Policia ndalon ish-kandidatin e PD në Gjirokastër/ I vodhe makinën vetes
Policia e Fierit ka ndaluar për një gabim sistemi të të dhën...
Nga Ilir Levonja
Deri më tani qarkullon një listë emrash. Ajo e gazetës shqiptare. Dhe pavarsisht të gjithave, e shoh të arsyeshme të pyes. Edhe pse e di se, sa e ashpër është lufta e nëndheshme. Kjo e futjes së emrave për kandidat.
Meritokracia dhe shkërdhatokracia partiake.
Një luftë nervash, fjalësh, sharjesh, zgërdhirjesh.
Deri kërcënime me marrje peng dhe heqje kokash.
Kam plot histori nënqeshjesh, që i rrinin larg argumentave dhe debateve. Thjesht se mbanin ca portofolë me para. Heshturak e idhnak të blerjes së vendit. Ashtu sikundër të tjerë për shkak të justifikimit klasik, të demokratit të rracës. Apo të hekurt. Përfaqësues të një mendësie se nuk bëhet pa ata.
Pra, a ka vend Çadra në listat e demokratëve?
Të bëhet një përzgjedhje civile. E një prëfaqësuesi.
Pasi me emrat që po shohim deri tani, sikur duket larg.
Në fillimet e saj Çadra nisi si një ahengtore. Dhe me atë batutën virale, të plasin ata që nuk na duan. Eshtë kjo një kulturë midis mendjeve. Atyre që e mendojnë veten përjetësisht në pushtet. Dhe hapin portofolët e ofrojnë gjëra qebaptoresh. Jo misionin e artit të politikës. Atë që çështjet arrihen me kalibrin e një vullneti të së drejtës civile. Biles nëse këta sponsorë faqe buçko. Nuk do dukeshin fare aty. Çadra do ta kishte arritur misionin e saj më herët. Megjithatë, i duhet demokratëve. I duhet socialistëve. I duhet edhe Shqipërisë.
Demokratëve për faktin e përtëritjes. Rifreskimit.
Një poet meksikan thotë që, ”qartësia nuk është tek xhami, tejdukshmëria e tij prej kristali. Qartësia është tek tejdukshmëria e ujit që rrjedh” … Ky është Octavio Pazz. Uji që rrjedh është i qartë, i kthjellët. E i pa ndotur. Përshembull Berisha, bën mire të mos jetë më në listat e PD-së. Tashmë është e shkuara e saj. I mjafton holleve të muzeut. Ashtu e ca të tjerë si Jozefina, kanarina jonë. Kuratorja e dhëndurrve.
As kryetarët e partive aleate. Historia e demokracive simotra ka treguar se aleancat më të sukseshme janë ato paszgjedhore. Lërini këto partiza të rriten vet. Dhe bëhuni model a shembull për to.
Një mandat i katërfishuar aktivistësh, është burgosje partiake.
Për rrjedhoj nuk ka vend për Çadrën. As për elementin e ri, freskinë. Idetë e reja. Apo republikën e re.
Socialistëve i duhet për një fakt krahasues madhështor. Që tek çështja mbërrihet me protesta. Por ato duhet të jenë të paqta. Plot rezistencë civile. Pa kurban kokash, djegiesh e të tjera.
Çadra dhe opozitarzmi i dha mundësinë e një katarsi të vërtetë nga elementi pengmarrës. Efekt që u pa menjëherë tek këto lista. E bëri të çlirohej dhe të përjetojë se sfida është zemra e politikës alternative.
Nga ana tjetër të kuptojnë një here e përgjithmonë se demokracia është vendimarrje masash. Alternativash politike. Jo zgjedhje moniste si në kohën e bashkimeve profesionale.
Nga ana tjetër gjithashtu, duhet të ndihen krenar përderisa lëshuan pe. Pasi përgjegjësia dhe maturia janë shancet e atij që qeveris. Ka pushtetin, gurin dhe arrën. Jo të opozitarit.
Çadra i duhet Shqipërisë si moment kujtese, reflektimi se progresi i vërtetë fillon tek dialogu. Pjesëmarrje e gjerë vendimamrrje. Shtrëngimi i duarve. Ndërkohë të përsosi ligjëshmërinë kushtetuese, sistemin zgjedhor. Mënyrën e votimit. A përsosjen e saj. Nxjerrjen e shpejt të rezultatit, njohjen e fituesve. Dhe faktin kokëfortë se në pushtet vjen për të drejtuar. Jo për tu punësuar. T’i japi mundësi pjesëmarrje me të gjerë masave. Dhe jo një apo dy personave.
Më shumë pjesmarrje votes. Se sa individit. Koha vertetoi se vendimmarrja më e pranueshme është ajo e masave jo e individëve. Kjo është arsyeja e krizave të njëpasnjëshme që ndodhin tek ne. Përshembull siç është akti i zgjedhjes së presidentit. Asnjëherë shqiptarët nuk besuan se paten një president mbi politikën. Asnjëherë, asnjë, asnjëra pale.
Ndaj mënyra e të të zgjedhurit të tij duhet të ndryshojë.
Megjithatë shoh që Çadra nuk ka ofruar një emër. Një intelektual. A person që të përmbushi kriteret për të qënë deputet. Një njeri simbol i protestave për përsosjen e demokracisë. Dhe të vjen të tallesh me veten. Me të gjitha të tjerat që ke në kokë e në supe. Kur shikon e dëgjon se vendin e këtij modeli civil. Vendin e këtij demokrati Çadre. Ia ofrojnë një krapi njëzet e shtatëvjeçar. Që asgjë nuk ka bërë, veç është shulluar ujrave të demokracisë sonë. Me emrin aleat, a demokrat rrace./CityNews
Policia e Fierit ka ndaluar për një gabim sistemi të të dhën...
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me të rin...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha pak minuta më parë k...
Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas sulmit të kryemi...
Marrëveshja e famshme mesnatën e së mërkurës, pas tre muaj n...
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krye...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e sheh si n...
Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje shqiptarëve të votojnë...
Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, deklaroi të pre...
Në prag të fushatës zgjedhore, përveç angazhimeve të partive...
Dy liderët kryesorë në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha, arri...
Një gazetë serbe i bëri thirrje Ambasadorit amerikan në Beog...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në ...
Themeluesi i rrjetit informative ndërkombëtar “WikiLeaks”, ...
PBDKSH, brenda një kohë të shkurtër kohore është faktorizuar...
Mediat italiane kanë raportuar vijimin e stinës së refugjatë...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, foli nga Devolli për marrëveshjen...
James Comey, ish-drejtori i FBI-së, i cili u shkarkua nga pr...
Zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, pas shtyrjes që iu bë atyr...
Vizita e pelegrinazhit të Kryepiskopit Anastas në Agion Oros...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...