Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kontrolli i Lartë i Shtetit pas verifikimeve të kryera ka çuar në prokurori, A.C. ish kryetar Komune Lopës, Tepelenë dhe R.S. përfaqësues ligjor për shkak të dëmit prej 74 milionë lekësh.
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1231/1, datë 15.12.2016, ndryshuar me nr. 1231/2, datë 31.01.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Tepelenë dhe Njësitë Administrative ish-Komunat Qendër, Lopës dhe Kurvelesh për periudhën 01.01.2012 deri më 31.12.2016, me objekt: ?Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare?.
Me Vendimin nr. 39, datë 30.04.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1231/21, datë 30.04.2017, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Tepelenë masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 332.6 milion lekë dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 74.9 milion lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në përcaktimin e kritereve konkurruese për marrjen pjesë në prokurime, në vlerësimin e ofertave ekonomike, në zbatimin e punimeve, si dhe në fushën e hartimit të projekteve e konkretisht për:
z. A.C. me detyrë ish-Kryetar i Komunës Lopës, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor, për procedurën e prokurimit ?Rikonstruksion i shkollës 9 vjeçare Sinanaj, Komuna Lopës Tepelenë?, për:
Dëmin ekonomik në vlerën prej 14,751,486 lekë pa tvsh, shkaktuar nga skualifikimi i padrejtë i operatorit ekonomik me ofertë me vlerë më të ulët, në kushtet kur OE ka plotësuar kërkesat e DST, si dhe kualifikim dhe shpallje fitues të OE me ofertë më të lartë, në kushtet kur OE nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim sipas DST.
Realizimin e procedurës të prokurimit, në kushtet kur anëtarët e KVO nuk plotësonin kualifikimin arsimor për ta realizuar atë dhe nuk janë bërë me dije për prokurimin, duke deklaruar se nuk kanë dijeni të procedurës të realizuar nga ish-Komuna Lopës, nuk kanë nënshkruar apo realizuara asnjë procedurë prokurimi, duke kërkuar verifikimin e falsifikimit të dokumentacionit të tenderit.
z. R.S. në cilësinë e përfaqësuesit ligjor dhe hartuesit të projekt preventivit të investimit?Rikonstruksioni i Hyrjes ?Ali Pasha?, Vazhdimi i shëtitores përgjatë kalasë dhe rikonceptimi i rrugës batalioni ?Baba Abaz?, Bashkia Tepelenë, për:
Rritje fiktive të çmimeve të zërave të punimeve të projekt-preventivit të objektit, jo në përputhje me manualin teknik të çmimeve, duke preventivuar më tepër fondin limit, me pasojë rritje fiktive të vlerës së investimit, përfitimit të pa merituar dhe dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore në shumën prej 11,817,467 lekë pa tvsh.
KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga A.C. me detyrë ish-Kryetar i Komunës Lopës, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor, në kundërshtim ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ?Për prokurimin publik? dhe R.S. nën cilësinë e hartuesit të projekt preventivit, në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 ?Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit? dhe VKM nr. 514, datë 15.08.2007 ?Për informatizimin e llogaritjes së kostos dhe hartimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit, ndryshuar me vendim nr. 664, datë 26.09.2012 , si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 ?Kodi Penal i RSH?, me shkresat nr. 1231/24 datë 04.05.2017 dhe 1231/25 datë 04.05.2017, KLSH ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike? dhe ?Shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.
V.O. Në ëeb-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 39, datë 30.04.2017 i Kryetarit të KLSH-së, në lidhje me këtë auditim./CityNews
Ngarkesa prej 26 ton mish pule, që u bllokua pak ditë më par...
Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas si autor të dyshua...
Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur letrës së...
E lëshoi kush nuk e lëshoi, i ngeci këmba llucës njërit a tj...
Takimi i kryeministrit Rama dhe ambasadorit të SHBA-ve, Dona...
Kreu demokrat Lulzim Basha i ka dërguar në letër publike kry...
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu pas takimit me kreun demokrat...
Takimi mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Am...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme në rrjetet soc...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar për herë ...
Palët politike vijojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje...
Vendi është zhytur në një krizë politike prej muajsh, e cila...
Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi rreth një muaj më parë Presiden...
Është zbardhur paketa e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kriz...
Persona të armatosur kanë sulmuar ndërtesën e televizionit ...
Partia Socialiste ka reaguar për herë të parë pas dështimit ...
Gjatë ceremonies së mandatimit nga presidenti i Maqedonisë, ...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasil...
Askush, sot, nuk duhet dhe as mund të mohojë ekzistencën e n...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka shkuar mesditën e sotme në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...