"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e sheh si një mision të pamundur që partitë e vogla politike të dalin me mandate pas marrëvjeshjes Rama-Basha.
Në një intervistë për ?Panorama?, negociatori i takimit të krerëve të partive politike nga i cili u prodhua edhe marrëveshja e 18 majit Rama-Basha, thekson se, edhe pse pakti nuk është i njëjtë me atë që ishte parashikuar në paketën McAllister, sërish ai i shërben stabilitetit të vendit.
Duka deklaron se ka qenë në komunikim intensiv me kreun e PDsë Basha, me përjashtim të orëve kur ky i fundit ishte në takim me kryeministrin Rama.
Kreu i PAA-së thekson se, nëse pas zgjedhjeve do të ketë një marrëveshje Rama-Basha, e cila do të jetë në interes të qytetarëve, ai do të ketë një qasje konstruktive në raport me të.
Ju ishit iniciator i tryezës së kryetarëve të partive parlamentare, nga e cila u prodhua edhe marrëveshja që i dha fund krizës politike Rama-Basha. Mendoni se tani që janë bërë publike pikat e bashkëpunimit ishte ajo marrëveshja që i duhej vendit?
Si fillim dua të them se u bëra iniciator i një tryeze, që i dha fund një krize politike që shkonte përtej Ramës dhe Bashës pasi, nëse ata ishin autorët kryesorë të këtij ngërçi, edhe pasojat e një krize më të gjerë do t?i pësonim të gjithë ne. Nëse nuk do të kishim ulur palët në një vijë të mesme, e ardhmja do të ishte shumë e zymtë për Shqipërinë. Ndonëse nuk jam i kënaqur me të gjitha pikat, marrëveshja krijon kushtet për të eliminuar ato fenomene endemike që kanë cunguar proceset zgjedhore në vitet e shkuara. Roli konstruktiv që Partia Agrare Ambientaliste pati në këta muaj ishte në dobi të përmirësimit të proceseve dhe institucioneve dhe këtë e arritëm.
Në shumë pika duket se Rama e Basha falë dakordësisë mes tyre kanë anashkaluar edhe pikat e paketës McAllister, duke nisur që nga data e zgjedhjeve. Jeni konsultuar ju me Bashën dhe mendoni se duhej që palët t?i përmbaheshin vetëm paketës së dakordësuar?
Sigurisht që marrëveshja nuk është ajo e paketës McAllister, për këtë u quajt edhe McAllister plus, por në thelb rezultati ishte i barasvlershëm për sa i përket garancive që ne kërkuam në funksion të përmirësimit të cilësisë së procesit elektoral. Data nuk është e njëjta, por sikurse ndodh në çdo marrëveshje, duhet të marrësh dhe të japësh. Pra, gjykoj se data ka qenë një lëshim i Bashës kundrejt qëndrimeve ultimative të Ramës. Më Bashën kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm gjatë gjithë procesit, me përjashtim të orëve në të cilat ishte ballë për ballë me Ramën, atij i besuam negociatat si përfaqësues i partisë më të madhe të opozitës. Nuk gjykoj se ndryshimet në përmbajtje duhen komentuar tani. Ajo që ka rëndësi është rezultati, pra zhvillimi i zgjedhjeve dhe cilësia e tyre.
Pakti Rama-Basha në pikën ku nuk lejon koalicionet, dëmton drejtpërdrejt partitë e vogla. PAA kishte nisur një fushatë në gjithë vendin, përmes së cilës priste të nxirrte disa deputetë dhe të formonte një grup parlamentar në zgjedhjet e ardhshme. Do t?i shkrini ju listat me PD?
Partitë e vogla janë realisht të rrezikuara. Pamundësia për koalicion e bën një mision gati të pamundur për pjesën dërrmuese të partive të vogla kalimin e pragut. Kjo situatë nuk është krijuar sot, por i ka rrënjët në një kod elektoral ndëshkues për partitë e vogla. Gjykoj se jemi përballë një rreziku të madh për demokracinë përfaqësuese, pasi në këtë kontekst gati 200-300 mijë zgjedhës rrezikojnë të mos përfaqë- sohen në legjislaturën e ardhshme. Nuk dua të hyj në spekulime mbi natyrën e këtij vendimi, por dua të them se mënyra se si partitë e vogla trajtohen është diskriminuese. Është krijuar me dashakeqësi dhe malinjitet ideja se partitë e vogla janë penguese ose përfituese, por në fakt po kërkohet të ndëshkohen ata qytetarë që nuk gjejnë përgjigje dhe zgjidhje nga partitë e mëdha. Nëse Partia Agrare Ambientaliste, e cila ka dhënë kontributin e saj që në ditët e para të pluralizmit, ekziston sot, nuk është për vullnet të Agron Dukës, por ekziston sepse 50% e popullsisë që jeton dhe punon në zonat rurale ndihet e papërfaqësuar prej vitesh nga partitë e mëdha. Vullneti ynë për të krijuar një grup parlamentar që do të merrej vetëm me çështjet agrare dhe ambientaliste vjen si pasojë e kësaj pjese të popullsisë, që është lënë në harresë. Ky është ende vullneti ynë dhe për këtë do të punojmë.
Ka një pakt me kreun e PD-së Basha për të qenë kryetarët e partive aleate në listat e PD?
Ka një propozim nga ana e z. Basha dhe jemi duke e shqyrtuar. Është një proces kompleks, i cili ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Gjithsesi, jemi ende duke analizuar situatën dhe duhet të masim forcat tona.
Do ta mbështesnit një marrëveshje paszgjedhore qeverisëse Rama-Basha për hir të stabilitetit të vendit dhe realizimin e objektivit të anëtarësimit në BE?
Në demokraci qeveris shumica. Nëse një marrëveshje e tillë është në interes të qytetarëve, patjetër që unë do të kem një qasje konstruktive. Është koha që vendi të arrijë ata objektiva kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kanë munguar në këto 25 vite.
Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje shqiptarëve të votojnë...
Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, deklaroi të pre...
Në prag të fushatës zgjedhore, përveç angazhimeve të partive...
Dy liderët kryesorë në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha, arri...
Një gazetë serbe i bëri thirrje Ambasadorit amerikan në Beog...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në ...
Themeluesi i rrjetit informative ndërkombëtar “WikiLeaks”, ...
PBDKSH, brenda një kohë të shkurtër kohore është faktorizuar...
Mediat italiane kanë raportuar vijimin e stinës së refugjatë...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, foli nga Devolli për marrëveshjen...
James Comey, ish-drejtori i FBI-së, i cili u shkarkua nga pr...
Zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, pas shtyrjes që iu bë atyr...
Vizita e pelegrinazhit të Kryepiskopit Anastas në Agion Oros...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim të...
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministri ende në detyrë, Ni...
I deleguari i Partisë Socialiste për Bashkinë Kavajë dhe Rro...
Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lusnjë-Fier. Bur...
Drejtori ende në detyrë i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka ironizua...
Kreu demokrat pritet të ndryshojë një pjesë të madhe të grup...
Në prag të fushatës zgjedhore, përveç angazhimeve të partive...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...