Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Lulzim Basha dhe Eduard Selami ishin dje njëkohësisht para demokratëve të njësisë 1 dhe 3 në Tiranë, ku paraqitën analizën e tyre për cfarë ka ndodhur, dhe projektet për të ardhmen. Basha u ndal në deformimin brutal të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 25 qershorit, përmes blerjes masive të votës dhe presionit shtetëror.
Basha theksoi se nga kjo, PD ka dalë më e fortë moralisht, një aset që me punë dhe bashkim do të kthehet në vlerë numerike dhe politike të padiskutueshme. Selami vuri në dukje nevojën për të bërë analizën e brendshme të shkaqeve të humbjes. Selami pohoi se është koha që cdokush në PD të ndihet i vlerësuar e të ketë mundësi të ecë përpara.
?Ju garantoj se sëbashku vijmë në pushtet shumë shpejt, aq i sigurtë jam për këtë sa kam prezantuar një nen në statut, kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme, të largohet.
Duhet të hartojmë një strategji të gjërë, serioze me debat të brendshëm, me debat me botën akademike me debat me shtresat e ndryshme. Presioni që është bërë në këto zgjedhje, dukej i butë në fillim kjo dhe për shkak të hutimit tonë, por ishte i forte gati i krahasueshëm me vitet 91. Nuk ka vend për të humbur besimin, për të humbur shpresën por ka vend për një analizë serioze dhe kjo garë kësaj do t?i shërbejë. Do të doja që kjo analizë të niste ndryshe.
Po ta kishim parë seriozisht humbjen e vitit 2013, zgjedhejt e 2015 do të ishin ndryshe. Po të kishim parë dhe analizuar seriozisht shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 2015, mund ta evitonim 2017. Por nëse e humbasim sërish dhe një rast të tillë dhe e shikojmë shkakun nga dritarja tek kundërshtari, kam frikë se gjërat mund të mos përmirësohen, prandaj hajde të shikojmë ku kemi gabuar.
Ta kthejmë forcën tonë politike ku gjithkush ndjehet i vlerësuar, dhe të ketë mundësi që në bazë të aftësive dhe kontributeve të përparoje. Fatkeqësisht nuk e bëri, PD sot është më pak demokratike se kur e mori Basha?, tha Selami.
?Kemi katër vite që përballemi jo me një kundërshtar politik por me një regjim kriminal, i cili hap pas hapi ka tjetërsuar çdo normë bazë të demokracisë, edhe për standardet ballkanike, e jo më për standardet europiane.
Nga mesi i Tiranës, tek fshatrat më të largët, mekanizmi ishte vënë në lëvizje për të tjetërsuar votën e shqiptarëve, qindra milionë euro ishin hedhur tashmë. Këtu në Tiranë siç po evidentohet hap pas hapi, objektivi ka qenë jo thjesht dhe vetëm pagesat për votuesit e tyre që s?i kanë kënaqur dot gjatë katër viteve në pushtet, për votuesit e pavendosur që i kanë detyruar me njëqind marifete, por objektivi ishte po kështu të mbanin në shtëpi numrin më të madh të mundshëm të votuesve opozitarë, me normë minimalisht 5, duke synuar 15 familje opozitare për çdo qendër votimi.
Shuma 200 mijë lekë për familjar. Partia Demokratike, është e vetmja forcë politike që i trajtoi shqiptarët me respekt dhe me dhembshuri duke iu ofruar rrugët e daljes me një plan, të vetmin plan në këtë fushatë, siç e tha edhe Bashkimi Europian, siç e e tha PPE. E vetmja forcë politike që ofroi një program ishte Partia Demokratike.
Ne kemi dalë me të vërtetë një forcë morale e pacënuar nga zgjedhjet. Përkundrazi e kemi lartësuar edhe më shumë kuotën morale, pikërisht sepse nuk u futëm në lojën e pisët të shit-blerjes së qytetarëve , e dinjitetit të tyre. Pikërisht se nuk ia shtrimë dorën krimit, që na e shtriu për të bërë pakt për të ardhur në pushtet. Forca jonë morale mund dhe do të kthehet në forcë numerike dhe politike vetëm kur të kalojë përmes bashkimit të çdo demokrati dhe përmes bashkimit tone, të çdo qytetari që ndan vlerat tona dhe shpresat tona dhe ka shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë.
Ne do të vlerësojmë kontributin e cdo demokrati, sepse që këtej e tutje, ky nuk do të jetë thjesht një rekomandim por një vendimmarrje me një anëtar një votë e anëtarësisë së Partisë Demokratike, për deputetët dhe për gjithë funksionet e tjera të zgjedhura?, tha Lulzim Basha./CityNews
Droga e gjetur në territoret shqiptare ka qenë kryefjala e d...
Si një nga njerëzit e çadrës, por dhe si një njeri që e kam ...
Ndëshkimi «live» i një drejtori të rilindjes sipas motos më ...
Policia e Lezhës, në vijim të operacionit antikanabis në të ...
Kompania e celularëve Samsung synon të mbledhë 157 ton metal...
Gjykatësi i gjykatës së Durrësit, Petrit Curri do ti nënshtr...
Duke vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen...
Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e B...
Lista e kandidatëve për deputetë të Lulzim Bashës në shumë n...
Debati për identitetin e nënës së Skënderbeut i hapur jo ras...
Një nga “efektet anësore” të Rilindjes së Qeverisë Rama ësh...
Në kuadër të operacionit antikanabis në të gjithë vendin, Po...
Një makinë ka shpërthyer me eksploziv gjatë ditës së sotme n...
Kryetari i vetëngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, k...
Pas problemit të autobusëve me pushues nga Kosova, të cilët ...
Dëgjesën e radhës me qytetarët e Tiranës për hartimin e prog...
Policia e Elbasanit ka prangosur ditën e sotme një 46-vjeçar...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Vlorës, ku zhvi...
Një 17-vjeçare është vrarë në mënyrë të tmerrshme nga babai ...
Kryeministri Edi Rama është zhvendosur sot në qytetin e Vlor...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...