Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Kurrë në historinë e rre jshme e trazovaçe të luralizmit shqiptar nuk ka ndodhur që Opozita të pësojë theqafje kaq dramatike siç i ndodhi PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo humbi 200 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e 2013. Deri një javë më parë, përjashto zezonën e vitit 1997, konsiderohej më i mynxyrshmi rezultat para të cilit vetë Sali Berisha ?epik? u përlot e dha dorëheqjen pa kthim, duke marrë me vetë zemërimin e pikëllimin e një lideri të keqkuptuar.
Edi Rama nip i shoferit hokatar të Mbretit serioz, Ahmet Zogu, po rrezikon të shndërrohet në monark, ngjarje kjo të cilën mund t?ia pengojë veç kortezia personale a ndonjë rrethanë rastësore e Republikës sonë, jo nuse, por me huqe. Kush nga gëzimi, se e djathta kësaj here u pland përdhe, e quajti katastrofë elektorale rezultatin befasues, të tjerë nga mërzia hipur mbi mullarin e këndvështrimit të tyre kuptuan se bëhet fjalë pikërisht për nënën e gjëmave, vetë katastrofën, e cila i rrëzoi të gjithë duke lënë në këmbë, pip dori, për çudi të të madhit zot Lulzim Bashën.
Ai habiti gjithkënd që i thotë bukës bukë dhe ujit ujë me qëndresën që po i bën dorëheqjes. Relativisht i ri, 43 vjeç i shkolluar mirë në Holande, vend ku tërmete kë- sisoj të fshijnë përjetësisht nga politika, Lulzim Bashës në ballë i është fryrë delli ballkanas i kapjes mbas karriges dhe pushtetit me çdo kusht. Ai duhej të dorëhiqej kokulur e me një mijë ndjesa dhe të hynte në garë i dorëhequr, në mos të strukej për disa kohë në pritje të moteve më të mira.
Pas këtij morti politik, një garë e lirë, e ndershme, me kohën e nevojshme, me një platformë konkrete ringritjeje, çliruar nga të gjitha hijet e një procesi të manipuluar do të ishte i vetmi balsam për shpirtrat e tranuar të mijëra demokratëve. Çdo formë tjetër, me gjithë staturën tepër të lartë të seriozitetit të Jemin Gjanës, i cili po bën përpjekje titanike të na mbushë mendjen për ndershmërinë e këtij rituali, të lë shije uzurpimi. Një garë kësodore do të ishte zami që do të shërbente për ngjitjen e një çarjeje të madhe që po përvijohet. PD-së nuk i nevojitet thjesht një Kryetar i ri, por një identitet i ri, për t?i mbijetuar kohës.
PD ka nevojë për reformim dhe rithemelim në një komunikim real me shtresat, grupet dhe individët e spikatur të shoqërisë, paçka se kundër kësaj ideje ka gjuajtur me patllake vetë Gent Strazimiri me autoritetin e tij të padiskutueshëm. Një gjë e tillë i është përsëritur me qindra herë Bashës gjatë katër viteve të shkuara. Basha thotë po me fjalë dhe jo me akte. Ai asnjëherë nuk i përputhi fjalët me aktet. Këto ditë mbi Kryetarin e PD-së po vërshojnë akuza të panumërta, mes tyre ka dhe shpifje e të vërteta që bujarisht prezantohen pas thyerjes së digës elektorale!
Po rrëfehen fakte e akte të padëgjuara më parë, po dëshmohen ndodhi e histori, po konstatohen premtime e zhgënjime në mes përbetimesh të personazheve, të cilat notojnë mes reales dhe surreales, ku përfshihen edhe familjarët e Bashës. Ata pikturohen si personazhe letërsie me zyra në selinë e PD-së, në mbledhjet dhe vendimet e saj dhe të atij vetë, mbase deri në kufijtë e abuzimit në mos qoftë abuzimi aq i madh sa të nxisë mosbesimin.
Basha ka qenë një aset i PD-së. Ai ka shkëlqyer në KOP-in e vitit 2005. Simpatizantë e kundërshtarë e konsideronin yllin e imazherisë së re të PD-së. Ka pasur momente shume të mira si ministër dhe kulmin e vet e arriti në vitin 2011, duke mundur Edi Ramën në Bashkinë e Tiranës. Nuk duhet harruar se gjithmonë gjendej nën ombrellën e Sali Berishës, këtij ?dinozauri? politik, i cili i lejonte vetes të bënte rolin e ?policit të keq? dhe pupilëve të tij atë të ?policit të mirë?. Konsiderohej si pasardhës dhe për vullnet të Berishës u pranua si i tillë përtej shijes që la gara me Olldashin e ndjerë. Mendohej se Basha do të ishte suksesi i fundit i Berishës në politikë, investimi i tij për të ardhmen.
Gjatë opozitës 2013-2017, ndonëse nuk pati guxim të evidentonte problemet që çuan në opozitë dhe degradim PD-në pas tetë vitesh në pushtet, gjithsesi ndërtoi një verb dhe diskurs politik simpatik pa tonalitet hakërrues. Basha pati disa momente ku ngjalli optimizëm me betejën kundër kriminalizimit të politikës, me përpunimin dhe kthesën e reformës në drejtësi, por duke e tërhequr tepër litarin me amerikanët për Vetingun, dhe sidomos me ?çadrën e lirisë?.
Me këtë të fundit ai zgjoi mbështetësit nga përgjumja për aq kohë sa u shfaq antisistem dhe antikastë. Të besosh te kauza të tilla nuk është mëkat. T?i tradhtosh ato, po. Basha është kritikuar për marrëveshjen me Ramën me të drejtë dhe pa të drejtë. Në fakt, një lëvizje kësisoj si ?çadra? kërkonte në fund një marrëveshje, se përndryshe do të binim në jakobinizëm. Bashës iu kthye në fatkeqësi enigma mbi marrëveshjen, misteri mbi të dhe mbi të gjitha menaxhimi i saj gjatë fushatës elektorale. Rama u tregua ku e ku më finok në abuzimin me natën e 18 majit, duke krijuar iluzione e përshtypje bashkëqeverisje si mënyrë dekurajimi për të djathtët.
Ndryshimi i beftë i Bashës nga politikan i kauzës së zgjedhjeve të lira e të ndershme, heqja e kostumit të individit politik antisistem tek tokja me lehtësi e qepallave me Kryeministrin që deri pak orë më parë konsiderohej e ?keqja absolute? e zhveshi Bashën nga serioziteti dhe e futi në klimë pazari. Lista që Basha u prezantoi shqiptarëve me 8 a 9 përjashtime u shfaq si armike e përfaqësimit. Prej kohësh ishin të shumtë zërat që i kërkuan një goditje të motivuar të establishmentit dhe zëvendësimin e tyre me persona më cilësorë, me kredi të larta publike. Ai s?e bëri këtë. Një aradhe gjysmë anonimësh e totalisht anonimë lulëzuan në listën e tij, as ?të vjetër? e as ?të rinj?, thjesht të çuditshëm, të minutës së fundit.
Basha hoqi disa ish-ministra dhe la disa të tjerë ishministra. Nuk u kuptua kriteri që përdori. Me gjasë hoqi ata që nuk i përshtateshin e mbajti ata që shfaqën zell të papërmbajtur servilizmi, duke përjashtuar parimin politik dhe zëvendësuar atë me simpatinë personale. Të përjashtuarit Basha i akuzoi për humbjen. Kjo është një nonsens logjik. Atëherë i bie nëse ishte i bindur që ata kanë mbështetje, nuk duhej t?i përjashtonte, por t?i përfshinte dhe ta kapitalizonte atë.
Me lehtësinë e çastit të vetëm, atij momenti kur gjendesh ballë për ballë me vendimin që të vjen një herë në dorë, ?fshiu nga faqja e dheut? personazhe që përbënin historinë politike të asaj partie, duke i dhënë formën e një ?grushti shteti? idesë së tij të përfaqësimit. Tani këtyre u kërkohet me kinse preokupim, pse ju nuk punuat për fitoren e Bashës, sikur këta të ishin copa guri dhe jo njerëz me mish e gjak, emocione dhe pritshmëri! As Kampanela në ?qytetin e diellit? s?do kishte kurajë t?ua kërkonte këtë banorëve të tij. Në fakt, askush nuk i desh afër as për osh as për balosh.
Ky grup i madh natyrisht nuk do ta humbiste rastin ?e artë? për t?i kërkuar llogari Kryetarit që nuk i doli asnjë llogari elektorale deri tani pa u shpejtuar për të gjykuar se çfarë do të sjellë shtatori. Fushata e PD-së la shumë për të dëshiruar. Kryetari Basha fshiu të gjitha simbolet tradicionale të kësaj partie, listën e personalizoi, e lidhi me emrin e tij dhe jo të partisë.
Kush mbeti ?gjallë? në të, sigurisht i është mirënjohës Bashës dhe habiten të zemëruar tek nuk ve si ndokush guxon t?i kërkojë atij dorëheqjen. Çdo ditë e qershorit të krijonte përshtypjen se shefi i demokrateve kishte një si adhurim të fshehtë për Edi Ramën. Ai harxhoi javë të vyera duke goditur LSI-në, sikur luftonte me të për vendin e dytë. Kështu i dhuroi automatikisht atributet e fituesit PS-së dhe Ramës, i cili si kurrë më parë u bë padron duke i mundur të gjithë pa dhënë hesap dhe pa premtuar pothuaj asgjë. Lulzim Bashën e çoi në këtë rezultat dëshpërues edhe mungesa e seriozitetit.
Megjithëse gjysma e popullit shqiptar është i gatshëm të bëhet deputet, dhe këtu nuk është faji i Bashës, tani të ngjan se pas çdo të murrëtyeri nga vapa, fshihet një i zhgënjyer nga Luli. Madje, folklori që asiston të tilla brenga na rrëfen se janë mbi 2500 veta, sipas të cilëve Basha u ka premtuar se do të ishin deputetët e tij dhe rreth 400 a 500 anëtarë të kabinetit kur ai do të bëhej Kryeministër. Basha është përsëri aset i PD-së me gjithë gabimet, sepse vlerat nuk zhduken menjëherë.
Por, pas këtij akti uzurpues ngjan sikur ai do të jetë aset në një PD të vogël dhe banale. Shumëkush i ka sytë te Sali Berisha, i cili ndodhet në pozitë shumë më të vështirë se në vitin 1997. Berisha i ngjan një piktori të vjetër që lëshon çibukun nga goja dhe sheh telajon që ka pikturuar vetë gjithë jetën dhe nuk di ç?të bëjë: ta hedhë në zjarr apo ta var në mur. Përtej metaforave, Berisha, i cili e ka autoritetin për t?u imponuar, demokratëve u ka një borxh, mos të bëhet alibi dhe fasadë e askujt duke ushtruar presion, gjë që di ta bëjë kur do për një garë të lirë dhe të ndershme, as më pak e as më shumë, por atë që Basha i kërkonte Ramës nga çadra. Berisha po heziton dhe ndoshta po gabon.
Të kujtojë Bejkerin në sheshin ?Skënderbej? kur tha ?Liria jep fryte?! Dilemat nëse ngjarjet dhe bëmat e qeverisë do na cysin në harresë për gjithçka po ndodh në PD dhe si Lulzim Basha po e rimerr këtë parti pa lavdi dhe pa turp janë të mëdha, por edhe nëse ndodh, thjesht kemi bërë finte, gjoja sipas parimit hipokrit të së keqes më të vogël dhe ngarkesës së të qenët i djathtë. Nëse Lulzim Basha nuk e ndal këtë turr, s?mbetet veçse për t?i bërë Marashallah, Marshallah, Marshallah./panorama
Djali i ish-pronarit të kompanisë Vefa, Artan Alimuçaj, ësht...
Nëse po bëni pushimet në plazh ose në pishinë dhe keni nevoj...
Gjykata e Apelit Tirane shpalli sot te pafajshem ish-Drejtor...
Keni gjetur stilin e duhur të syzeve por nuk dini si t’i për...
Banorët në fshatin Breg Lumë të Kukësit ndihen të rrezikuar ...
Administrata publike shumë shpejt do të përfshihet nga një r...
Mesatarisht, themeluesi i Microsoft, Bill Gates lexon rreth ...
Një pushues shkodran ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojë...
Zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija, tregon për herë të...
Të shkurtër apo të gjatë, të drejtë apo kaçurrela, me ardhje...
Policia e Vatikanit bastis festën me drogë dhe orgji në apar...
Kur njihni një person duhet vetëm 7 sekonda për të kuptuar n...
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeça...
Dhimbja e këmbëve mund të shkaktojnë flluska, kokrra ose lyt...
Takimi mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe ambasadorit...
Demokratët dolën me një rezultat katastrofik nga zgjedhjet e...
Pak minuta më parë u përhap me shpejtësi lajmi se kryeminist...
Eneo Ferko, i riu nga Fieri, që u vetëflijua pasi e la e das...
Partia Demokratike po zhytet dita-ditës drejt një qorrsokaku...
Në një kohë kur mosmarrëveshjet mes ministrave teknikë të dr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...