Zvicër/ Ndihmëstrajneri kosovar i vjedh 700 mijë franga punëdhenësit
Një ndihmëstrajner në një klub futbolli të Bazelit, shqiptar...
Thelbi i lëvizjes tonë dhe bashkimit qytetar mbetet zëvëndësimi i kupolës politike të korruptuar e kontrolluar nga krimi, droga dhe oligarkët, me një qeveri që kontrollohet nga qytetarët shqiptarë
Një ditë pas marshimit të 13 Majit në Sheshin e Lirisë, qytetarët u bashkuan për të 85-ën ditë rradhazi ku së bashku me Lulzim Bashën folën për kauzën e protestës dhe Republikën e Re.
Dhjetëra studentë, të rinj dhe profesionistë treguan përse u bënë pjesë e qëndresës dhe bashkimit më të madh popullor për liri dhe demokraci. Ata thanë se vlerat dalin fituese ndaj antivlerave që kjo qeveri promovon dhe mbështet.
Të rinjtë deklaruan se në qendër të kësaj kauze të madhe nuk janë vetëm interesat e secilit prej qytetarëve të Sheshit të Lirisë, apo atyre që ngrenë zërin kundër padrejtësive. Në themel të kësaj proteste, sipas studentëve, është vetë individi, qytetari, të drejtat e tij të barabarta, jo vetëm mes njëri-tjetrit por edhe mes çdo europiani, që qeveriset nga vullneti dhe zgjedhja që ka bërë përmes votës së lirë.
?Sa më shumë fuqizohemi ne, aq me shumë na sulmojnë?? tha një prej studentëve të pranishëm, duke i bërë thirrje çdo të riu e të reje të bashkohet në shesh për të vërtetat e tyre, jo për të vërtetat që i imponojnë përmes propagandës qeveritare, mediatike.
Të rinjtë treguan se pjesa më e madhe e tyre duan të largohen, në mënyrë që të gjejnë një të ardhme më të mirë, studim, punësim dhe siguri në jetë. Profesionistët thanë se shumë kolegë të tyre studiojnë gjuhë të huaja, në mënyrë që njohuritë profesionale t?i ushtrojnë në një shtet tjetër, që do i paguajë dhe trajtojë si qytetarë të denjë. Qindra mijëra të tjerë aplikojnë për llotarinë amerikane, sepse kur je shqiptar, të largohesh nga vendi yt, Shqipëria, konsiderohet fat i madh. ?Kjo nuk është Shqipëria që duam?, thanë studentët të cilët formimin dhe kontributin e tyre për vendin duan ta japin në vendin e tyre.
Mungesa e alternativave në politikë, në shoqëri dhe së fundmi edhe në hapsira për t?u shprehur është ajo që të rinjtë, qytetarët shqiptarë denoncojnë si vrasëse të shpresës dhe mundësisë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë.
Lulzim Basha i kujtoi qytetarëve premtimin se të vetmet zgjedhje që do të mbahen në Shqipëri janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe garanci e kësaj është vetë qëndresa 85 ditore e qytetarëve, të cilëve Lulzim Basha i rezervoi falenderim dhe mirënjohjen më të thellë.
?Falenderoj nga zemra gjithsecilin prej jush, qindra mijëra shqiptarë që sfiduat frikën, provokimet, shantazhet dhe propogandën qeveritare, që u ngritët mbi besimin dhe shpresën e zemrës tuaj për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj në sheshin e Republikës së Re.
Dua të falenderoj në veçanti ata mijëra të rinj, studentë, të sapodiplomuar, të punësuar apo të papunë, gjimnaziste, brezin e ri që e mbushi si asnjëherë Sheshin e Lirisë dhe që votoi me praninë e tij Republikën e Re të shqiptarëve.
Mirënjohje e thellë edhe për ata qindra mijëra shqiptarë që nuk u bashkuan dot fizikisht, por ishin me ne me mendje e me shpirt, e na ndoqën deri në përfundimin e referendumit tonë popullor.?
Falenderimet zoti Basha ia drejtoi edhe aleatëve, për qëndresën ndaj presioneve dhe ofertave të pista për të braktisur kauzën e qytetarëve, votën e lire.
?Mirënjohje të veçantë kam për aleatët e koalicionit tonë opozitar, për partitë opozitare, për kryetarët e tyre. Askush në historinë 27 vjeçare nuk ka qënë me më shumë fat se unë si kryetar i opozitës për besnikërinë, qendresën, besimin tuaj të patundur të dashur aleatë. Por mbi të gjitha për besnikërinë që keni demonstruar së bashku me mua ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kauzës së tyre të drejtë.
Sepse thelbi i lëvizjes tonë, thelbi i bashkimit qytetar ka qënë dhe mbetet zëvëndësimi i një kupole politike të korruptuar e cila kontrollohet nga krimi, droga dhe oligarkët, me një qeveri që kontrollohet nga qytetarët shqiptarë. Kjo mund dhe duhet të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.?
Basha i premtoi të rinjve të pranishëm, profesionistëve dhe studentëve se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e tyre për garantimin e zgjedhjeve të lira, të cilat janë të vetmet që do të mbahen në Shqipëri.
?Nëse republika e vjetër e krimit, drogës dhe e vesit nuk tërhiqet nga plani për t?u angazhuar në një proces farsë elektoral monist, e nëse nuk pranon përmes dialogut politik t?i hapë rrugë zgjidhjes së butë me zgjedhje të lira e të ndershme, atëhere Republika e Re do të marrë në dorë, në të gjitha format dhe mënyrat, fatet e qytetarave, institucionet e republikës, Kushtetutën e re, ligjin e ri të republikës dhe së bashku paqësisht por me vendosmëri totale do të përmbysim republikën e vjetër.
Republika e Re e cila së shpejti do të zëvëndësojë institucionalisht, ligjërisht dhe realisht të vjetrën që po bie, kërkon tranzicionin e butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat mund të sigurohen vetëm përmes një qeverie teknike që ndahet nga krimi, që lufton drogën, që përpiqen të japë të gjitha garancitë dhe besimin përmes reformës zgjedhore, votimit elektronik dhe numërimit elektronik.?
Lulzim Basha tha se askush nuk do të lëshojë nga interesi i qytetarëve për të marë diçka për veten e tij dhe se kjo rrugë e republikës së re do të shkojë deri në fund duke u finalizuar me fitoren e kauzës qytetare në marshimin e tretë dhe të rradhës së shqiptarëve të lirë./CityNews
Një ndihmëstrajner në një klub futbolli të Bazelit, shqiptar...
Pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë ng...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 85-të të qendresës kombët...
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta dhe kreu i levizjes Zgjidhja...
I prononcuar rreth artikulimeve më të fundit të rilindasve t...
Pas denoncimeve të vazhdueshme të partisë “SFIDA”, kryeminis...
Vetëm një ditë përpara vizitës së tij në Shqipëri zvendësndi...
Burimet zyrtare të Policisë së beratit kanë arrestuar shteta...
Në vijim të turit të tij të falenderimeve, ish-Kryetari i L...
Një person rreth 47 vjeç është gjendur në rrethanat e dyshim...
Burimet zyrtare të Policisë vendore kanë bërë të ditur se në...
Duhet ta mendoni dy herë para se ti jepni fëmijës tuaj të pi...
Të gjitha femrat e kanë të pamundur ta nisin ditën pa make u...
Mediat dhe politika serbe vazhdojnë të merren me Ramush Hara...
“Sulmi ndaj Arbana Xharrës është një akt barbar dhe i patole...
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Id...
Kanë shpëtuar për mrekulli dy emigrantë shqiptarë, kur dy va...
Pas disa muaj hetimi Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar dhe...
Në një aktivitet të organiyuar në qztetin e Shkodrës, Instit...
Përpiquni që të mos u futeni shumë thellë çështjeve tuaja em...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...