“Protesta paqësore dhe atdhedashëse”/ Arben Malaj: Pro investimit që përputhet me faktorët socialë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot zhvill...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot zhvill...
Demokratët dolën me një rezultat katastrofik nga zgjedhjet e 25 qershorit. Beteja udhëhiqej nga Lulzim Basha, i cili më shumë se garë me timonierin kundërshtar socialist, zhvilloi një betejë për vendin e dytë dhe për të shtrënguar fort timonin e drejtimit të PD.
Basha në zgjedhjet e fundit nxori rezultatin më katastrofik historik të demokratëve. Në shumë zona, PD është më poshtë se në vitin famëkeq 1997. Megjithëse në atë kohë PD garonte e vetme dhe nuk hynte në gjysmën e Shqipërisë, ndërsa sot kishte në koalicion rreth 30 parti, disa prej tyre me profil të majtë politik.
Rama i dha një marrëveshje në tavolinë Lulzim Bashës, duke i dhënë një shans timonierit të opozitës, që të forcohej dhe të hynte në një garë me të gjitha garancitë e nevojshme dhe ta drejtonte opozitën në një betejë, ku në përfundim gjykimi të ishte rezultati. Por, timonin e siguruar edhe me mbështetjen e Ramës, Basha në vend që ta çonte drejt, t?i qëndronte kauzave dhe parimeve, filloi ta kthente aty ku nuk kishte kthesë dhe ta mbante drejt kur i dilte një kthesë përpara.
Braktisi kauzat e demokratëve, në fushatë nuk dëgjoi askush për drogë, korrupsion, koncesione, hoqi logon dhe simbolet e PD, ndërtoi një listë kandidatësh klienteliste dhe korruptive. Pas marrëveshjes me Ramën u fol se ky i fundit kishte financuar dhe një shumë disa qindra mijëra euro për fushatën dhe imazhin e opozitës.
Të gjitha këto tregojë se Lulzim Basha nuk dinte ta mbante timonin e opozitës, ai ishte i gatshëm t?ia dorëzonte atë Edi Ramës, me apo pa kushte, thjesht dhe vetëm të ishte pjesë e klientelës së pushtetit dhe Rama t?i bënte ndonjë qokë. Jo vetëm tani me disa ministra e drejtorë, por edhe në vazhdim.
Në fushatë Edi Rama kërkonte timonin e qeverisë, Lulzim Basha donte me çdo kusht të mbante timonin e opozitës. Në panik e kthente timonin sa andej-këndej dhe vetëm i shkaktonte aksidente Partisë Demokratike, të cilat u vlerësuan të gjitha më 25 qershor nga shqiptarët. Luli pretendon se shqiptarët janë shitur dhe janë blerë a thua se janë mall pazari, ndërkohë ai vetë dhe PD gjatë fushatës nuk nxorën asnjëherë asnjë fakt dhe provë. Të vetmet akuza erdhën nga LSI dhe mediat, por dhe ato janë shumë pak për të përmbysur një diferencë, ku PS e vetme ka rreth 770 mijë vota dhe PD bashkë me aleatët ka rreth 450 mijë vota. E në rast se do të bënim llogaritë me koalicionet si në vitin 2013 diferenca shkon gati 550 mijë vota.
Timonieri i PD, i ngelur i vetëm pa asnjë mbështetje në bazë, i trembur dhe llahtarisur nga pasojat që i kishte dhënë PD, vetëngrihet për të mbajtur vulën, logon dhe simbolet që i zhduku për gati katër muaj. Njeriu që firmosi marrëveshjen me Edi Ramën dhe tradhtoi demokratët në betejë, duke e ditur se në çdo garë të drejtë dhe të ndershme ai humbte, kalon në strategjinë e sulmit dhe përçarjes së Partisë Demokratike. Atij nuk i intereson PD, demokratët, por thjesht vula e saj. Atij nuk i intereson nëse rrudhet PD në 200 apo 400 mijë vota, atij i intereson vula e PD. Luli do timonin e PD, ashtu siç donte Rama timonin e qeverisë. E ndërkohë, i pari me njëmijë e një zullume, me mbështetjen e Lulit bëhet kryeministër, ky i fundit që të mbajë timonin e opozitës po ndodh për herë të parë në Shqipëri, po mbështetet dhe nga kryeministri i vendit.
Pasi vdiq Republika e Re, timonieri i opozitës mbështetur nga kryeministri kërkon të shfajësohet, po bën rolin e viktimës. Nga ana tjetër, nxit sharje, fyerje dhe kërcënime, rrethohet nga banditë dhe kriminelë, krijon struktura paralele për të siguruar drejtimin e PD.
Fatkeqësisht PD po shkon drejt një përplasjeje dhe përçarjeje përfundimtare, e cila me shumë gjasa do të ketë edhe më shumë pasoja se në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, por për timonierin nuk ka rëndësi asgjë, ai po bën ?autokritikë? me demokratët, ndërkohë që nga pas iu fut një thikë në shpinë me përçarje dhe përplasje, duke bllokuar çdo rrugë për zgjedhje dhe standarde brenda Partisë Demokratike. Në finale do të shohim një Lul të trembur që fiton, por lind pyetja ?Mbi kë??. Ai thjesht dhe në fakt nuk ka asnjë interes, që PD të ketë garë dhe të jetë e bashkuar, mjafton të jetë më tej kryetar i saj me shpresën se ai mund ta ringrejë opozitën.
Timonieri tani ka dalë në fushatë dhe do të marrë përgjegjësitë për vendimmarrjen. Edhe e çoi PD në katastrofë, edhe e përplasi gjithandej, dhe tani i dehur do të marrë sërish të drejtën për vendimmarrje.
A mund të ngrihet opozita nga ortaku i kryeministrit dhe ai që tradhtoi demokratët dhe kauzat e tyre për timonin e partisë?!/CityNews
Pak minuta më parë u përhap me shpejtësi lajmi se kryeminist...
Eneo Ferko, i riu nga Fieri, që u vetëflijua pasi e la e das...
Partia Demokratike po zhytet dita-ditës drejt një qorrsokaku...
Në një kohë kur mosmarrëveshjet mes ministrave teknikë të dr...
Përmbarimi ka shkuar në godinën e Cirkut të Tiranës për të e...
Lulzim Basha e nisi turin e garës për kryetar Partia dhe të ...
Ish-deputeti dhe një ndër funksionarët më jetëgjatë në Parti...
Ambasadori amerikan, Donald Lu po zhvillon një takim në këto...
Partia Demokratike ka hapur garën për zgjedhjen e kreut të r...
Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin e parë pas zgjedhjes...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arre...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka bllokuar përkohësisht fond...
Aktori italian, Roberto Brunetti, ka rënë në prangat e polic...
Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar të gjithë gjyqtarët ...
Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e ndodhur ditën e...
Ish-deputeti dhe një nga funksionarët më jetëgjatë në Partin...
Shqipëria vlerësohet të ketë pasur një bum në sektorin e ndë...
Reforma në drejtësi pritet të shkaktojë “tërmet” në drejtinë...
Një 27-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fushë-Kr...
Ka nisur sot zyrtarisht fushata elektorale brenda Partisë De...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...