Aleatët “e braktisin” Bashën/Çfarë i bëri bashkë kryetarët e 4 partive në Bllok?
4 aleatët kryesorë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim B...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ish ministre e Integrimit ka reaguar për letrën që eurokomisioneri Johannes Hahn, u dërgoi ditën e sotme qytetarëve shqiptarë.
Bregu në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo është letra më e trishtë, për të cilën do të donte që të mos vinte kurrë.
Bregu gjithashtu thotë se Partia Demokratike sot gjendet në izolim dhe është e pamerituar ajo çfarë po i ndodh.
“Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn u dërgoi sot, me shqetësim të madh, shqiptarëve një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt Partisë Demokratike.
Kjo është letra më e trishtë që s?do doja të kishte mbërritur kurrë. Kjo ka qenë prej kohësh frika dhe arsyeja e vetme për të cilën kam folur e kërkuar që të paktën me veten e me miqtë të mos flisnim sikur i flisnim murit! Që as Europa e as Washingtoni,por asnjë shqiptar me arsye të mos na e drejtonte gishtin duke na bërë me turp për vendimet që në fakt nuk u morën as me diskutim as me shqyrtim as me parashikim nga demokratët, por nga kush nuk desh të dëgjojë.
Ja ku jemi sot! Izolim! Pasi na foli e u përpoq të na bindë me gjuhë diplomatike e dashamirësi demokratike, me oferta e negociatorë, pasi ra në vesh të shurthët e kokëfortësi, Europa sot vendosi të na bjerë kokës: ?Zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës. Opozita aktuale, qëllimisht ka bojkotuar zgjedhjet. Demokracia nuk do të pengohet duke bojkotuar institucionet. Veprimet që dëmtojnë të drejtën e qytetarit për të votuar dhe liritë e tjera themelore janë të papranueshme?
Eshtë e pamerituar kjo e keqe që i ndodhi sot partisë së parë antiopozitare në Shqipëri.
Eshtë i rëndë ky qëndrim për të gjithë ata qindra e mijëra demokratë që shkulën diktaturën me ëndrrën për t?u bashkuar me perëndimin e mohuar dhunshëm prej vitesh.
Eshtë e pamerituar për të gjithë ata që e lanë rininë e tyre burgjeve të regjimit komunist vetëm pse donin Europën, e dolën me thinjat e pritjes për ta shijuar më në fund atë.
Eshtë i papranueshëm ky qëndrim për të gjithë ata burra e gra që u vranë pa gjyq, pse guxuan të mendonin ndryshe.
Eshtë e pameritur për të rinjtë që po mbeten ende në udhëkryq e për të gjithë ata punonjës të institucioneve shqiptare, që kanë punuar ndër vite, ore e pa orë, për ta afruar Shqipërinë me Europën me të gjitha standartet që kërkon ajo.
Europa sot e drejtoi gishtin nga PD-ja, por u bën thirrje shqiptarëve (të gjithë demokratëve) të mos bien në të njëjtën humnerë me të!!!!
?Le të jemi të qartë. Përgjegjësia do të jetë e liderve, nëse ata do të shkelin aspiratat legjitime të popullit, për një jetë më të mirë?- tha Hahn
Nuk qaj hallin as të kryetarit të PD -se as të ndokujt tjetër që nuk e ndali dot, këtë shkarje, por të atyre qindra mijëra demokratëve që nuk e donin PD-në rrugëve. Kryetari e deshi PD-në në çadër e jo në Parlament; në mosbindje civile e jo në zgjedhje!
U gëzua nga e ashtuqujtura ?fitore e Kavajës?, që veç si e tillë s?duhej festuar asnjëherë.
Sot ne nuk e meritonim këtë!
Ikja nga beteja për asnjë arsye nuk është rezistencë ndaj kësaj maxhorance të frikshme, as përballje me Edi Ramen, por dorëzim para të keqes që ka zaptuar të përditshmen e shqiptarëve, duke i dhënë një pushtet të pakufizuar të vetmit që pushtetin e lakmon dhe me të tallet.
Parlamenti i nesërm do të jetë i pari në 27 vjet ku “demokracia” do të përdoret për të ç’ rrënjosur demokracinë! Dhe jo vetëm s?do ketë pikë vullneti të luftojë drogën e krimin, por përkundrazi rrezikon ta çojë Shqipërinë drejt presidencializmit turk!
Ka vetëm një rrugë për të mos e lejuar rëndimin e fatit të shqiptarëve dhe copëtimin vetëshkatërrues të PD ?së: kurajo e shpresë e të gjithë demokratëve, për të rindërtuar partinë që sot përballet pamerituar, me dilemën të jesh a të mos jesh!”, përfundon Bregu./CityNews
4 aleatët kryesorë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim B...
Kryetari i partisë LIBRA, pak minuta më parë ka treguar se s...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka re...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas let...
Ditën e sotme është shpallur lista e plotë e kandidatëve nga...
Eurokomisioneri, Johanes Hahn u ka dërguar letër shqiptarëve...
Çdo mbrëmje, pasi të shkoni në shtëpi pas një dite të vështi...
Është publikuar lista e kandidatëve nga avokatia për të qenë...
Disa deklarime publike të pak deputetëve të PD-së dhe disa d...
Avokati i Popullit , z. Igli Totozani, kërkon marrjen e masa...
Ka dale sot Kryetari i KQZ dhe paska bere perseri doktrine. ...
Kolegji Zgjedhor ka vendosur që kërkesën e opozitës shqiptar...
Ditën e sotme Policia e Pogradecit si rezultat i bashkëpunim...
Dy poliklinikat e mëdha të Specialiteteve të Tiranë si dhe p...
Nëse trupi juaj është larg të qenurit perfekt, me siguri që ...
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditën e sotme dekretuar da...
Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me kërcënimet dhe th...
Eliminimi i qimeve nga buza e sipërme me pastë sheqeri apo m...
Kreu i grupit të LSI, Luan Rama, ka hedhur kritika ndaj dy p...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, po flet në një ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...