118 shqiptarët që u ndaluan të hynin në Shqipëri gjallë a vdekur/ Emrat
Kuvendi Popullor i regjimit komunist pati miratuar një ligj,...
Para 350 vjetëve, kolonia holandeze Amsterdami i Ri (holandisht: Nieuw-Amsterdam) do të duhej të kapitullonte para furisë angleze. Ajo tashmë do të quhej Nju Jork (New York). Për kompensim, megjithatë, Londra u dha atyre një ishull të vogël në brigjet jugore të Paqësorit.
Ishte një ditë jo fare e parëndësishme për Nju Jorkun, por askush nuk ngjan ta ketë festuar atë tashmë 350 vite më vonë.
Peter Stuyvesant, guvernator i përgjithshëm i kolonisë së Amsterdamit të Ri, kishte plot punë atë ditë të 6 shtatorit 1664. Ai e dërgoi avokatin e tij në njërën prej fregatave britanike, që ishin ankoruar para kështjellës së holandezëve, pra pikërisht atje, ku sot ndodhet ?Battery Park?, në skajin jugor të Manhatanit. Në dorë, emisari i Stuyvesant-it mbante dokumentin e kapitullimit.
Katër fregata britanike kishin mbërritur atje qysh prej 26 gushtit, duke goditur me artileri çdo ditë e më shumë kështjellën holandeze, e duke shtrënguar ata t?ua dorëzonin atë kurorës britanike. Kështjella nuk ishte mbrojtur e pajisur siç duhet, kishte plot mangësi, e kështu që në fund u dorëzua. Nga Amsterdami i Ri, u formua tashmë Jorku i Ri apo Nju Jorku, me referencë nga toponimia angleze.
Zyrtarisht, holandezët nuk e njohën këtë vendim për një kohë të gjatë. Pati madje edhe një luftë tjetër, dhe vetëm me marrëveshjen për paqe të Bredas, në vitin 1667, u ra dakord që Nju Jorku t?i përkiste përfundimisht kurorës britanike. Por jo pa kompensim. U bënë këmbime që nga pikëpamja e sotme duken si shumë të çuditshme.
Para së gjithash, ishulli liliput Run (i njohur edhe si Pulo Run, ose Rhun) në Indonezinë e sotme, iu dha pra holandezëve. I vogël siç është, ai kishte një vlerë të stërmadhe. Ishulli i përket arkipelagut Banda, e kësisoj është pjesë e Molukëve, tej në Lindje, shumë pranë Guinesë së Re. Por Molukët, të gjithë ashtu siç ishin të vegjël, shpesh të kërcënuar edhe nga vullkanet, në atë kohë vlerësoheshin si ishujt e erëzave, që u bënë simbol i një epoke të madhe e të re historike: atë të zbulimeve të mëdha.
Gjuetia për erëzat motivoi zbuluesit e mëdhenj
?Në fillim ishin erëzat?, e nis Shtefan Cvajk (Stefan Zweig) biografinë e tij mbi Ferdinand Magelanin. Me këtë, siç pohon Cvajk, ai nuk mendon vetëm mbi Magelanin, por për këdo e çdo gjë tjetër që në atë kohë kishin zbuluar e lënë pa zbuluar duke kërkuar botën Kristofor Kolumbi, Vasco da Gama e të tjerë si puna e tyre.
Sigurisht se në atë kohë, kërkohej shumë, pikësëpari ari e gurët e çmuar, mirëpo erëzat premtonin një përfitim të madh ekonomik, nëse i merrje ato nga fundi i botës e i dërgoje për në atdheun tënd në Europë, për t?i shitur.
Një rol të rëndësishëm këtu nuk luanin aq shumë erëzat e zakonshme si piperi, kanella apo vanilja, por të tilla që më vonë do të shfaqeshin paksa më në sfond, siç ishin: karafilat dhe arrat e muskatit, dhe ato pra vinin vetëm nga ?ishujt e erëzave?. Muskati i Bandës, karafilat e Molukëve veriore rreth Ternatëve dhe Tidorëve, u bënë të famshme ndër breza.
Askush në fillim të epokës së zbulimeve të mëdha, nuk e dinte me saktësi se ku ndodheshin këta ishuj. Spanjollët i kërkonin ata nën drejtimin e kapitenit gjenovez, Kristofor Kolombi, në rrugën detare perëndimore, ku ata hasën në tokën e kontinentit amerikan dhe portugezët, përkundrazi, besonin se ishin në Lindje. Si pasojë, më në fund ato u gjendën në anën tjetër të botës, ku rastësisht ndodheshin thuajse ekzaktësisht edhe ishujt e erëzave.
Pararendësja e shoqërive aksionere
Jo pa arsye Manhatani cilësohet si kërthiza e ekonomisë botërore. Është atdheu i bursës më të famshme të letrave me vlerë në botë, në të cilën këmbehen e vlerësohen aksionet e koncerneve më të mëdha të ekonomisë botërore.
Por ku dhe kur lindën pra shoqëritë e para aksionere? Shoqëria e parë moderne aksionere në botë, e cila do të ishte e krahasueshme me ato të sotmet, ishte e ashtuquajtura Vereenigde Oostindische Compagnie, ose në shqip ?Kompania e Indive të Bashkuara? që e themeluan holandezët qysh në vitin 1602. Mallin që ata vlerësonin në bursë e përbënin ?thasët e piperit? të VOC, siç njihej ajo në atë kohë shkurtimisht, që përfshinin tregtinë me erëza që vinin nga Molukët, e jo më pak me arrat e Muskatit të ishujve Run. Me këtë mbyllet edhe historia e këmbimit mes ishullit të vogël në Lindjen e Largët dhe të famshmit ?Downtown Manhattan?, simbol i modernitetit e jetës së gjallë të kohëve që jetojmë.
Këmbimi i parashikuar në marrëveshjen e Bredas, pavarësisht se sot mund të duket një çmenduri, i nënshtrohej asokohe plotësisht logjikës ekonomike. Holandezët, në atë kohë, e kishin pushtuar për vete ishullin Run, prej kohësh tashmë, sikurse kishin bërë edhe me Manhatanin, duke e pasur kontrollin para britanikëve. Por tashmë kjo ishte zyrtare. Anglezët nuk do t?u binin më në qafë në domenin e tyre. Po kështu u sollën ata edhe me Surinamin e vogël në veri të Amerikës Jugore, të cilin holandezët ua kishin marrë më parë anglezëve e që tashmë u trashëgua me kontratë prej tyre. Por vendimtar ishte ishulli Run. Ai, në atë kohë, u vu në peshore kundrejt Manhatanit.
Kuvendi Popullor i regjimit komunist pati miratuar një ligj,...
Presidenti i ishujve Filipine, Rodrigo Duterte, i cili ndrys...
Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një deno...
Njerëzit, gjatë gjithë kohës, i ka munduar pyetja nëse ekzis...
Menjëherë pas konfirmimit të partisë së tij si forcë udhëheq...
Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në “TopStory”...
Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi...
Gazetari i njohur, Flamur Vezaj ka ironizuaar familjen e Il...
Ish-ministri i Dretësisë, Ylli Manjani, sëbashku me bashkësh...
Pak ditë më parë mesazhi publik që Edi Rama i dha Ilir Metës...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode dhe një ng...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe një nga zërat më t...
Kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politik në PD, Tomor...
Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan B...
Ridvan Bode, ish ministri i Financave në qeverinë Berisha dh...
Kryeminstri i vendit, Edi Rama po jep në këto momente në stu...
Në vijim të intervistës së tij “AbcNews”, ish ministri i Fin...
Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan B...
Ish-ministri i Financave dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm në...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...