Vijojnë negociatat/Donald Lu takim urgjent me Bashën në selinë blu
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka shkuar mesditën e sotme në ...
Askush, sot, nuk duhet dhe as mund të mohojë ekzistencën e një krize sistemike, që ka rrënjët në një qeverisje autoritare, në një mungesë besimi të ndërsjellë midis forcave politike dhe një krizë sociale e dështimi ekonomik. Dhe e gjitha kjo është e kombinuar me një regjim neo-patrimonal, i cili ka personalizuar e zëvendësuar funksionet racionale-ligjore. Por, ndërkohë, kudo rreth e qark nesh ka tension e përplasje falë edhe të zhvillimit të lëvizjeve ?anti-establishment? në shumë shtete. Në fakt, dinamikat e më sipërme, në një mënyrë apo tjetrën, mund të çojnë në një revolucion modern paqësor.
Aq më tepër, nëse ato kombinohen me mungesën e efektivitetit të shtetit në pjesën më të madhe të territorit; me kontrollin e aparatit të sigurisë dhe dhunës nga një elitë në pushtet; apo akoma me koherencën organizative të një fuqie opozitare kohezive, të cilës i janë mohuar zgjidhjet demokratike. Ky element i fundit, sipas Erica Chenoweth dhe Maria Stephan, është dhe adezivi, që i ngjit të gjitha pjesët së bashku drejt një rendi të ri social. Për këta autorë, avantazhi strategjik i protestave paqësore qëndron tek kapaciteti i tyre për të mobilizuar masa publike dhe delegjitimuar kundërshtarët. Kjo bëhet shumë më e lehtë, sidomos brenda një konteksti internacional të favorshëm.
? ? ?
Më 13 maj, në Tiranë, pamë një opozitë të tillë ku kauza e saj për një republikë të re dhe zgjedhje të lira e të ndershme pati një fitore madhështore e qytetare, falë mbështetjes së gjerë popullore, larg militantizmit partiak, agresivitetit e dhunës, siç ndodhi në 6 vite më parë në janar 2011. Nga ana tjetër, u pa një orvatje e mjerë, deri dhe e motivuar nga tromaksja rilindase, për të ulur pjesëmarrjen, peshën dhe mesazhin e protestës, falë mediave të kontrolluara apo nën trysni, deri dhe të ?infektuara? nga koncesione, leje ndërtimi, tenderë e narko-para. Kjo orvatje për manipulim, deri me ?ngazëllim? të disa individëve brenda kampit opozitar, vetëm ja shtoi pikët mbështetjes popullore të së shtunës, që ishte një manifestim masiv model, paqësor e demokratik.
Mjeshtrat mediatikë të autokratit ?modern? Rama mbase, deri diku, ja arritën qëllimit për të shformuar mbi pjesëmarrjen e për të ?spin?-uar e stimuluar debatin shterpë rreth numrit të pjesëmarrësve dhe deklaratave të ?rebelëve? partiakë në vend që të përqendroheshin tek mesazhi i opozitës dhe shembullit të përkryer të menaxhimit paqësor e qytetar të protestës, modelit të ri që ajo krijoi dhe arriti. Sidoqoftë, pjesëmarrja dhe mesazhi i qartë dhe i kulluar arriti ashtu si duhet tek autoritari ynë modern, mjaftueshëm për ta drithëruar e pikëlluar dhe aleatët tanë të jashtëm për t?i ndërgjegjësuar…
? ? ?
Për sa u përket kushteve aktuale të vendit dhe demokracisë sonë, ka pak rëndësi në ishin 600 mijë apo 60 mijë protestues në Bulevardin kryesor, madje do kishte pak rëndësi edhe po të ishin 20 mijë apo më pak, siç pretendon Rilindja. Në fund të fundit mesazhi u përcoll mjaft qartë e fort edhe nga vetë përfaqësuesit, që kishin përshkruar me dhjetëra e qindra kilometra për të ardhur në atë Bulevard nga e gjithë Shqipëria. Në fakt, pavarësisht që nuk ishin 600 mijë protestues, është më se e vërtetë se:
-99% e shqiptarëve, që sot duan zgjedhje të lira e të ndershme!
-99% e shqiptarëve, që sot nuk duan një kthim tek sistemi mono partiak apo tek një sistem pseudo-monist e pseudo-pluralist me opozitë të komanduar.
-99% e shqiptarëve, që sot duan republikë normale; nuk duan një republikë ku mbretëron autokracia, krimi, korrupsioni, oligarkia ekonomike dhe varfëria e gjerë dhe e tejskajshme.
? ? ?
Ndërkohë, pa këshilluar aspak sakrifikim të demokracisë së brendshme, mendimit ndryshe e fjalës së lirë, i shoh të paarsyeshme, në këto kushte të vështira për partinë ku militojnë, mjaft nga reagimet e kritikat publike të atyre përfaqësuesve të opozitës, që, kohët e fundit, po shpalosin fraksione, platforma separatiste e refraktare, pozicionime teje kritikuese e demotivuese ndaj rrugëtimit të opozitës. Do të vijë koha edhe për to, por jo në këto momente kritike për demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Në këtë kuptim, një logjikë racionale të shtyn të besosh dhe të thotë, se, pavarësisht, motiveve të pastra ose jo, të drejta ose jo, të ndershme ose jo, kërkohet një kapërcim përtej tyre, një ngritje në lartësinë e duhur dhe për të vënë, të paktën përkohësisht, fatet e popullit e fatet e vendit para pakënaqësive, xhelozive politike, interesave, aspiratave e ambicieve personale.
? ? ?
Roosevelt (Ruzveltit), dikur ka thënë se e vetmja tirani nga e cila burra, gra e fëmijë vuajnë në jetën e vërtetë është tirania e minoritetit. I tillë është një minoritet, vazhdon ai, që uzurpon burimet natyrore, aeroportet, portet e resurset e tjera të zhvillimit ekonomik, industrinë, bujqësinë, mjekësinë e farmaceutikën. Për të, i tillë është një minoritet, që fshihet mbas monopoleve dhe trusteve në vend, apo akoma është dhe autor i gjithë kalendarit të padrejtësive politike-institucionale dhe ekonomike-sociale, përfshirë dhe padrejtësitë industriale. E thënë shkurt, një minoritet i tillë është ai që ka uzurpuar shtetin dhe gjithë konvencionet e tij, për të shtypur e bërë zero vullnetin e shumicës së njerëzve. Problemi, vazhdon ai, është se shpesh, në qendër apo provincë, ka nëpunës publikë e shtetarë, që nuk i shërbejnë kombit e popullit por një klase speciale njerëzish me interesat e tyre të veçanta. Kur flet për këtë grupim ?special? ai nuk nënkupton vetëm banalitetin korruptiv e kriminal, me të cilin ata grabisin njerëzit e thjeshtë, por dhe ata aleatë e figura publike të respektueshme, që kanë qenë pjesë e qeverisjes ekzekutive dhe e legjislaturave. Aq më keq, kur kanë folur e shkruar në mbështetje të vetë minoritetit politik-oligarkik.
Pra, të drejtat dhe privilegjet e kësaj pakice, këtij minoriteti paskan një titull pronësie mbi vendin, ndërkohë vetë të drejtat e popullit janë thjesht një borxh i pasiguruar. Sipas Ruzveltit, e gjitha kjo ka arritur të shpërthejë një ndjenjë, një besim, një revoltë, deri tashmë të varrosur thellë në zemrat e njerëzve, dhe që shkojnë kundër qeveritarëve, politikanëve profesionistë, përfituesve të privilegjeve specialë të pushtetit. Është ky besim që ngre në këmbë njerëzit. Kur shumica e popullit bindet dhe vendos, atëherë, në një mënyrë apo një tjetër, këta shërbyes të popullit do të përgjigjen për mëkatet e bëra dhe do t?i binden jo më komandës së interesave speciale, por vullnetit të përgjithshëm. Për të arritur këtë lloj përgjegjësie, Ruzvelti sugjeron ndryshime në qeverisje dhe kontroll-balancime të reja për të zëvendësuar ato jo funksionale, për të kontrolluar e balancuar, për të minimizuar dhe eliminuar ato interesa speciale të pakicës dhe aleatëve të saj. Gjithashtu, ai parashikon që, nëse legjislatura bëhet pengesë e vazhdueshme e këtyre ndryshimeve të nevojshme, atëherë populli i thjeshtë -kjo shumicë absolute – do të duhet të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të reduktuar deri dhe për të eliminuar këtë të keqe të instaluar.
? ? ?
Aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë nëse në të vërtetë kanë për zemër këtë vend dhe këtë popull nuk mund t?u shmangen të vërtetave të hidhura, që përmban realiteti ynë i sotëm. Sidomos, individët me peshë në pozicionet drejtuese në strukturat euro-atlantike duhet të përballojnë barrën e të qenit të drejtë, të pa anshëm, të moralshëm dhe të garantojnë modelin, cilësinë dhe kompleksitetin e detyrimeve të tyre. Për më tepër, nuk mund të kenë përparësi e rëndësi të ndryshme në bazë të rajonit e situatës përreth, nuk mund të ketë nivele të ndryshme trajtimi, sidomos kur flitet për vetë themelet e demokracisë, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sepse, siç ka theksuar presidenti Kenedi, nuk ka komfort apo siguri në shmangie, nuk ka zgjidhje në tërheqje, nuk ka qetësi tek papërgjegjshmëria.
? ? ?
Në këtë kuptim, ata, që keq-citojnë Ruzveltin, nuk duhet ta harrojnë këtë fushë-betejë. Është e vërtetë fushëbeteja normale në demokraci është parlamenti, por jo ai i mbushur me kriminelë, oligarkë e të korruptuar, që janë thjesht mbushje pseudo-politike të interesave speciale e vetjake. Kur tentohet të vazhdohet më tej me një deformim të tillë të turpshëm, fushëbeteja nuk është më ajo e të zgjedhurve, por e atyre që zgjedhin, d.m.th. e popullit, i shumicës dërrmuese të tij, që mund të aktivizojë të gjitha format e nevojshme demokratike për të bërë ndryshimin. Për më tepër, demokracia nuk duhet sakrifikuar në asnjë rast në favor të stabilitetit; gjë që mesa shihet po bëhet më se e zakonshme në ndërveprimin ndërkombëtar, deri duke sjellë mbyllje sysh tepër të rrezikshme. Në këtë kuptim, edhe ?pallavrat?, që duhet marrë pjesë në zgjedhje edhe në qofshin ato të blera, të deformuara deri të dhunuara nga krimi e narko-paraja janë dhe mbeten thjesht pallavra të stisura. Me zgjedhje të tilla populli nuk mund të realizojë aspiratat e tij; ato duhen refuzuar e braktisur. Ndryshe është puna kur rriten garancitë për të minimizuar manipulimin e deformimin. Mesa duket këtë po synon dhe ndërmjetësi i ardhur nga ShBA, suksesi i ndërmjetësimit të tij është dhe suksesi i të ardhmes demokratike të Shqipërisë./CityNews
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka shkuar mesditën e sotme në ...
Policia greke ka sekuestruar dyzetë e tre kg kanabis që ndod...
Kreu i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas dështimit t...
Mesnata e djeshme ka qenë afati i fundit ligjor i regjistrim...
Palët politike vijojnë edhe sot negociatat për t’i dhënë fun...
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka reaguar ashpër pas dështim...
Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas dështimit...
Ka ndodhur mesditën e ditës së sotme kur, vetëm një ditë par...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vjen sot në një rrëfim...
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 3 mjekëve t...
Dita e enjte është përcaktuese për afatin ligjor të dekretim...
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen...
Vajza 16-vjeçare, Blerta Pepa, që humbi jetën gjatë operacio...
Një shtatëzani në Big Brother…Cili nga çiftet jep lajmin e g...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, është ngujuar prej 89 ditësh në...
Ramush Haradinaj është përcaktuar zyrtarisht si kandidat për...
Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi në nëntor të vitit të kaluar kr...
Policia e Durrësit ka finalizuar brenda 24 orëve operacionin...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradin...
KQZ hyn në listën e institucioneve ku tenderat janë fiktive,...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...