Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kur Fahriu i propozon PD-së një plan politik zakonisht me një gur kërkon të vrasë dy zogj, t? i bëjë një shërbim politik partisë dhe të fitojë vetë disa para. Me një plan të tillë shkoi Fahriu këto ditë te Luli.
-Kam një plan që po ta zbatojmë në protestën e 13 majit, do të justifikojmë një sulm ndaj Kryeministrisë nëse është i nevojshëm, dhe do ta bëjmë qeverinë që të na paguajë faturën e çadrës, madje me dëmshpërblim. ?I tha Luli Fahriut.
Luli e priti me interes propozimin sepse një nga shqetësimët e tij është se po rritet fatura e për koston e marrjes me qira të çadrës që sa vjen dhe po rritet e që duhet paguar një ditë. Basha e di se kur është fjala për pagesën e borxheve, Fahriu ka gjithmonë një plan sesi borxhet e tij t? i paguajë qeveria dhe ai të fitojë diçka shtesë madje.
-Ta dëgjojmë, na e trego planin Fahri.- Tha Luli.
Fahriu nisi të tregonte planin sipas të cilit meqënëse në 13 maj do të ketë patjetër përplasje të protestuesve me policinë në bulevard, me këtë rast do të hidhen bomba tymuese dhe fishekzjarrë të të gjitha llojeve. Kur bulevardi të mbulohet me tym, një komando e përbërë nga disa djem të instruktuar personalisht nga Fahriu do t? i verë zjarrin çadrës në disa pika, nga jashtë dhe nga brenda. Që zjarri të bëhet sa më i madh dhe spektakolar, këta djem do të jenë të pajisur me shishe me benzinë që do ta derdhin në disa pika të caktuara.
-Pse duhet vënë zjarri nga jashtë dhe nga brenda?- Pyeti Luli.- Nga brenda është me rrezik se do t? i shohin njerëzit tanë që janë në çadër.
-Zjarri duhet vënë nga brenda që të vdesin disa njerëz nga asfiksia prej tymit e të digjen. Për këtë do të akuzohet Policia. Këta ne do t? i shpallim dëshmorë e do t? ua përmendin sa herë të na çajnë trapin me të vrarët e 21 janarit dhe ata të Gërdecit. Se gjithmonë na i kujtojnë ty dhe mua, për arsye se ti ke qenë Ministër i Brendshëm në 21 janar dhe unë kisha futur vajzën si bashkëpronare me Delijorgjin në Gërdec. Kur të na çajnë veshët me 21 janarin e 15 marsin, ne do t? u
kundërpërgjigjemi me 13 majin.- Tha Fahriu.
-Po kështu si e ke bërë planin ti mund të vdesin shumë nga njerëzit tanë.- Tha Luli.
-Do të vdesin së paku 30 vetë, aq sa na duhet që të themi se 13 maji është më keq se 21 janari dhe Gërdeci të marrë së bashku. Po ç? rëndësi ka, sikur u mbaruan militantët dhe votuesit tanë me këta që do të vdesin. Pastaj ata me vdekjen e tyre do t? i bëjnë një shërbim të madh demokracisë.-Tha Fahriu.
-Po ata djemtë që do t? i venë zjarrin çadrës nga brenda, kamikazë do të bëhen, -tha Luli i menduar, – a mund të gjesh njerëz të tillë?
-Atyre do t? u themi se bëhet fjalë për një zjarr të rremë, nga ata që përdoren kur bëhen filma, për efekte speciale. Zjarr që bën flakë të rreme por që nuk djegin dhe tym të lehtë, jo mbytës. Për këtë qëllim do t? u jampim benzinë të përzier me parfum që të mos e kuptojnë.-Tha Fahriu që kishte menduar çdo gjë.
-Po kështu do të vdesin dhe ata.- Tha Luli.
-Ne do t? i nderojmë edhe këta si dëshmorë të demokracisë.- Tha Fahriu dhe shtoi për ta bindur liderin: Pamjet e çadrës që digjet para qeverisë do të bëhen lajm në mediat botërore. PD do të shtojë si kusht për pjesëmarrjen në zgjedhje edhe dëmshpërblimin për djegien e çadrës. Këtu mund të luajmë duke e rritur faturën. Ju paguani faturën e çadrës, unë nxjerr ndonjë financim për gazetën, -tha Fahriu i cili kur kërkon të nxjerrë para për vete fshihet gjithmonë pas gazetës së tij dopio pesë.
Lulit i pëlqeu plani, por kishte vetëm një vërejtje.
-Problemi është se ka rrezik që t? u filmojnë e pastaj marrim fund, diskreditohemi para gjithë botës. Kam dyshime se na kanë vënë kamera të fshehta edhe brenda çadrës. Imagjino të dalin pamjet e çunave që i venë zjarrin çadrës nga brenda.- I tha Luli Fahriut.
-E kam menduar edhe këtë,- tha Fahriu.- Do të hidhen bomba tymuese edhe nga brenda çadrës për të cilat do të
akuzojmë provokatorët e Policisë.
-Po doli me sukses ky plan,- tha Basha, – më kërko çfarë të duash kur të vimë në pushtet.
-Për këtë kemi kohë të flasim, -tha Fahriu,- po si fillim dua të ma futësh vajzën në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Korçës, se djalin e kam të siguruar edhe për pesë vjet në Presidencë tani që u zgjodh Meta.
-Punë e mbaruar,- tha Luli.
Fahriu e urren çadrën e PD-së se atje brenda nuk e pranojnë dhe kur shkon e tallin. Basha nuk e ka thirrur asnjëherë Fahriun që të flasë në çadër. Prandaj Fahriu kërkon edhe që të hakmerret ndaj njerëzve të çadrës.
Për Fahriun nuk janë një gjë e r
e plane të tillë si ky për djegien e çadrës. Në vitet tetëdhjetë Fahriu i propozoi Sigurimit të Shtetit një plan të ngjashëm në qytetin e Elbasanit për të diskredituar siç thoshte ai, propagandën që bëhej në botën kapitaliste se në Shqipërinë komuniste kishte mungesa të mëdha ushqimesh për popullsinë. Fahriu, i cili kishte miqësi me Ministrin e Brendshëm Hekuran Isai, kur ky i tha se udhëheqja e kishte shqetësim këtë propagandë, i propozoi një plan për të përgënjeshtruar propagandën borgjezo-revizioniste. Fahriu tha që të bëhej një shpërthim në kanalizimet e ujërave të zeza në qytet, në atë mënyrë që të çahej toka dhe të kishte viktima.
-Ku shpërthejnë kanalet e ujërave të zeza?- I tha Fahriu Lalë Hekrit.- Atje ku ka për të ngrënë dhe ku njerëzit hanë shumë.
Plani i Fahriut u miratua dhe u zbatua. Shpërthimi në kanalin e ujërave të zeza shkaktoi një çarje toke për disa qindra metra, pati edhe viktima. Propaganda komuniste e përhapi lajmin në botë, megjithëse ngjarje të ngjashme i fshihte. Kuptohet, lajmi u shpërnda me nënkuptimin që kam thënë më lart. Fahriu mori falenderime dhe u shpërblye me një udhëtim jashtë shtetit, në Burkina Faso, vendin afrikan mik të Shqipërisë enveriste.
-A di gjë Meta për këtë plan?- I tha Luli Fahriut para se të ndaheshin.
-Këtë as e pohoj dot, por as e mohoj,- tha Fahriu.- Por mund të të siguroj për një gjë. Kur të ndodhë tragjedia qëndrimi i LSI dhe Metës si President i zgjedhur do të jetë në favorin tonë, domethënë ata do të kërkojnë zbulimin dhe dënimin e fajtorëve nga rradhët e Policisë.
-Kaq na mjafton,- tha Luli.
Gara politike në Shqipëri është mbajtur prore në nivelin e n...
Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka komentuar zgjedhjet në...
I ndodhur në fundjavë në qytetin e Pogradecit për të promovu...
Në një kohë kur Lazarati i ka të mbyllura shtigjet për punës...
Furtuna Xhafaj, ashtu siç është njoftuar edhe më parë, ka pr...
Në Kuvendin e Kosovës sot do të hidhet për diskutim projektl...
Njihuni me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotmee, 0...
Policia e Shkodrës ka dhënë versionin zyrtar për ngjarjen e ...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikur një ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme në orën 11:00 p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit t...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano në një postim në r...
Lideri i LDK-së duket se sot edhe “zyrtarisht” e ka filluar ...
Për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të shmangur ...
Emmanuel Macron është zgjedhur President i Republikës së Fra...
Franca nuk është ajo e balotazhit, dhe është e rëndësishme q...
Dashi Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift,...
Çiftet që kanë pasur me pare debate apo kane kaluar një kriz...
Emmanuel Macron ka shkaktuar një tërmet politik në politikën...
Ajo që për partitë politike shqiptare është sfida e gjetjes ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...