web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetët humbës dhe pa adresë të Lulzim Bashës

19 Korrik 2017, 11:52, Aktualitet CNA

Lista e kandidatëve për deputetë të Lulzim Bashës në shumë nga qarqet e Shqipërisë ishte më shumë renditja e disa individëve, shumica të panjohur, diku nga një shit-blerje apo klientelë korruptive mandatesh e lidhur fort me familjarë të Lulzim Bashës, diku disa qoka e diku tjetër disa inate, diku disa vlerësime të tepruara për besnikë dhe servilë të pavlerë.

Ajo që bie më shumë në sy, tani dhe pas zgjedhjeve, është lista e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Korçës. Është ndoshta i vetmi qark në Shqipëri që asnjë prej deputetëve të zgjedhur nuk jetojnë në Korçë. Nuk kanë asnjë lidhje me Kroçën, përkundrazi prej shumë e shumë kohësh janë të shkëputur prej saj.

Fillojmë nga e para, Valentina Duka. Zonja Duka edhe gjatë zgjedhjeve nuk kishte një shtëpi ku të jetonte në Korçë. Ajo ndenji në një hotel privat. Dhe tani, që kur është zgjedhur deputete nuk është shfaqur më në Korçë. Ndoshta nuk e di as selinë e Partisë Demokratike ku ndodhet. Ajo bëri fushatë e vetmuar, ka marrë mandatin e deputetit dhe tashmë të gjithë janë të bindur, është apo jo deputete në Korçë, ajo është një e zgjedhur pa adresë, që nuk i duhet askujt.

I dyti në listë, Ervin Salianji, i ikur prej shumë vitesh nga Korça, jeton në Tiranë, me shtëpinë dhe familjen e tij. Ka një shtëpi trashëgimi nga i ati, ndoshta në një fshatë të thellë të Korçës, që dhe ajo nuk i bën punë. Nuk ka as zyrë, asnjë lidhje me komunitetin, nuk është nga Korça, është i larguar në Tiranë.

I treti është Hekuran Hoxhalli, deputeti i Devollit. Edhe ky nga një fshat i thellë i asaj zone, i ikur në Tiranë prej më shumë se 10 vitesh, jeton atje ka shtëpinë, familjen dhe gjithçka. Nuk ka asnjë lidhje më me Devollin, thjesht ecejaket dhe vajtjet apo ardhjet e tij për çështjet e punës apo për interesat që e lidhin fort me klientelizmin dhe korrupsionin në Bashkinë e Devollit.

Në fund, i katërti në listë është Klevis Balliu, djali i botuesit të ?Gazetës 55? Fahri Balliu, me origjinë nga zona e Mokrës, por nuk ka asnjë lidhje me Pogradecin. Klevis Balliu është lindur dhe rritur në Tiranë dhe Pogradecin e shikon rrallë, ndonjëherë për turizëm, tani e pa si kandidat dhe si deputet i zgjedhur.

Pra, Korça ka një specifikë. Të 4 deputetët e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës jetojnë në Tiranë, asnjë s?ka lidhje me Korçën.

Ky është një problem që dha dhe një efekt të caktuar elektoral. Efekti është i tillë, sipas shifrave zyrtare, PS ka 64 mijë vota, LSI rreht 20 mijë vota, PD bashkë me aletatët ka rreth 42 mijë vota, PDIU ka rreth 3 mijë vota.

Në këtë total votash, koalicioni i qeverisë 2013-2017 ka afërsisht 50 mijë vota më shumë se sa koalicioni i PD. Pra, demokratët në koalicion më një listë të tyren nuk mundën të siguronin dot më shumë se 42 mijë vota, për shkak edhe të këtij fakti, se banorët e Qarkut të Korçës, të qytetit të Korçës, qytetit të Bilishtit, të komunave, të qytetit të Pogradecit, kolonjarët e kështu me radhë, panë se Partia Demokratike dhe aleatët e saj në koalicion paraqitën një listë që nuk kishte asnjë lidhje me korçarët, me korçarë të ikur e të braktisur nga qyteti, që e kishin braktisur këtë qytet dhe tani ktheheshin e merrnin nga një votë, apo të rinj ambiciozë të pavlerë, të cilët nuk i lidhet asgjë me Korçën dhe banorët e Qarkut të Korçës.

Efekti elektoral është i thjeshtë, koalicioni i majtë i 2013 në shifra është rreth 50 mijë vota më shumë, një rezultat që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike në Korçë ende nuk kanë filluar ta analizojnë, por vazhdojnë të nxjerrin shpatat, të klithin dhe bërtasin për fitoren e madhe të 25 qershorit dhe Lulzim Bashën në krye të PD.

Fitorja e madhe është: Partia Demokratike dhe aleatët e saj ka 50 mijë vota më pak se PS, LSI dhe aleatët e saj të vitit 2013./CityNews





Lajmet e fundit nga