Ç'po ndodh në Durrës/Dy tragete të linjës nisen 3 orë me vonesë
Dy tragetet e linjës Bari-Durrës mësohet se janë nisur 3 orë...
Mungesa e standardeve të sigurisë ushqimore ka krijuar një faturë të shumëfishtë për shqiptarët. Urgjencat nga helmimet kanë arritur në 18 mijë gjatë një viti në QSUT, teksa dieta ushqimore është shkaktare në masën 70% për nivelin e sëmundjeve në vendin tonë.
Fermerët shqiptarë penalizohen me gati 100 milionë euro të munguara në një vit nga bllokimi i eksporteve të produkteve blegtorale dhe mijëra biznese do të duhet të përballen me falimentin, pasi nuk do të mund të ofrojnë siguri në standarde nëse hapen negociatat në BE. Ekspertët japin alarmin. Situata është emergjente
Tek Uzina Dinamo pranë zonës së Medresesë në Tiranë, ndodhet një nga pikat më të mëdha të shitjes me pakicë dhe shumicë të frutave dhe perimeve. Kushtet në të cilat tregtohet nuk janë dinjitoze as për një vend afrikan, por megjithatë ky treg sot është furnitori kryesor i kryeqytetit me perime, pasi shet me pakicë për qytetarët, por edhe me shumicë për dyqanet më të vogla. E nisëm me këtë treg, pasi ka një histori të veçantë. Prishja e tij në vitin 2014përbën një nga precedentët e paktë kur politika e të gjitha krahëve u bashkua në një vendimmarrje.
Bashkia e Tiranës, në vitin 2013, kur drejtohej nga Lulzim Basha, lëshoi urdhër për prishjen e tregut, i cili në atë kohë ishte nga më të mirët në Tiranë, i mbuluar, i rrethuar mirë, me çezma me ujë të rrjedhshëm, me tualete të posaçme, i shtruar me pllaka etj. Tregtarët dolën në protestë kundër vendimit, por Bashkia e Tiranës në atë kohë mori mbështetjen e qeverisë, pasi forcat e rendit dhe ato të INUK-ut ndihmuan policinë bashkiake që tregu të prishej përfundimisht. Ish-nënkryetari i Bashkisësë Tiranës, Enno Bozdo, tha në atë kohë se tregu po prishej, pasi zona ishte e ndotur nga prania e cianurit pranë tregut. Siç u pa më vonë, tregu u prish me forcë për të populluar magazinat e reja që ishin ndërtuar në autostradën Tiranë?Durrës, poshtë mbikalimit të Kamzës. Sot, tre vite më vonë, tregtarët dhe tregu i Uzinës Dinamo janë po aty dhe shesin në kushte tejet të papranueshme, mes inerteve dhe mbeturinave në mes të një katrahure ku shiten edhe rroba të përdorura. Ky është një shembull se si siguria ushqimore u përdor si fasadë për prishjen e tregut dhe për interesa krejt të tjera.
Në kushtet kur krizat politike nuk i lënë radhë njëra?tjetrës dhe kostot e të bërit biznes janë rritur përballë një konsumi të dobët, siguria ushqimore cenohet e para thotë Alban Zusi, sot biznesmen në sektorin e agropërpunimit dhe më herët ka qenë zëvendësministër i Bujqësisë me fokus edhe sigurinë ushqimore. Ai thotë se siguria ushqimore e vendit është thuajse e zbuluar nga ana institucionale dhe momentalisht është vetëm në ndërgjegjen e bizneseve. Nga ana tjetër, janë shumë institucione që monitorojnë sigurinë, nuk kanë bashkërendim, burime njerëzore dhe kapacitete të mjaftueshme monetare për të përballuar kontrollet dhe monitorimin e cilësisë së ushqimit.
Hysni Gurra, inxhinier agrar, ekspert i fushës tha se ?ne duhet te? kuptojmë rrezikun sesi funksionet normale te? trupit tone?, po dëmtohen nga kimikatet inxhinierike te? cilat po shkaktojnë nje? game? te? gjere? problemesh shëndetësorë si: obeziteti, diabeti, kanceri, se?mundjet kardiovaskulare, infertiliteti dhe çrregullime te? tjera seksuale. Të gjitha këto nuk të vrasin në një ditë, por është e sigurt që të vrasin?. Sipas të dhënave nga QSUT, Shërbimi i Infektologjisë menaxhon mesatarisht 20 000 raste në vit, prej të cilave 18 mijë raste janë urgjenca. Kryesisht rastet e urgjencës paraqesin helmime nga ushqimet. Burimet nga QSUT pranojnë se rastet kur pacientët helmohen nga konsumi i ushqimeve janë rritur, për shkak të tendencës për të konsumuar vakte jashtë shtëpisë.
Këto të dhëna reflektojnë pasojat afatshkurtra të pasigurisë ushqimore, pornë afate më të gjata, situata lajmërohet dramatike. Ministria e Shëndetësisë pohon si shkaktare të sëmundshmërisë në masën 70% dietën ushqimore. Prevalenca e kancerit në dekadën e fundit është rritur me 70%, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Profesor Kristaq Sinaj, pedagog i Bioteknologjisë, tha se nga të dhënat e literaturës shkencore referohet se vetëm rreth 5% e sëmundjeve kanceroze kanë origjinë gjenetike. Ai shpjegon se pjesa dërmuese e sëmundjeve kanceroze nuk janë të trashëguara, por shfaqen gjatë jetës së njeriut nga kontakti i tij me mjedisin e jashtëm. Ai shtoi se, problematika me kancerin e gjirit, prostatës, kancerit vaginal, kancerit të zorrës së trashë, stomakut, mëlçisë, pankreasit, etj., lidhet më së shumti me konsumin e produkteve ushqimore të trajtuara me hormone dhe pesticide.
Fatura më e rëndë nga mungesa e standardeve të sigurisë ushqimore lidhet me të drejtën për të jetuar që është e drejta më bazike, por nuk është e vetmja. Ekonomia e vendit po dëmtohet rëndë nga ky fakt. Bllokimi i eksporteve për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë ushqimore po penalizon bujqit shqiptarë, mesë paku 100 milionë euro në vit të ardhura nga eksportet. Alban Zusi pohon se pavarësisht se në Shqipëri ka ferma serioze blegtorale që respektojnë standardet e sigurisë, ato janë të penalizuara në eksport, pasi prodhimet shqiptare nuk ofrojnë siguri ose më e pakta nuk e vërtetojnë dot sigurinë që ofrojnë. Mungesa e standardeve në sigurinë ushqimore krijon edhe një deformim të thellë në konkurrencën e ndershme, pasi produktet e manipuluara dalin në treg me kosto më të ulët, duke konkurruar në mënyrë jo të ndershme edhe në bizneset serioze./monitor
Dy tragetet e linjës Bari-Durrës mësohet se janë nisur 3 orë...
Nën kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kry...
Këta janë titujt e parë të gazetave kryesore në vend për dit...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar mbrëmje...
Mënyra se si Lulzim Basha arriti të hyjë në spiralen e një m...
Fluturimi misterioz i Rudolf Hessit në Britaninë e madhe ka ...
Zemra juaj është tashme e zënë? Jupiteri do përkujdeset qe t...
Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, foli në emisionin “Xing m...
Top Doshi u përfol ditën e sotme si një ndër emrat që mund t...
Kryetari i Partisë Social-demokrate, Skënder Gjinushi, ka re...
Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri, e ...
E mësova nga media që, pas mitingut të protestës së parë u n...
E pyetur nga Ermal Mamaqi në studion e ‘Xing me Ermalin’ nës...
Ndërkohë që ka mbetur vetëm një muaj nga finalja e Big Broth...
Nën kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kry...
Nën kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kry...
Një i ri 20 vjeç ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me...
Kohët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për familjen e Le...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...