VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Marrëveshja e paprinciptë Rama – Basha nuk qe vetëm një shembull flagrant i asaj që në mendjen e publikut mund të përvijohet si republika e vjetër, por ajo shërbeu mbi të gjitha si një pasqyrë gjigande ku mund të shihet fare qartë shëmtia e aktorëve kryesorë. Pakti për zgjedhjet vërtet i dha fund një krize 3 mujore, por nxorri më në pah të gjitha mashtrimet, piruetat, betimet e pambajtura dhe gafurrjet qesharake, të Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.
I pari Edi Rama, megjithëse ruajti karrigen e tij dhe ndonëse pothuajse siguroi edhe një mandat tjetër katërvjeçar, doli i telendisur nga kjo betejë. Me marrëveshjen e fundit, atij i ra teza se shteti qenkërkërsh përgjegjësi dhe postet e rëndësishme nuk mund të merren pa u votuar. Pas marrëveshjes, PD-ja po fut në xhep mbi gjysmën e qeverisë dhe një sërë drejtorish të rëndësishme. Pra kuptohet qartë se kur i thoshte këto parrulla, kur betohej se ai nuk mund ta tradhëtonte vullnetin e 1 milionë njerëzve duke i ridhuruar Berishës pushtet në tavolinë, kryeministri bënte thjesht propagandë për të ruajtur karrigen e tij.
Firma mbi marrëveshjen me Bashën ka diskredituar të gjithë qeverisjen e Rilindjes. Ajo mund të lexohet fare mirë si një kapitullim i propagandës që na ka shurdhuar veshët për katër vite me radhë. Duke pranuar të heqë një mumër të pamatë ministrash dhe drejtorësh, Rama ka pranuar nën zë dështimet me drogën, me arsimin, me rendin, me drejtësinë, me shëndetësinë dhe me financat.
Po të shohësh dhe pikat e tjera të marrëveshjes (lexoje poshtë të plotë) ky dështim shtrihet në politikat e OSShE, ato të legalizimeve, në menaxhimin e burgjeve etj. Madje në atë pjesë të paktit të titulluar ?Masa të tjera? qeveria tashmë e rrëzuar mban mbi supe edhe peshën e kriminalizimit, të politizimit të administratës publike dhe të mosluftimit të trafiqeve.
Mjë marëveshje të tillë vetëm një njeri i sëmurë për karrigen e vet mund t?a nënshkruante.
Dhe Edi Rama e bëri.
Pavarësisht se kjo marrëveshje e diskrediton moralisht aksionin e tij qeveritar, ai nuk u merakos për këtë. Ai kërkonte vetëm një kusht: që të vazhdonte të mbante në duar atë pushtet okult, i cili është vendimtar për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve të ardhshme. Ai arriti t?i demostrojë njerëzve të lidhur me krimin, oligarkëve dhe bosëve të mediave se ai do të jetë përsëri kryeministër, prandaj ata duhet të vazhdojnë të rrinë pranë tij.
Nga pikpamja e imazhit ai arriti një sukses si ai i Napoleonit në Moskë, i cili fitoi betejën, por shpartalloi gjithë ushtrinë. Por, kjo gjë Ramës pak i intereson. Sepse për të ndejtur në pushtet ai ka bërë zgjedhjen që para krediteve morale të ketë kredite kriminale dhe financiare. Dhe për hir të së vërtetës duhet thënë se ai ia mbërriti objektivit të tij.
Në të kundërt Lulzim Basha i humbi të dyja vezët që kishte në shportë. Nga kjo marëveshje ai doli i humbur edhe moralisht edhe pragmatikisht. Sepse, ai, nga njëra anë u detyrua të të lëpinte mbi atë që kishte përshtyrë për 90 ditë (se nuk hynte në zgjedhje me një kryeministër që mbante në duar një pushtet ekstrademokratik) dhe nga ana tjetër nuk mori asnjë garanci për t?u siguruar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për mënyrën se si firmosi dhe sesi u përkul Basha dukej sikur ishte i gatshëm të paguante çdo çmim për të dalë nga halli ku e kishte futur vetë veten (lexo shkrimin e dytë poshtë).
Pikërisht atë bëri.
Ai u soll si një kalkulator i rëndomtë i republikës së vjetër dhe do të marrë jo më larg se pas një muaji faturën e çilimillëkut të vet.
Po ashtu edhe Ilir Meta po merr një faturë të kripur nga pakti i dy të mëdhenjve. Nëse në këtë betejë tre mujore Rama dhe Basha, sejcili veç e veç, u përpoqën të gënjejnë idhtarët përkatës, ish kreu i LSI i vuri vetes misionin e pamundur, për të gënjyer së bashku edhe PS edhe PD-në.
Fillimisht ai mbështeti idenë e opozitës se nuk mund të kishte zgjedhje farsë. Ai mori edhe një vendim kryesie se nuk shkonte në zgjedhje pa pakicën, iu referua madje me terma të ashpra historisë së këtij vendi. Ai thjesht u përpoq që përmes çadrës t?i bënte presion Ramës dhe ta çonte atë sa më të dobët drejt zgjedhjeve. Por kur e pa që Rama nuk lëshonte pe, kur edhe McAllister dështoi në Tiranë, Meta sipas zakonit të vjetër, ?ç?me duhet mua se ç?kam thën unë?, jo vetëm u rregjistrua në zgjedhje pa opozitën, por shkoi e u zgjodh president në një situate, për të cilën ishte betuar se nuk do t?a bënte kurrë. Ai kalkuloi llogarinë e thjeshtë, të futej në zgjedhjet që PD-ja do i bojkotonte, me shpresë se do të joshte edhe elektoratin e saj. Për këtë arsye Monika Kryemadhi doli në fushatë për të thënë se kush nuk do Edi Ramën të votojë për LSI-në.
Por, Meta harroi një gjë, se loja që luan prej kohësh, pra ajo që një herë përdor Lulin për të shantazhuar Edin dhe herën tjetër bën të kundërtën, dikur merr fund.
Kur këta të dy u ulën për marëveshje bashkë, vendosën në mënyrë krejtësisht arbitrare ta përjashtojnë LSI-në nga koalicionet duke e përgjysmuar automatikisht numrin e deputetëve të saj të ardhshëm.
Dhe kështu pakti Rama – Basha e penalizoi rëndë LSI-në.
Por ai nuk shërbeu vetëm për këtë. Ndonëse mes efekteve të tij negative mund të përmendet fakti se nuk u krijua asnjë garanci serioze për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndonëse ai i siguroi Ramës edhe një mandat të dytë, ai pati gjithësesi një vlerë positive. Ai nxori edhe njëherë lakuriq në sy të publikut, se sa politikanë të vjetër, dredharakë, të paskrupuj, aspak seriozë në principet që deklamojnë dhe aspak të respektueshëm ndaj atyre që i dëgjojnë, janë Rama, Basha dhe Meta.
Kjo krizë tre mujore, piruetat, betimet e pambajtura dhe gafurrjet qesharake gjatë saj, dhe qershia mbi tortë, mënyra se si u mbyll, janë shembulli më i mirë se ata duhen rrefuzuar të gjithë në bllok. Si një parti e vetme. Si një soj i neveritshëm. Ndaj mënyra më e mirë për tu hakmërrë kundër tyre është ose të mos votohen partitë tradicionale, ose të bojkotohet tërësisht farsa që do të ndodhë në 25 qershor./Lapsi.al
Prej disa orësh në media qarkullojnë disa emra të cilët mend...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një sqarim publik për ...
Nga Kimete BerishaU njoftova me Edi Ramën në Bienalen e Vene...
Në një postim në rrjetet sociale, ditën e sotme Ylli Dylgjer...
Vështirë të harrohen aftësitë e pazakonta të Arbrit për të k...
Historia e dashurisë Armela & Damiano në “Big Brother 9”, ta...
Ditën e sotme në media të ndryshme u shpërnda lajmi se deput...
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka sqaruar ditën e sotme përpla...
Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka mmbajtur një fjalim ...
Nga Ilir LevonjaDeri më tani qarkullon një listë emrash. Ajo...
Policia e Fierit ka ndaluar për një gabim sistemi të të dhën...
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me të rin...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha pak minuta më parë k...
Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas sulmit të kryemi...
Marrëveshja e famshme mesnatën e së mërkurës, pas tre muaj n...
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krye...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e sheh si n...
Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje shqiptarëve të votojnë...
Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, deklaroi të pre...
Në prag të fushatës zgjedhore, përveç angazhimeve të partive...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...