FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Këngëtarja Eda Zari ka reaguar nëpërmjet një shkrimi te ?Peizazhe të Fjalës? në lidhje me lajmin se ajo kishte dhunuar të ëmën dhe Gjykata e kishte dënuar Zarin me 6 muaj burg.
Bëhet fjalë për një artikull të ?Gazetës Shqiptare? të datës 6 maj 2017, ku gazeta ka publikuar një dokument për një vendim dënimi për Eda Zarin.
Eda Zari thotë se lajmi jo vetëm që nuk përbën interes publik, por as nuk është i vertetë.
?Liria e të shprehurit është kthyer në liri përbaltjeje,? shkruan Zari.
Artistja thotë se ky dokument është i pavërtetë, pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të ketë lëshuar letrën në fjalë:
?Gazeta e ilustronte artikullin me një dokument mbi të cilin vetë gazeta, për të ruajtur ekskluzivitetin e ?zbulimit?, kishte vendosur logon e saj dhe, ndërkohë, pretendonte se dokumentin e kishte siguruar në rrugë ligjore. Ironike kjo, pasi faktet tregojnë të kundërtën: asnjë gjykatë e Tiranës nuk pranon të ketë lëshuar dokumentin në fjalë, çka do të thotë se dokumenti është pa zot,?thotë ajo në shkrimin e saj.
Më tej ajo pyet:
?Sa ishte, i nderuar kryeredaktor, tirazhi i shitur i gazetës më dt. 6 maj 2017? Sa vlejti lëkura ime dhe e kujtdo fshihet pas jush??
Por artistja ka marrë në shqyrtim dhe disa nga aspektet më delikate të medias-online, sidomos komentet e publikut
Artistja thekson paradoksin në të cilin e gjeti veten, ku komentues që as nuk kanë asnjë ide mbi këngëtaren dhe familjen e saj, shprehnin një empati të shtirur për të ëmën e saj.
Shkruan Eda Zari:
?Për ndjeshmërinë kolektive dhe atë mediatike kam ca pyetje:
-Kush i doli për zot nënës sime dhe tim eti kur ua vranë djalin në kufi në shkurt 1990, dhe ata pësuan traumë psikologjike deri në rrënim? Pse shteti nuk u ktheu asnjë përgjigje 70 letrave nga
Amnesty International, dërguar nga 35 vende të botës, për të kërkuar transparencë mbi vrasjen e tim vëllai, Ilirian Zari, në kufi?
-Vallë, kush i doli për zot nënës sime kur kërkonte kufomën e të birit në kufirin shqiptarogrek në rrethinat e Ersekës dhe shteti tallej duke e përcjellë me fjalët ?Ik, mos e kërko kot, hajde pas 15 vitesh ta marrësh??
-Ku ishte keqardhja ndaj nënës, familjes sime dhe ndaj meje kur në hetuesi për ditë të tëra kryefjala ishte shkopi i gomës?
-Sa e madhe ishte empatia dhe solidarizimi i shoqërisë sonë kur Dega e Punëve të Brendshme përjashtoi nga puna time më dhe tim atë, kurse mua m?u hoq e drejta të studioja kanto, sepse menjëherë u quajta e deklasuar?
-Vallë, a i doli kush për zot nënës sime, kur sëmundjet e saj kërkonin dhe kërkojnë ende mijëra euro për t?u kuruar jashtë vendit, sepse sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk ofronte dhe ende nuk ofron asnjë mjekim bashkëkohor antitumoral, asnjë terapi për preAlzheimer apo Alzheimer të avancuar, por ofron higjienë zero, pamundësi të mbulojë kostot përmes sigurimit të shëndetit dhe metoda mjekimi kasapçe, ku literalisht çnjerëzorja dhe dhuna janë martuar prej kohësh??
Sipas artistets, komentet vuanin dukshëm nga mungesa e qytetarisë:
?Më dhanë përshtypjen e një tufe të mërziturish që nuk kishin pasur mundësi të bëheshin subjekt i dhunës hipotetike të ushtruar nga unë. Për ndjeshmërinë kolektive dhe atë mediatike kam ca pyetje: Kush i doli për zot nënës sime dhe tim eti kur ua vranë djalin në kufi në shkurt 1990, dhe ata pësuan traumë psikologjike deri në rrënim??shkruan Zari.
Më tej Zari thotë se vendosi të reagonte pasi nuk ka më kuptim të kalohen në heshtje situatat absurde të kryqëzimit në media dhe të trajtimit të problemeve private si tabelë qitje për turmat e lexuesve:
?Jam e ndërgjegjshme se edhe pas këtij shkrimi do të vazhdoni të më sakatoni padrejtësisht me ç?të mundeni. Fjalën time do ta shisni sërish nëpër gazetat tuaja. Heshtjen time të deritanishme e keni përkthyer si përgjigje që konfirmon shpifjet tuaja. Nuk e kam profesion të merrem me replika, as kam kohë të ndërpres artin tim për t?u marrë me përgjigje ndaj mediave. Por sot ma ka ënda të jem luan për një ditë dhe të mos jem dele e dorëzuar përjetësisht ndaj fuqisë suaj poshtëruese. Ju them se gjetët personin e gabuar për ta kryqëzuar, duke e kthyer në shembull diskreditimi në dobi të shoqërisë dhe për ta sensibilizuar atë?.
Zari e mbyll shkrimin e saj duke thënë se do mbetet besnike e të drejtës dhe urtësisë, dhe do nuk do resht së qënuri njeri:
?Shëmtia juaj, o gazetarë dhe gazeta betonieresh, o ju gojë thashethemexhie të shoqërisë shqiptare, nuk ma prish bukurinë e paqes sime, as dashurinë për familjen, as dashurinë për artin, për të cilin sakrifikoj dhe këndoj me pasion, teksa i mbetem besnike së drejtës dhe urtësisë, të cilën im atë ma ka dhënë me vete: të jem Njeri!? shkruan Eda Zari.
Ish-diplomati amerikan, William Walker, ka përshkruar shqipt...
E njejta gjë si në Shqipëri ndodh edhe në Kosovë, ku partitë...
Një përplasje mes Policisë së Shtetit dhe punonjësve të poli...
Filozofi rumun Andrei Plesu thote se ai qe ka problemin e te...
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hyot Brian Ye...
48 orët e fundit debati më i madh publik, por edhe në rrjete...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë paradite në auto...
Kriza politike në Tiranë ka detyruar Departamentin Amerikan ...
Ambasadori i OSBE-s, Berd Borxhardt, ka shkuar këtë paradite...
Opozita vijon sot në ditën e 86-të të protestës në çadrën pa...
Një 29-vjeçar nga Lezha është shpallur në kërkim nga Polici...
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një shtetas të dënu...
Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në Elbasan me armë zjarr...
Jehona e fenomenit të çuditshëm të zhdukjes së bletëve në Sh...
Zëvendës ndihmës sekretari amerika i shtetit, Hoyt Brian Yee...
Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi akuzo...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 15 maj...
Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, ...
Në Gjykatën Administrative ka nisur gjyqi në themel i projek...
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një shtetas të akuzu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...