Trazirat në Maqedoni/ Aktakuza që rëndon mbi 9 dhunuesit e deputetëve
Në përfundim të hetimeve rreth sulmit mbi Kuvendin ndaj Kuve...
Partia Demokratike po merr masa ekstreme për protestën e ditës së shtunë me 13 maj dhe ditët e fundit kreu demokrat ka ashpërsuar gjuhën e tij ashtu siç bëri edhe përpara protestës së Kavajës.
Strategjia e Partisë Demokratike, nuk duket të jetë vetëm mesazhi që përçon Basha, ka edhe një tjetër formë organizimi për të ushtruar presion mbi qeverinë. Për më tepër një trupë speciale për ditën e protestës.
CityNews sjell eksluzivisht foto dhe fakte të plota në lidhje me përgatitjen organizative që po merr Partia Demokratike në të gjithë Shqipërinë.
Kreu demokrat Basha nuk do të çojë thjesht disa dhjetëra mijë shqiptarë në protestë, shumë prej tyre do të jenë një “trupë paramilitare? e përgatitur nga njerëzit më besnikë afër Lulzim Bashës.
Kjo “trupë paramilitare”, e cila do të jetë pjesë e korpusit Azem Hajdari, po përgatitet nga një marins amerikan, i cili sipas fotove të mëposhtme ka filluar të shkojë në qytetet e veriut të Shqipërisë ku takon 15 po 20 besnikë të Partisë Demokratike, i shoqëruar nga Agest Kopellaj, asistent i Bashës, anëtar i këshillit kombëtar të PD. Agjenda e marinsit me emrin “Brawn” vazhdon edhe në qytetet e tjera, i shoqëruar nga Kopellaj, i cili luan rolin e përkthyesit dhe jep detaje në lidhje me organizimin për të përzgjedhurit që janë pjesë e takimeve.
Grupi i njerëzve të besuar do të jetë i ndarë nga pjesa tjetër e turmës, këta njerëz të cilët kontaktohen nga amerikani me emrin ?Brawn? i cili prezantohet si një ushtarak dhe marins i trupave amerikane në Lindjen e Mesme, do të vishet me uniforma të cilat ndodhen në selinë e Partisë Demokratike.
Amerikani ?Brawn? nuk pranon të fotografohet, nuk jep sqarime se kush është realisht, por i shoqëruar nga asistenti Kopellaj, deklaron se ka qenë marins në Irak dhe Partia Demokratike e ka kontaktuar që ai të ndihmojë për protestën e 13 majit.
Sipas burimeve të CityNews PD ka bërë gati uniformat për trupën e përzgjedhur prej tij, e cila do të bëjë paradë thuajse ushtarake ditën e protestës, kjo është ajo që dihet dhe që thuhet për më tej gjithçka është tepër sekrete. Ne kemi mësuar se personat që do të vishen me këto uniforma në paradë janë njerëzit më të besuar pranë Bashës në Partinë Demokratike.
Korpusi Azem Hajdari u shfaq për herë të parë në protestën e demokratëve të dy viteve të shkuara, ai u quajt nga mediat në atë kohë si një “grup paramilitarësh”. Ky grupim tani do të ketë brenda tij besnikë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe do të drejtohet nga një marins amerikan, siç pretendon ai të ketë qenë në Irak. Cila është arsyeja dhe për çfarë do të shërbejë kjo trupë ?paramilitare?, ende nuk dihet. Partia Demokratike po vepron, jo thjesht dhe vetëm duke tentuar të tensionojë situatën mes fjalimeve të Bashës, por mesa duket masat kanë zbritur deri në bazë.
CityNews mësoi se njerëzit besnikë do të paraqiten 2 orë para protestës, ku do të vishen me uniformat që ndodhen në seli, aty do orientohen për çdo lëvizje dhe qëndrim të tyre. Amerikani ?Brawn? është personi që do të organizojë operacionin e këtij grupi besnikësh që kthehen në ?trupë paramilitare?.
Në fotot e mëposhtme do të shikoni amerikanin ?Brawn?(ekskluzive 2 foto 3) me rreth të kuq, Agest Kopellaj, asistentin e Lulzim Bashës dhe anëtarin e këshillit Partisë Demokratike me rreth të blu dhe disa foto të korpusit Azem Hajdari./CityNews
Në përfundim të hetimeve rreth sulmit mbi Kuvendin ndaj Kuve...
Edi Rama është një kryeministër me një qeveri që ndërhyn tek...
Disa ditë pas të enjtes së përgjakshme, po rritet presioni b...
Kreu demokrat, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij te çadra ka ...
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, Skender Hyseni ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës s...
Qeveria e Kosovës ka shtyrë mbledhjen e saj për marrëveshjen...
Prokuroria ka shpallur pretencën për anëtaren e pezulluar të...
Kreu demokrat, Lulzim Basha në fjalën e tij te çadra e opozi...
Kryetari i Partisë Demokratike po flet në këto momente nga ç...
Vetëm një ditë pas shpalljes së fitores së garës presidencia...
Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetas grek në aeroportin ...
Furtuna Xhafaj ka prekur edhe komisariatet e qarqeve. Ditën ...
Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë ...
Kosova ka hyrë sot në një javë të rëndësishme për nga zhvill...
Policia ka bërë ka bërë të mundur realizimin e një operacion...
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, i ka dërguar një rekom...
Eshtë thënë nga Edi Rama se dita e hënë, datë 8 maj, do jetë...
Kur Fahriu i propozon PD-së një plan politik zakonisht me nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...