Oerd Bylykbashi komenton deklaratën e Bibës/Pandi Majko do të thoshte: Shut up!!!
Ka dale sot Kryetari i KQZ dhe paska bere perseri doktrine. ...
Avokati i Popullit , z. Igli Totozani, kërkon marrjen e masave të nevojshme lidhur me garantimin e të drejtës së votës për personat e paraburgosur dhe të dënuar gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë. Ai i është drejtuar me një rekomandim të posaçëm Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Ky dokument është pjesë e një pakete të plotë rekomandimesh të përgatitur nga Avokati i Popullit për procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Në këtë rekomandim Avokati i Popullit shprehet se:
Sipas nenit 45/4 të Kushtetutës, vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Kjo e drejtë politike e qytetarëve e sanksionuar në Kushtetutë duhet të garantohet edhe praktikisht. Vendi ynë si shtet demokratik në kuadrin e realizimit të synimeve të tij për t?u integruar në BE, ka detyrimin të garantojë dhe respektojë parimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetari të ketë të drejtë dhe mundësi të votojë në përputhje me vullnetin e tij dhe të ketë sigurinë e votës së lirë, të fshehtë dhe numërimit të saj.
Avokati i Popullit mbështet fuqimisht faktin se kjo e drejtë duhet të ushtrohet edhe nga të gjithë personat që u është kufizuar liria fizike. Për më tepër, strukturat shtetërore duhet të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore me qëllim që këto shtetas, të privuar nga liria sipas një proçesi ligjorë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur.
Në rolin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Avokati i Popullit, ka ndjekur procesin përgatitor dhe ka monitoruar procesin e votimit gjatë zgjedhjeve të kaluara, duke evidentuar dhe raportuar mbi problematika të ndryshme, të cilat në vetvete cënojnë të drejtën e personave të privuar nga liria që të ushtronin lirisht të drejtën e tyre të votës.
Në këtë kuadër, theksojmë faktin se stafet e IEVP-ve duhet të trajnohen dhe njihen me zbatimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, me qëllim që të ketë një kuptim sa më të qartë të tyre dhe të mos vihen re mangësi gjatë ushtrimit të detyrave të tyre funksionale.
Nga ana tjetër, duhet të verifikohen dhe zbatohen me korrektësi procedurat e regjistrimit dhe ç?regjistrimit të vendbanimit në institucionet e vuajtjes së dënimit, në zbatim të nenit 18, pika 1/b, pika 2 dhe pika 3 të Ligjit ?Për gjendjen civile?. Kjo është shumë e rëndësishme me qëllim shmangien e problemeve dhe parregullsive në përgatitjen dhe shpalljen e listave të zgjedhësve, në përputhje me nenin 56, të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu, duhet verifikuar dhe garantuar pajisja e të gjithë personave të paraburgosur apo të dënuar me dokumentacion respektiv të identifikimit, siç është karta ID apo pasaporta. Avokati i Popullit ka konstatuar se është cënuar e drejta e votës për personat e paraburgosur dhe të dënuar, për shkak të mospasjes së ID-së, apo pashaportës, në momentin e votimit. Këto dokumente ndodheshin në dosjet e tyre personale në Komisariatet e Policisë, në Prokurori, apo edhe Gjykatë.
Një cënim apo shkelje e tillë nuk duhet të jetë evidentë gjatë procesit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, pasi përbën cënim të të drejtës themelore të shtetasve për të zgjedhur.
Së fundmi, Avokati i Popullit vë thekson në shmangien e mangësive infrastrukturore për lehtësimin e aksesit në to, të personave të paraburgosur dhe të dënuar, me aftësi të kufizuara. Këto persona, pavarësisht paaftësive të tyre fizike, janë të barabartë me të gjithë personat e tjerë të paraburgosur apo të dënuar, dhe gëzojnë gjithashtu në mënyrë të barabartë të drejtën e votës, të cilën duhet ta ushtrojnë pa pengesa infrastrukturore.
Në këtë kuadër, duhet mbajtur parasysh edhe zbatimi me rigorizitet i nenit 108 të Kodit Zgjedhor në të cilin parashikohet procedura e votimit për zgjedhësit që nuk mund të votojnë vetë. Sa i përket personave të paraburgosur e dënuar, të cilët janë deklaruar analfabetë, duhen marrë masat e domosdohme për shmangien e parregullsive në procesin e mbajtjes së proces-verbaleve dhe të lejimit të personave për të zgjedhur në mënyrë të lirë personin që do t?i ndihmojë në proces.
Avokati i Popullit ju referon lidhur me përmbushjen e detyrimeve të sipërcituara ligjore, në bazë të të cilave, strukturat shtetërore të ndërmarrin të gjitha procedurat, hapat dhe veprimet e nevojshme me qëllim që personave të paraburgosur apo të dënuar t?u garantohet ushtrimi i të drejtës së votës në mënyrë të barabartë, të drejtë dhe të pakushtëzuar.
Roli i strukturave shtetërore në këtë proces është i një rëndësie të madhe për krijimin e një mjedisi të sigurtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj është detyra e juaj dhe pritshmëria e publikut që strukturat respektive të pushtetit të angazhohen për të siguruar zbatimin me rigorozitet të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Parimi i shtetit të drejtës se ?Askush nuk mund të dalë mbi ligjin? duhet të udhëheqë çdo punonjës të strukturave shtetërore gjatë kryerjes së detyrave në këtë proces dhe në çdo rast të manifestojë standarde të larta profesionale, etikë dhe integritet, duke mos u bërë pengesë në ushtrimin e të drejtës së votës, por përkundrazi, të kontribuojnë në ushtrimin e lirë dhe pa ekuivoke të saj./CityNews
Ka dale sot Kryetari i KQZ dhe paska bere perseri doktrine. ...
Kolegji Zgjedhor ka vendosur që kërkesën e opozitës shqiptar...
Ditën e sotme Policia e Pogradecit si rezultat i bashkëpunim...
Dy poliklinikat e mëdha të Specialiteteve të Tiranë si dhe p...
Nëse trupi juaj është larg të qenurit perfekt, me siguri që ...
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditën e sotme dekretuar da...
Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me kërcënimet dhe th...
Eliminimi i qimeve nga buza e sipërme me pastë sheqeri apo m...
Kreu i grupit të LSI, Luan Rama, ka hedhur kritika ndaj dy p...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, po flet në një ...
Paraditen e sotme presidenti Hashim Thaçi, mblodhi në një ta...
Nëse ka një gjë që bashkon të gjithë në këtë planet, njerëzo...
Kryeministri Edi Rama është i përgjigjur me ironi thirrjes s...
Gjergj Bojaxhi thotë se reforma në drejtësi nuk mjafton për ...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka drejtuar një letër t...
Ambasadorët Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bernd Borchardt k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar përmes një me...
Ne nuk ka pse të jemi krenarë sepse Shqipëria jonë është një...
Në të gjithë historinë e egzistencës së vet, Liqeni i Viroit...
Fondi prej gjashtëdhjetë e pesë milionë lekë i nxjerrë nga b...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...