Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Në Hamburg të Gjermanisë fillon sot samiti i G20-ës, ku do të mblidhen liderët më të rëndësishëm në botë. Por gjendja paraqitet e rëndë.
Hamburgu këto ditë është në gjendje të jashtëzakonshme. Gjatë gjithë natës së kaluar deri sot në orët e para të mëngjesit ka pasur konflikte mes demonstruesve dhe policisë. Policia ka përdorur topa uji, sprej dhe shkopinj për të ndalur demonstruesit agresivë që të shkojnë drejt sallave të panairit ku sot fillon zyrtarisht samiti i G20-ës. Nga ana tjetër, në veçanti rreth 1000 persona të maskuar në radhët e para, ishin shumë agresivë. Ata kanë hedhur kokteje molotov, gurë dhe gjëra të tjera në drejtim të policisë.
Incidentet serioze
Policia gjermane njëfoton për të paktën shtatë nëpunës të lënduar, për djegie të makinave dhe dëme të mëdha materiale por nuk ka viktima në njerëz. Ka pasur edhe shumë demonstrues të lënduar, por numri i tyre i sakt nuk dihet ende. Policia pohon se në protestën e madhe me titull “Welcome to the hell” (Mirësevini në Ferr), kanë marrë pjesë rreth 12.000 kundërshtarë të samitit G20 dhe globalizimit. Protestat kanë vazhduar edhe sot në mëngjes, kur do të fillojë samiti i liderëve të 20 vendeve më të rëndësishme të botës. Për të siguruar këtë samit janë angazhuar sipas të dhënave zyrtare rreth 20,000 forca të sigurisë, 28 helikopterrë, 185 qenë të specializuar, 40 makina me topa uji, 3000 makina policore etjerë.
Përkundër masave të mëdha të sigurisë, organizatorët e protestave thonë se ata do të vazhdojnë me aksionet e tyre gjatë gjithë kohës, deri në përfundim të samitit, nesër në mbrëmje. Për këtë samit janë akredituar gati 5000 gazetarë nga 65 vende të ndryshme.
Takimet më të rëndësishme
Samiti mbahet në kohërat më të vështira në disa dekadat e fundit, për shkak të luftërave të shumta, krizave dhe mosmarrëveshjeve mes vendeve më të mëdha në botë. Ndaj vet kancelarja Angela Merkel, si nikoqire e takimit, ka paralajmëruar se nga ky samit nuk duhet të pritet ndonjë mrekulli apo ndonjë marrëveshje epokale.
Merkel mbrëmë është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump, në përpjekje për të tejkaluar dallimet, por pa ndonjë sukses tepër të madh. Me vëmendje të madhe pritet edhe takimi Trump-Putin, që do të jetë takimi i parë i tyre zyrtar, pas zgjedhjes së Trumpit në postin e presidentit. Kohët e fundit janë shtuar mosmarrëveshjet verbale në relacionin Moskë – Uashington. Një takim shumë interesant do të jetë edhe ai Merkel – Erdogan, për shkak të dallimeve të mëdha mes pjesëmarrësve.
Tema të shumta
Ndër temat më të trajtuara në këtë samit do të jenë gjendja në Afrikë, tendosjet në raportet me Korenë e Veriut dhe mundësia e një lufte të re atje, lufta në Siri, lufta në Ukrainë, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtarë, refugjatët, dalja e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën etjerë.
Një problem serioz për këtë samit do të jetë presidenti i pa parashikueshëm amerikan Trump, i cili ka premtuar se ta mbështetë samitin e G20-ës. Por pritet që ai të vazhdojë me qëndrimet “America first”, që do të thotë se do të kërkojë masa mbrojtëse të veçanta për vendin e tij.
Një natë para fillimit të smaiti në Hamburg është mbajtur edhe një koncert i madh, ku u paraqit edhe Shakira dhe shumë këngëtarë të tjerë të njohur nga Gjermania dhe bota./DW
Denis Shtraza, i akuzuar si bashkëpunëtor në rrëmbimin dhe v...
Një sasi e madhe droge është kapur sot në kufirin shqiptaro-...
Analisti Artur Zheji ka komentuar zhvillimet e fundit në Par...
Në Shqipëri gratë mesatarisht paguhen 6.3% më pak sesa burra...
Temperaturat ekstreme që kanë shoqëruar vendin këto ditë jan...
Përgjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ka patur 12 ...
Prej ditës së djeshme, ka nisur fushata në Partinë Demokrati...
Dy autorë kanë kërcënuar rescepsionisten e një resorti, duke...
Një trafikant nigerian u arrestua në lindje të Francës me 79...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku vajza 19 vjeçare ...
“Shqipëria mund të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohe...
Nëse ka një ngjarje në të ardhmen e afërt, që PD mund ta për...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh...
Për të parën herë në historinë e Shqipërisë, por dhe atë bot...
Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme në “Top Story” në “...
Kandidati Eduard Selami nisi fushatën me takimet në bazë, në...
Një martesë e pazakontë ka ndodhur në Indonezi. Djaloshi 16...
Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar një ndryshim dhe kli...
Juristi i njohur, Sokol Hazizaj, ka folur për betimin e Pres...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 7 korr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...