Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prej disa kohësh, në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, call-centeri i tij, çunat e tij, hedhin ide tymnaja, se gjithkush që kundërshton Lulzim Bashën, se gjithkush që kërkon që ai të japë llogari për zgjedhjet e 25 qershorit, se gjithkush që kërkon një Parti Demokratike me analizë të vërtetë është i përdorur o nga Mero Baze, o nga Filip Çakuli, dhe këtë e thotë Luli, e thotë lart e poshtë, e thotë kudo vetë, e thonë dhe çunat e tij.
Por, ndoshta ka ardhur koha, që opinioni publik të ketë një sqarim dhe të dijë disa të vërteta të mëdha.
E në qoftë se ka një njeri në Shqipëri, që ka investuar për Lulzim Bashën ky është Mero Baze. Një njeri që ka qenë shumë i afërt me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, i ndarë prej saj për punët e tij, problemet e tij, parimore apo personale, për ne kjo pak ka rëndësi.
Por, ama për 20 vite ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Partisë Demokratike.
Më tej, ka pasur një betejë me Sali Berishën, betejë për të cilën është i lumtur, siç e ka deklaruar shpesh në editoriale që e ka fituar në 2013 me largimin e qeverisë së Partisë Demokratike.
Në fakt, Mero Baze nuk është armiku i demokratëve, ai është kundërshtari i tyre. Mero Baze njihet si një mbështetës i Edi Ramës, kryeministrit të vendit, i një koalicioni të majtë dhe sot mban një qëndrim sistematik pro kryeministrit të vendit.
Nga ana tjetër qëndron Filip Çakuli, ish-kryeredaktor i ?Rilindjes Demokratike?, ish-kandidat për deputet i kësaj partie, një nga njerëzit me shumë peshë në mediat shqiptare, njeriu që për shumë vite drejton emisionin më të fortë investigativ ?Fiks Fare?. Atje ku Sali Berisha deklaronte se ishte emisioni i vetëm opozitar, dikur kur Partia Demokratike nuk kishte ardhur ende në pushtet.
Më pas, Fiksi vazhdoi emisionin e tij, vazhdon edhe sot. Filipi është një njeri që në qëndrimet e tij publike është më shumë se kurrë pro qeverisë, pro Edi Ramës. Ka qenë një kundërshtar i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me Sali Berishën. Edhe ky ka qëndrimet e tij.
Unë hyj tek ata persona, që me Meron nuk kam pasur kurrë miqësi, kam pasur një afrimitet, një njohje në distancë, por kjo s?ka rëndësi. Mero nuk ka qenë kurrë miku im sic ka qenë miku i Lulit.
Ndryshe është me Filipin. Filipi ka qenë një nga miqtë e mi më të ngushtë. Kemi pasur njohje dhe marrëdhënie shumë të afërta, dhe familjare, për shumë e shumë vite. Por, si shumë miqësi, jo të gjitha përfundojnë deri sa ka frymë njeriu. Për shumë qëndrime të miat personale, por edhe mendime të tij, disa gjëra, që s?ka pse të jenë publike, na kanë ndarë dhe na mbajnë shumë larg njëri-tjetrit.
Në fakt, çunat e Lulit dhe vetë Luli janë nga ata që duhet të dinë diçka, por këtë duhet të jetë ky i fundit që tua thotë.
Lulzim Basha është një nga miqtë e ngushtë të Filip Çakulit, por nuk e di sa mik e ka Mero Bazen.
Lulzim Basha është një nga njerëzit që komunikon, mesa di unë, të paktën gjatë kohës që kam pasur unë informacion, se Lulzim Basha është një njeri që Fiksin dhe vetë Filipin e vlerëson dhe adhuron, e ndërsa ushtarët e tij i urdhëron që të gjejnë armiqtë e klasës në media dhe të gjithë t?i quajnë, ata që e kundërshtojnë kryesisht kuptohet, ushtarët e Mero Bazes, të Filip Çakulit.
Pse? Sepse kanë një mendim kundër Lulzim Bashës, kanë një mendim kundër ushtarëve të tij, të cilët Luli i ka mësuar të thonë ?sulmoni këdo që njeh Mero apo Filipi, sulmoni këdo, sepse ata janë armiqtë e mi?.
Në fakt, ka një të vërtetë tjetër edhe më të madhe. Në rast se Mero Baze dhe Filip Çakuli janë, siç pretendojnë çunat e Lulit, mbështetësit e Edi Ramës dhe ediramistë të vërtetë, Edi Rama ka një marrëveshje me Lulzim Bashën, një marrëvejshe që e çoi Partinë Demokratike në një katastrofë politike në zgjedhjet e 25 qershorit.
Dhe po ka një marrëveshje me Edi Ramën, me një rregull të thjeshtë treshi, miqësia e Lulzim Bashës me Mero Bazen e Filip Çakulin pas marrëveshjes me Ramën duhet të jetë shumë herë më e madhe, se sa ajo që pretendohet, se Mero Baze apo Filip Çakuli kanë me të tjerë, sepse garanti i kësaj marrëveshjeje është Edi Rama, garanti i kësaj marrëveshjeje është vetë Lulzim Basha dhe miqtë e të dyja palëve janë vetë ata. As Mero e as Filipi nuk e sulmojnë Lulin
Nuk është as CityNews, as ndonjë media tjetër, apo çdo person, të cilin ushtarët e call-center duan ta quajnë si mikun apo spiunin e Meros dhe Filipit, mediat dhe njerëzit kanë mendimin e tyre të lirë.
I pëlqen apo jo Lulit, i pëlqen apo jo mercenarëve të kunatit, i pëlqen apo jo Edi Ramës, i pëlqen apo jo Mero Bazes, i pëlqen apo jo Filip Çakulit, çdo njeri ka mendimin e tij të lirë. Mercenarët kanë punën e tyre. Miqësitë janë personale jo politike. Pazari politik është problemi.
Luli ka vetëm një fakt, ai është ende në marrëveshje me Edi Ramën, dhe për sa kohë tenton nëpërmjet mashtruesve të tij të sulmojë mediat, duke thënë se janë vegla të dikujt, apo atij që dëshiron Luli për t?i goditur sadopak, kjo nuk ka më asnjë vlerë, sepse të gjithë kanë vetëm një përgjigje:
Sot, qeveria ka një ortak, ortaku i saj në qeveri është Lulzim Basha. Lulzim Basha vazhdon të jetë në pushtet, ka plot 6 ministra dhe 1 zëvendëskryeministër dhe pret që në shtator të ndajë thelën e pushtetit me Edi Ramën.
E në rast se ka një njeri që është pjesë e qeverisë, e korrupsionit të qeverisë, e ndyrësillëqeve që ka bërë Edi Rama në këtë vend, ai quhet Lulzim Basha, i cili po përpiqet të bëjë gjithçka, po e shkatërron dhe po e përçan Partinë Demokratike vetëm që t?i mbajë karrigen. Eshtë një buburrec, sepse nuk ka as kurajon që të bëhet një burrë i vërtetë për të bërë një analizë në Partinë Demokratike, sepse ai e di shumë mirë, ai është i bindur, përgjegjësi i katastrofës dhe humbjes së Partisë Demokratike është Lulzim Basha dhe vetëm Lulzim Basha, askush tjetër, është ai, qëllimet e tij politike, qëndrimet e tij dhe lista e tij personale, të tjerat nuk kanë asnjë vlerë.
Marrëvjeshja ende e pazbardhur, pazaret Rama-Basha janë katastrofa politike e Partisë Demokratike.
Nuk ka rëndësi kush është Filipi, kush është Mero dhe kush është Edi Rama dhe çfarë bëjnë të tjerët, rëndësi ka vetëm një fakt, Edi Rama po ndan pushtetin me Lulzim Bashën. Dhe më shumë miq se kushdo Filipin dhe Meron i ka vetë Lulzimi i vyshkur keqazi me 25 qershor.
Ky koment apo sqarim publik nuk besoj se vlen per Lulin, kunatin, krushqinë, familjen, mercenarët dhe ushtarët me pagesë që po sakatojne PD për interesat e Lulit dhe Edi Ramës./Elvi Fundo-kryeredaktor Citynews.al
Dje Korça foli. Foli nëpërmjet demokratëve të saj, ata demok...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasiten e djeshme në qytetin ...
Ndërmarrjet me më shumë se 100 punonjës dhe institucionet me...
PSE ESHTE I VLEFSHEM QILI PER RAMEN, JO SI BIZNESMEN BYTHE P...
Lulzim Basha dhe Eduard Selami ishin dje njëkohësisht para d...
Droga e gjetur në territoret shqiptare ka qenë kryefjala e d...
Si një nga njerëzit e çadrës, por dhe si një njeri që e kam ...
Ndëshkimi «live» i një drejtori të rilindjes sipas motos më ...
Policia e Lezhës, në vijim të operacionit antikanabis në të ...
Kompania e celularëve Samsung synon të mbledhë 157 ton metal...
Gjykatësi i gjykatës së Durrësit, Petrit Curri do ti nënshtr...
Duke vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen...
Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e B...
Lista e kandidatëve për deputetë të Lulzim Bashës në shumë n...
Debati për identitetin e nënës së Skënderbeut i hapur jo ras...
Një nga “efektet anësore” të Rilindjes së Qeverisë Rama ësh...
Në kuadër të operacionit antikanabis në të gjithë vendin, Po...
Një makinë ka shpërthyer me eksploziv gjatë ditës së sotme n...
Kryetari i vetëngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, k...
Pas problemit të autobusëve me pushues nga Kosova, të cilët ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...