“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Policia e akuzon për vjedhjen e automjetit të tij. Incidenti që i shkaktoi shoqërimin në komisariat për 5 orë, i ndodhi dje Igli Kokalarit, mjek në profesion dhe ish-kandidat i PD-së për Bashkinë e Gjirokastrës në vitin 2015. Ajo çka Kokalari rrëfen në lidhje me shoqërimin e tij, ka të bëjë me një denoncim të kryer prej tij rreth dy vite më parë për vjedhjen e targës së automjetit. Me sa duket, policia e ka regjistruar të gjithë mjetin si të vjedhur e pas ?hetimeve intensive? dje ndaloi ?hajdutin? e makinës, vetë Kokalarin.
Janë dashur disa orë shpjegime në rajon që mjeku i njohur në Gjirokastër t?u shpjegonte efektivëve të Fierit që e ndaluan se pronar i mjetit që figuronte në sistemin e policisë si e vjedhur ishte vetë ai, dhe se gjithçka ishte një ngatërresë, pasi ky automjet nuk ishte denoncuar ndonjëherë si i vjedhur, por vetëm targat e saj.
Në një intervistë për ?Panorama?, Kokalari rrëfeu 5 orët e tij në komisariatin e Fierit, ku atij iu desh të sqaronte efektivët që e kishin shoqëruar se pronar i mjetit të ?vjedhur? ishte ai dhe se ky mjet në të vërtetë nuk ishte vjedhur asnjëherë, përveç targës së tij.
Z. Kokalari, si ndodhi që ju përfunduat si i shoqëruar në polici?
Ndodhi sot në mëngjes (dje) teksa po kaloja në Fier duke ardhur nga Tirana. Postblloku policor më ka ndaluar në hyrje të Fierit dhe unë kam ndaluar duke i vënë në dispozicion dokumentet e mjetit. Pasi kanë marrë dokumentet, kanë komunikuar me radio me Sallën e Policisë. Aty më kanë komunikuar edhe mua se mjeti yt është i vjedhur dhe se duhet të vish në polici. Jam habitur sinqerisht, sepse unë nuk jam kontingjent që merren me veprime të paligjshme. Kam kërkuar shpjegime, por më kanë thënë që do vish në polici.
Si ka qenë sjellja e efektivëve të Policisë?
Përpara se të flas për sjelljen, dua të denoncoj mënyrën e funksionimit të një institucioni si Policia e Shtetit, e cila operon me sistem konfirmimi aspak produktiv dhe që qytetarin e thjeshtë e akuzon përpara se të ketë ndodhur një veprim konkret. E them këtë sepse unë u akuzova si hajdut dhe paradoksi qëndron në atë që konsiderohem hajdut i automjetit tim.
Si qëndron e vërteta, çfarë problemi kishte me automjetin tuaj?
Dy vjet më parë më kanë vjedhur targat e automjetit dhe këtë rast e denoncova në polici. Targat u zëvendësuan nga DRSHTRR-ja sipas kushteve që operohet në këto raste. Ndërkaq, Policia e Shtetit me sa kuptova sot (dje), e pati emetuar në gjendje aktive rastin në fjalë dhe rezultonte si i vjedhur automjeti bashkë me targat. Ndërkohë që unë nuk kam bërë denoncim për vjedhje mjeti, por për vjedhje të targave. Kësisoj, Policia e Shtetit ka harruar të rifreskojë të dhënat për këtë rast dhe informacioni nuk është freskuar në sistemin e të dhënave të Policisë Rrugore që të rezultojë si rast i zgjidhur, por rezulton në pikën fillestare, pra makinë e vjedhur me targa të vjedhura.
Sa kohë keni qëndruar i ndaluar?
Kam qëndruar gati pesë orë në ambientet e Komisariatit të Policisë në Fier teksa u shpjegoja se nuk mund të jem në të njëjtën kohë edhe viktimë e vjedhjes, edhe hajdut i mjetit. Por kjo ka qenë mjaft e vështirë për t?u kuptuar nga Policia e Shtetit sepse ata i qëndronin besnik dokumentacioneve që vetë i kanë gatuar si sytë e tyre.
Pra, mjeti juaj ka rifreskuar targat dhe ndërkohë që keni të njëjtin automjet edhe pas vjedhjes së targave të mëparshme?
Po kjo është e gjitha. Policia e Shtetit ka regjistruar që targat dhe makina figuron e vjedhur, ndërkohë që unë kam denoncuar vetëm targat dhe jo makinën. Dhe policët kërkonin edhe hajdutin e targave dhe të makinës për t?ia kthyer makinën viktimës së vjedhjes që ka vetëm një emër dhe ai është Igli Kokalari. Jetojmë në vendin e paradokseve, s?di ç?të them më tepër. Mjerë ky popull se çfarë policie ka./CityNews
Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor për paran...
Pak ditë më parë u zhvillua eventi i krijuar nga Alketa Vejs...
Policia e Gramshit në zbatim të planit të masave me qëllim p...
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banor...
Nuk ka më PSD, po ka Gjinush. Mbeti studiove burri duke u an...
CityNews pak më parë ka publikuar numrin e propozimeve të ka...
Danjeli diferencon veten nga të gjithë banorët e tjerë në sh...
Rrebeshi i shiut i rënë pak minuta më parë ka sjellë përmbyt...
PD ka më në fund, pas një beteje, një marrëveshje në tavolin...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka larguar përfundi...
Partia Demokratike ka njoftuar ditën e sotme se ka nisur shq...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është njohur tashmë m...
Kandidatja e partisë, LIBRA në listën e Tiranës, Aida Nico k...
Ditën e djeshme ka filluar shqyrtimi i listës së kanidatëve ...
Kuvendi i Shqipërisë në një deklaratë për mediat kapasqyruar...
Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandi...
Partia Demokratike, pas marrëveshjes së arritur nga kryemini...
Mungesa e standardeve të sigurisë ushqimore ka krijuar një f...
Dy tragetet e linjës Bari-Durrës mësohet se janë nisur 3 orë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...