web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Martesë e pazakontë/Nuk do ta besoni çfarë ndodh!

7 Korrik 2017, 07:50, Aktualitet CNA

Një martesë e pazakontë ka ndodhur në Indonezi.  Djaloshi 16 vjeçar Selmat Riayadi dhe nusja e tij, 71 vjeçare e njohur si Rohata në fshatin Karang Endah në jug të Sumatras, Indonezi, kanë kurorëzuar së fundi martesën e tyre pavarësisht protestave të familjarëve nga të dyja palët dhe qeverisë.

Rohaya ka qenë e martuar dy herë më parë. Si traditë kurorëzimin e martesës e bën një lider i komunitetit i quajtur Kusëoyo. Kusëoyo pranoi të kurorëzonte martesën pasi çifti kishte kërcënuar se do të kryente vetvrasje nëse nuk do të celebroheshin. Ai raportoi për mediat se : ? Të dy thanë se do të vrisnin veten nëse unë nuk do t?i kurorëzoja pasi ishin të dy të dashuruar, nëse njëri prej tyre vdes, atëherë dhe tjetri do të kryente vetëvrasje.

Megjithëse të dy thoshin se ishin tërësisht të dashuruar ende nuk dihen motivet reale të martesës së tyre. Dyshimi fillestar se martesa është bërë për motive financiare është hedhur poshtë sepse të dy , si nusja dhe dhëndri dihet se janë shumë të varfër.

Megjithëse në Indonezi martesa nuk quhet ilegale ajo nuk njihet nga shteti sepse djaloshi është nën moshë.

Martesa njihet si ?nikah siri? pasi ajo është njohur dhe pranuar nga shoqeria por jo nga shteti./CityNews





Lajmet e fundit nga