web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Patozi jep mesazhin publik/ Basha t’i thërrasë mendjes, unë jam kandidat i vlefshëm

6 Korrik 2017, 20:02, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe një nga zërat më të rëndësishëm në këtë parti, AStrit Patozi ka folur pak minuta më parë në një lidhje telefonike në emisionin ?Të paekspozuarit?. Ai tha edhe një herë që është një kandidat i vlefshëm për garën për kryetar në PD dhe shtoi se është I gatshëm të garojë me Bashën vetëm nëse ai bën një garë të ndershme.

?Unë jam një kandidat i vlefshëm. Në çastin  që Basha do t?i thërrasë arsyes dhe do të hapë një garë të rregullt unë jam i gatshëm që të garoj me Bashën. Nëse ai nuk i thërret arsyes, atëherë duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për çdo gjë që ndodh? tha Patozi.

Gjithashtu ai foli edhe për rolin e liderit historik, Sali Berisha në këtë situatë të krijuar në PD.

?Politika është diçka publike. Berisha është shumë i shqetësuar për rezultatin katastrofik, por edhe për gjendjen aktuale të PD. Për sa kohë gjestet dhe aktet nuk i takojnë  Berishës unë nuk kam pse të drejtoj gishtin tek ai. Personi publik në PD dhe përgjegjësi i vetëm është Basha? theksoi Patozi./CityNews





Lajmet e fundit nga