web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Xhovani SHYTI/ PD-ja e Bashës, një ushtri e shpartalluar

29 Maj 2017, 14:46, Aktualitet CNA

Hartimi i cop-cop listave për kandidate-deputetët garues të PD në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 25 qershorit, janë preludi, shenja e fundit e paaftësisë organizative të Lulzim Bashës, por edhe treguesi i faktit se, sikurse nuk ka ditur të menaxhojë katër struktura institucionale pjesë e nomeklaturës shtetërore, Basha reflektoi të njejtën paaftësi edhe në udhëheqësinë e një strukture politike.

Dhe jo të ndonjë  partiçke, por të Partisë Demokratike, që përveçse e listuar si një ndër dy partitë më të mëdha të vendit, mban mbi supe edhe qënien avanguardë e lëvizjes anti-komuniste  të pasviteve ?90, si dhe e para që e nisi rrugëtimin e saj politik me sloganin ?Shqipëria si Europa? .

Me këto dy misione vërtetë të shenjta për vëndin lirimadhmunguar e filloi aksionin e vet politik partia e ?shpresave të mëdha?,  pa e menduar kush se 27 vite më pas do të kishte fatin e një ushtrie të shpartalluar, falë çoroditjes dhe qënies ?Karajfil politik? të lidershipit udhëheqës së saj.

I ardhur në krye të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit 2013 dhe dorëheqjes së ?Gjyshit?, sikurse ka nisur të thirret lideri historik, nga gjenerata e ?Republikës së Re? brenda PD-së, Lulzim Basha u pa si shpresa e të ardhmes europiane të kësaj partie të etur për një lidership paneuropian, nga që me ?Gjyshin? kishte vuajtur frymën e bajraktarizmit ekstrem.

Edhe pse dihej publikisht se Lulzim Basha në krye të PD ishte veç një figurinë, që gjallonte fizikisht pasi njeriu që ia drejtonte parametrat politik ishte Berisha, u shpresua që me kohë ai do ta gjente mënyrën për tu shkëputur nga ?kaceku? frymëdhenës  i ?Gjyshit?.

Për hatër të kësaj shprese,diplomimit në Hollandë dhe shërbimit, si i punësuar disavjeçar në strukturat ndërkombëtare euroatlantike, Lulzim Bashës iu harrua qënia jo shumë e largët një zyrtar i lartë qeverie i llojit ?karajfil?, dhe fakti se e vetmja sferë ku kish shkëlqyer kishte qenë shërbestaria ndaj ?Gjyshit?, për të cilin, më së paku në tre raste flagrante, kish venë kokën e tij në satër.

Gjatë karrierës së tij ministrore Lulzim Basha u evidentua zyrtarisht si abuzues i madh me financimin e rrugës së ?Kombit?, kur ishte Ministër i Transportit, por edhe si fshehës dhe manipulues i të vërtetës për dhunën e ushtruar nga Garda e Republikës në protestën e përgjakëshme të 21 janarit 2011, me bilanç tragjik vrasjen e katër protestuesve, kur shërbente si Ministër i Brendshëm. Por edhe si shitës i ujrave territorial Greqisë gjatë kohës kur ishte Ministër i Jashtëm.

Brenda pak viteve, falë frymës së ?Gjyshit?, Lulzim Basha ka qenë tre herë ministër dhe njëherë kryebashkiak i Tiranës, post i lartë ky në ushtrimin disa vjeçar të të cilit Lulzim Basha nuk la asnjë gjurrmë tjetër përveç listës me premtime të pambajtura që fillonin me një tramvaj që do nisej nga kombinati për të përfunduar tek teleferiku, etj.

Dështimi ka qenë vlera më e spikatur e karrierës drejtuese të juristit Lulzim Basha,  të cilit, megjithse me këto parametra aspak premtues, i?u besua lidershipi  i drejtimit të partisë historike, të cilës, katër vite pas këtij besimi, i?a hoqi edhe frymën e ?Gjyshit?, duke e konvertuar në një ushtri tërësisht të shpartalluar.





Lajmet e fundit nga