Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Janë regjistruar 2100 kandidatë për zgjedhjet e 18 qershorit 2017. Janë vetëm 15 nga 66 parti politike. Nëse të gjitha partitë do të regjistroheshin në zgjedhje atëherë do të kishim edhe 7140 kandidatë të tjerë, ose në total, 9240 kandidatë në një numër votuesish prej 1.7 milion. Në total do të kishim 1 kandidat për 183 zgjedhës. Tani kemi 1 kandidat për 809 zgjedhës, nëse marrin pjesë edhe votuesit e opozitës! A ka Shqipëria kapacitete për të pasur kaq shumë kandidatë? A është profesioni i deputetit një profesion cfarëdo që mund të bëjë kushdo, mjafton të jetë mbi 18 vjec dhe të ketë një dokument identifikimi? A mund të ketë popull më deputet-dashës sesa shqiptarët, – të cilët në sondazhe tregojnë se janë edhe më të zhgënjyerit në rajon ndaj deputetëve dhe parlamentit? Janë pyetje që nuk kanë nevojë për përgjigje. Sepse dihen përgjigjet.
Fiktiviteti i partive, fiktiviteti i zgjedhjeve, fiktiviteti i konkurrencave dhe fiktiviteti i shumicës së gjërave që politika ka prodhuar e prodhon, provohet më së miri në këto dy lista partie, të evidentuara nga stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike. Janë dy parti politike, MEGA dhe PAD, e para pjesë e koalicionit me PD më 2013 dhe jashtë dy koalicioneve politike më 2013, e dyta pjesë e koalicionit me PD më 2013 dhe pjesë me koalicionin e PS më 2017, e para partia e dytë e minoritetit grek në Shqipëri, e dyta partia e dytë liberale në Shqipëri, e para me kryetar Kristo Kiço e seli në Sarandë, e dyta me kryetar Eduart Abazi e seli në Tiranë. Secila ka paraqitur nga 140 deputetë, – sic shihet, – nga 15 anëtarë me një mbiemër, babai, djali, vajza, xhaxhai, nipi, mbesa dhe ca kushërinj të afërt apo të largët! Tek MEGA pesë mbiemra përbëjnë më shumë se 50% të listës së kandidatëve. Tek parti të tjera, përfshirë PSD, PKSH, AAK, ADK, etj, gjenden një numër i madh familjarësh në listë. Dhe kështu, ja u bë lista dhe hajde tani të bëjmë parti e zgjedhje. Kështu mbahet partia, kështu bëjmë pluralizëm.
A janë partitë kaq familjare? A mund të jenë zgjedhjet kaq familjare? A mund të cilësohet fiktiviteti i kandidatëve standard i pranueshëm demokratik? Ka më shumë se një përgjigje. Psh, ligji ynë i detyron partitë të jenë fiktive, sepse u kërkon të vendosin kandidatë në shumë zona zgjedhore, edhe ku nuk kanë anëtarë. Se ligji ynë i detyron partitë e vogla të respektojnë formalisht kuotat gjinore dhe kështu të fusin në listë familjarët e tyre të gjinisë tjetër, në mënyrë që ti shpëtojnë gjobës. Me një gur vrasin katër zogj: bëjnë listën, mbajnë partinë, respektojnë kuotat dhe shfaqen si parti me shtrirje kombëtare…!!!
Është koha të mendojmë jo vetëm për 18 apo 19 qershorin, por të mendojmë seriozisht edhe për një reformim tërësor të legjislacionit mbi partitë dhe zgjedhjet. Partitë kanë vlerë kur janë konkurruese, kur janë të ndryshme, kur janë prezente, kur janë aktive, kur ofrojnë vlera dhe kur jetësojnë pluralizmin e ideve dhe platformave. Përndryshe, i shndërrojmë 66 partitë në 66 fise kryetarësh dhe të miqve të tyre besnikë, sic edhe në tërësi të tilla duket se janë./ISP
Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka zhvilluar një bisedë me se...
Janë fare pranë, mjafton të zgjasim dorën, të lehta për t’u ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka sqar...
Një tjetër zyrtar i lartë pritet të mbërrijë në Shqipëri për...
Agrumja e mijëra virtyteve, i njohur që nga kohërat e lashta...
Ministria e Integrimit Europian, në bashkëpunim me Kuvendin ...
Dhimbjet e menstruacioneve janë të pranishme te një numër i ...
Një tërmet ka goditur sot vendin tonë. Lëkundjet janë ndjerë...
Në botën e kthjellët dhe racionale të tuneleve të nëndheshme...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër n...
Në Ditën e Europës, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, sh...
Pas debateve në ditën e parë me Fiorentinën, Elasamedi është...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar p...
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar Listën Përfundi...
Tani qe klasa politiko-burokratike dhe zgjatimet e saj media...
Fjala e kryetarit të PS Tiranë Saimir Tahiri gjatë Kongresit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për Kongresin e Par...
Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir ...
Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë që ka...
Edi Rama në vijim të fjalës së tij në Kongresin Elektoral të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...