web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-PS pranon paketën McAllister/Pikat që përjashtohen

17 Maj 2017, 12:24, Aktualitet CNA

Palët politike vijojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje mbi krizën politike, e cila ka përfshirë vendin prej muajsh. Mbrëmjen e kaluar opozita pranoi paketën McAllister, ndërsa ishte kryeministri Edi Rama që refuzoi.

Burime i thanë CityNews se Partia Socialiste ka pranuar paketën McAllister, duke përjashtuar ato pika që nuk mund të realizohen, pasi dalin jashtë afateve kushtetuese.

Gjithashtu, PS ka përjashtuar zgjedhjen e Presidentit, një çështje që është ezauruar. Është përjashtuar votimi dhe numërimi elektronik nga selia rozë, e cila ka propozuar struktura të posaçme për zgjedhjet e ardhshme.

Identifikimi biometrik është gjithashtu një opsion i pamundur nga PS, pasi nuk ka kohë të realizohet.
Pra, burime i thanë CityNews se Partia Socialiste nuk ka pranuar nga paketa McAllister gjithçka që lidhet me afatet kushtetuese./CityNews





12:15 Aktualitet

Kush do zbythet?!

Vendi është zhytur në një krizë politike prej muajsh, e cila...

Lajmet e fundit nga