web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/Hoyt Yee takim kokë më kokë edhe me Majlinda Bregun

15 Maj 2017, 11:21, Aktualitet CNA

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka nisur prej paradites së sotme negociatat për zgjidhjen e krizës politike në vend. Zyrtari i DASH u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin në detyrë, Ilir Meta.

Më vonë, Yee pritet të ulet në tryezën e diskutimit dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Mediat kanë raprotuar se ai do të zhvillojë një takim në grup dhe me disa deputetë të PD. Por, CityNeës mësoi se takimet e negociatorit amerikan me deputetët e opozitës do të jenë të ndara.

Pak më parë, CityNews raportoi për një takim të Yee me Jozefina Topallin, në orën 17:00 në ambientet e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ndërkohë, burime i thanë CityNews se menjëherë pas takimit me Topallin, Yee do të zhvillojë një takim me deputeten Majlinda Bregu. Takimi mes Yee dhe Bregut do të zhvillohet në orën 17:30./CityNews





Lajmet e fundit nga