bukuria që vret? e Migjenit, mbasi gjërat që të vinë në mendje tregojnë se ne kemi vetëm ritet demokratike ndërsa sistemin jo. Madje, përsa i përket riteve, në disa aspekte ne i tejkalojmë edhe vendet më demokratike. Kështu, edhe ne, njelloj si ata, bëjmë zgjedhje njëherë në 4 vjet për Qeverinë dhe Bashkitë, por, ne dukemi më pluralistë sepse në Kuvend dhe në këshillat bashkiakë kemi më shumë parti. Edhe ne e zgjedhim Presidentin njëherë në 5 vjet dhe e kurorëzojmë me gjëmime topash siç bën edhe Amerika, por ne nuk lodhemi me fushatë apo konkurim për zgjedhjen e tij. Edhe Kryetarët e partive zgjidhen njëherë në 4 vjet, dhe fiks në datën e caktuar, por ne nuk lodhemi me kandidatë alternativë dhe fushatë brenda partisë mbasi na vjen më mirë që kryetar i ri të zgjidhet gjithmonë kryetari i vjetër, përveç ndonjë rasti kur qëllon që të vjetrit japin dorëheqje të parevokushme apo marrin ndonjë post si ai i Presidentit.
Pas këtyre riteve, në dukje demokratike, ne jetojmë një realitet ku secili e ndjen veten në një agoni që mund të zgjasë pambarim. Shumica nuk ka një punë apo të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe nuk e di nëse do të ketë ndonjeherë një ditë të mirë për ta. Ca të tjerë kanë punë dhe të ardhura të mjaftueshme por nuk e dinë nëse do të vazhdojnë t?i kenë ato. Ka edhe disa që kanë shumë para por përsëri nuk ndjehen mirë sepse po të mos sillen mirë me Kryeministrin dhe qeveritarët e tij pasuria mund t?ju shkrihet fare. Dhe më e keqja është se të gjithë e shohim dhe e ndjejmë këtë agoni dhe pak përpiqemi për të dalë prej saj.
Agonia do të zgjasë derisa ne të bëjmë zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Si zgjedhjet shtetërore ashtu edhe ato partiake i kemi shndërruar në një rutinë ku rezultati është i paracaktuar nga fuqia blerëse e partisë, pazaret politike apo kontrolli që kryetari ka mbi strukturat e partisë. Humbësit e zgjedhjeve ankohen por rezultatin e pranojnë, sepse kanë pjesë në njollosje. Partnerët ndërkombëtare mburren me ?një hap para? dhe fillojnë biznesin e zgjedhjeve që vinë.
Agonia do të zgjase derisa ne të bëjmë zgjedhje dhe jo vetëm të votojmë. Para 4 vitesh Rama u zgjodh për premtimet e bujshme dhe këtë vit mori shumë më tepër vota, ndonëse nuk bëri asnjë nga çudirat e premtuara dhe askush nuk i kërkoi llogari. Ai u bë timonier i vetëm kur duhej përzënë, mbasi rriti çmimet e energjisë, burgosi dhe la në errësirë qytetarët e varfër, rriti tatimet dhe taksat si edhe shumfishoi gjobat e bizneseve, kanabizoi vendin, rriti krimin dhe korrupsionin qeveritar, varfëroi vendin dhe i mban qytetarët nën presionin si në një gjysëm diktaturë. Pra, Rama i ka gjunjëzuar qytetarët për t?ju marrë votat, mbasi siç thotë Kissinger-i “… për të kontrolluar njerëzit kontrollo bukën e gojës?. Votat ju shtuan edhe dy bashkë-keq-qeverisësve të tjerë, Meta dhe Idrizi.
E njëjta gjë ose edhe më keq ndodh edhe në zgjedhjet që bëjnë gupet më elitare siç janë deputetët e Kuvendit apo forumet e partive politike. Presidenti i sapokurorëzuar na tha se ishte zgjedhur me mendje dhe jo me zemër, por ama me 99% të votave kur marrëdhëniet e tij me Ramën ishin në ditët më të këqia. Dhe kurorëzimi ju bë me topa por ne e dimë se ai po shkon në Presidencë si ajo gruaja që shkon tek burri me ?fishekun në pajë?, me të cilin mund ta vrasin një ditë dhe nuk ka të drejtë të kërkojë shpagim. Ndërsa anëtarët e PD, e bojkotojnë kryetarin e tyre në zgjedhjet shtetërore dhe e supervotojnë atë në zgjedhjet partiake.
Agonia do të zgjasë derisa udhëheqësit politikë të konsiderohen si njerëz të zakonshëm që për momentin kanë marrë mbi vete disa përgjegjësi publike, të japin llogari për ushtrimin e përgjegjësive dhe të mos duartrokiten kur bëjnë gallatë para qytetarëve. Ne nuk kemi as mekanizma ligjorë dhe as moral që t?i detyrojnë të zgjedhurit të japin llogari para votuesve. E thënë ndryshe politikanët nuk kanë frikë nga qytetarët, mbasi këta të fundit nuk i ndëshkojnë për premtimet e pambajtuara. Kjo ndodh sepse ne partinë e vemë para familjes dhe atdheut. Përveç kësaj, një peshë të madhe ka vota e blerë apo e dhënë nën presion, e cila ju mbyll gojën votuesve, mitizon politikanët sharlatanë dhe vesin e shndërron në virtyt. Kësaj pjese i shtohet një grup fanatikësh politikë të tipit ?ne nuk duam asgjë, vetëm ju mos u zini?, i cili nuk lejon që udhëheqësit të kritikohen apo edhe të këshillohen.
Agonia do të zgjasë derisa dorëheqja të konsiderohet si akti minimal i marrjes së përgjegjësisë nga udhëheqësit. Sot dorëheqja perceptohet si vetëvrasje dhe ndodh rrallë. Dorëheqjet e Kryeministrit, ministrave dhe politikanëve nuk njihen edhe pse bëjnë gafa dhe skandale çdo ditë. Madje Rama edhe kur i shkarkoi 4 ministra tha se ?? as nuk nuk janë dorëhequr dhe as nuk janë shkarkuar?. Ndërsa në parti dorëheqjet edhe kur jepen janë të parevokushme në formën e një autokritike si ato të fletë-rrufeve të dikurshme dhe si mburojë përdoret statuti, i cili qëllimisht nuk i detyron por as nuk i ndalon që të japin dorëheqje.
Agonia do të vazhdojë derisa në drejtimin e vendit dhe në administratën publike të vendosen njerëzit e aftë dhe me eksperiencë. Disa ?fatlumë? bëhen deputetë akoma pa mbaruar shkollën apo sapo janë diplomuar. Disa të tjerë po plaken deputetë pa patur një diplomë të vërtetë universitarë. Por, ne jemi i vetmi vend, i ashtuquajtur demokratik, që kemi edhe deputetë me të shkuar kriminale. Kështu na del që pak deputetë janë zgjedhur për vlera personale dhe kontribute politike, ndërsa shumica e blen mandatin për të filluar karrierën personale, bërë para ose fituar imunitet. Ashtu siç është Kuvendi, më pas bëhet Qeveria. Ministrat e Ramës ishin dhe do të jenë ose pa arsimin dhe ekspereincën e nevojshme ose me eksperiencën e vjedhjeve dhe abuzimit. Përjashtim nuk mund të bëjë as administrata. Specialistët me diploma dhe doktorata, edhe nga universitetet Amerikane dhe Europiane, i kanë drejtorët pa shkollë, me diploma false ose me të shkuar kriminale, të cilët keqpërdorin postin për para dhe vota.
Agonia do të vazhdojë derisa shoqëria civile të civilizohet. Ne kemi shumë organizata jo-qeveritare por zëri i tyre nuk ndjehet dhe roli i tyre nuk shihet. Tani një pjesë e konsiderueshme e tyre janë rekrutuar dhe i shërbejnë Qeverisë. Të gjithë i kujtojmë kioskat që Rama hapi në emër të një listë të gjatë organizatash jo-qeveritare për të marrë firmat e qytetarëve pro vetting-ut. Ka akoma një pjesë civile të besueshme që janë akademikët, por këta duhet të guxojnë dhe angazhohen më shumë që ligji dhe morali të qeverisin vendin.
Agonia do të vazhdojë derisa të zgjedhim dhe ndjekim modelin më të mirë. Ne kemi partnerë ShBA-në dhe Europën, por partneritetin me ta e përdorim për tu mburrur dhe jo për të zbatuar modelin e tyre politik, ekonomik dhe social. Partnerët tanë e përdorin dorëheqjen dhe rrotacionin politik si mekanizëm zhvillimi dhe udhëheqësit e tyre kanë mandate të kufizuara apo dorëhiqen edhe për çështje vizioni, siç bënë Kryeministrat Cameron në Britaninë e Madhe dhe Renzi në Itali, ndërsa ne preferojmë udhëheqësit e përjetshëm. Ne mendojmë se do të ndodhë gjëma nëse udhëheqësi do të japë dorëheqjen kur Amerika 327 milionshe vetëm përparon edhe pse presidenti më i suskseshëm i saj mund të qeverisë vetëm 8 vjet.
Agonia duhet ndaluar dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve. Më shumë kontribut pritet nga ata kanë dhe që dinë, mbasi Napoleoni thotë se: ? Bota vuan shumë jo për shkak të dhunës së njerëzve të këqinj por për shkak të heshtjes së njerëzve të mire. Ndërsa Dante në ?Ferrin? e tij thotë se: ?Vendet më të errëta në ferr do të ruhen për ata që heshtin kur vendi është në momente të vështira?.
“Njerëz” është rubrika e re që nis sot në Tirana Today, me r...
Kryeministri i vendit, duket se është larguar nga bregdetet ...
Tendosja para gjumit është provuar që ndihmon shumë në qetës...
Për shekuj me radhë, dy fjalë të shkurtra kanë nxitur hetimi...
“Ndonjëherë ka pasur dhe pak tension mes nesh, por dua ta di...
Dashi është i ashpër Intensiteti i një njeriu me këtë shenj...
njerëz më shumë janë të gjallë këtë vit, se sa vitin që kalo...
Sot do të keni luhatje të humorit për shkak të disa grindjev...
Parashikohet dt. 26 – 27 korrik 2017 të karakterizohen nga k...
Zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, ka fo...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar përmes një ironie të r...
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj, ka zb...
Turqia i pëmbahet kursit të saj të ashpër ndaj Berlinit. Ga...
Avokati Altin Goxhaj ishte i pranishëm në protestën e zhvill...
Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar në lidhje me mënyrën si jan...
Marrëveshja e 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryede...
Qëllimi i gjithë jetës është vdekja?! Ta kisha kryer unë kët...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vazhduar të “ngrohë...
Fabian Topollaj, Këshilltar i djathtë në Bashkinë e Tiranës ...
Pasi më parë tre zyrtarë të lartë të FBI-së zbritën në Tira...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...