Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
RRUDHANI:Siguria vjen vetëm atëherë kur ka qëndrueshmëri politike dhe investitori ndihet i sigurt se do të ketë konkurrencë të lirë ekonomike dhe jo monopole, siç është te ne
Klima konfliktuoze politike e viteve të fundit po e dëmton tej mase ekonominë e brishtë të Kosovës, sidomos në investimet e mëdha e serioze, të huaja dhe të vendit. Analistët janë të mendimit se kjo situatë e brishtë ka bërë që ta dëmtojë dhe ta shkatërrojë ekonominë e Kosovës. Ata thonë se e tërë kjo situatë vjen nga fakti se shumë politikanë vendimmarrës kanë ndikimet e tyre të mëdha, por edhe interesa të fuqishme në shumë biznese që janë të inkriminuara në Kosovë, ku po këta politikanë po i favorizojnë këto biznese, sepse nga ato biznese ata madje dyshohet se marrin haraçe të mëdha shumëmilionëshe dhe po këta politikanë dyshohet me të madhe se kanë interesa të fuqishme në shumë biznese në Kosovë, ku favorizojnë këto biznese, sepse nga ato ka dyshime se po ua marrin haraçin, duke shkelur me të dyja këmbët mbi sipërmarrjen e ndershme private, që nga këta politikanë janë të pambështetur e të nëpërkëmbur. Shih për këtë, po të njëjtit analistë edhe e shtrojnë çështjen se si u bënë politikanët tanë kosovarë milionerë me një pasuri të pafundme, që gjoja se e paskan bërë kinse vetëm me rrogat e tyre, që nuk janë askund në proporcion me pasurinë e madhe që kanë krijuar në vend, por edhe me dyshime se të njëjtit kanë pasuri edhe jashtë vendit.
Korrupsioni, pengesë e madhe
Deputeti i opozitës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), thotë se nuk ka asnjë dyshim se klima konfliktuoze politike e viteve të fundit po e dëmton tej mase ekonominë e brishtë të Kosovës, sidomos në investimet e mëdha e serioze, të huaja dhe të vendit. Ai sqaron se, në bazë të të dhënave të BQK-së, mësohet se në vitin 2007 shuma e investimeve të huaja në Kosovë kishte arritur në 450 milionë euro, kurse një vit më vonë, në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, investimet u zvogëluan në 355 milionë euro.”Që nga ajo periudhë pothuajse për çdo vit ka pasur rënie të investimeve, kurse rënie të investimeve ka pasur edhe vitin e kaluar, kur investimet e huaja kishin rënë në vetëm diçka më shumë se 150 milionë euro”, u shpreh ai. Opozitari Hoti thotë se Organizata ndërkombëtare “Transparency International” ka disa vjet që po e radhitë Kosovën në mesin e 100 vendeve për shkak të dyshimeve shumë të mëdha për shkallën e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar dhe zhvatjes apo haraçit, që dyshohet se me të madhe po e bëjnë politikanët e tashëm ndaj bizneseve të ndershme dhe atyre bizneseve me të cilat janë pjesë e punëve të pista.”Organizatat e pavarura në Kosovë thonë se radhitja që i është bërë Kosovës në mesin e 168 vendeve të botës është pasqyrim i gjendjes reale, ku shkalla e korrupsionit dhe dyshimet e haraçit vazhdojnë që të mbeten të larta, andaj e kemi këtë gjendje ku jemi buzë greminës ekonomike, që vjen si pasojë e sundimtarëve të tashëm”, theksoi Hoti.
Ekonomia të zhbllokohet
Eksperti i ekonomisë dhe ligjëruesi universitar, Muhamet Sadiku, tha se në këtë fazë të zhvillimeve Kosova është duke u përballur me shumë vështirësi. “Kemi nevojë për debllokimin e ligjshmërisë ekonomike. Lëvizja e ofertës dhe kërkesës krijon mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik”, tha ai. “Në rend të parë duhet të përfundojmë transformimin pronësor, duhet zbatuar reformat strukturore dhe duhet luftuar monopolet. Kjo do të bëhet nëse nga zhvillimi largohet politika primitive e krijimit të favoreve për disa aktorë ekonomikë. Kërkohet që të krijohet një mjedis konkurrues dhe i përshtatshëm për garën ekonomike”. Ekonomisti Sadiku tha se që të arrihet ky mjedis kontributin më të madh duhet ta japë politika.”Është me rëndësi të analizohen raportet Qeveri-kompani, me qëllim të identifikimit të aleancave që shkatërrojnë konkurrencën. Duhet analizuar mirë së kush mund t’i fitojë tenderët qeveritarë për furnizime të mëdha. Kërkohet që të promovohet liria ekonomike, llogaridhënia dhe qeverisja e mirë me asete publike. Por, mbi të gjitha luftimi i korrupsionit institucional. Partnerët ndërkombëtarë janë në pritje të një ballafaqimi me korrupsionin e theksuar”, potencoi ai.
Kriminalizimi i shtetit
Analisti Reshat Badallaj tha se virusi dhe metastaza kancerogjene për shkatërrimin e ekonomisë së Kosovës pa dyshim se është shumë e lidhur me politikanë të majave të shtetit të inkriminuar dhe kanë ndikimet e tyre të mëdha në ndarjen e pazareve dhe të haraçit.”Kështu që edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe kanë frikë të bëjnë investime të mëdha në biznese në Kosovë, duke e ditur se pas shpinës së kësaj janë politikanët mafiozë e oligarkë të majave të shtetit”, tha ai.”Banditët e majave të larta të shtetit pa mëshirë kanë bërë pasuri marramendëse, duke i shtyrë dhe duke i ndërsyer argatët e kamotshëm të Serbisë, ta zëmë bandën “Devolli” dhe “ETC”-në e hises së Ramiz Kelmendit dhe ortakut të tij, Boguljub Kariqit. Po e marrim një shembull shumë të thjeshtë, por shumë kuptimplotë: Si ka mundësi që këta politikanë, që para luftës nuk kishin as brekë për të veshur, tani u gdhinë miliarderë më shumë se sheikët e Dubait”, u shpreh ai. Analisti Badallaj tha se këta banditë, por jo vetëm banditë, por shkuar banditëve, që vodhën dhe po e vjedhin shtetin më zi e më keq se nipat e Drazh Mihajlit, si ka mundësi me një rrogë 1000 euro të pasurohen për dhjetë-njëzet breza? “Me hajni, pa dyshim!Dhe, këta banditë dhe hajna të përmasave evropiane, fjalën e kam për banditët e majave te shtetit të Kosovës, ndërsejnë zagarët, tellallët e tyre dhe dalin pa fije turpi duke thënë se:”…po qe se ka dikush fakte të shkojnë në prokurori…? Ne pyesim te cila prokurori? Mendojnë këta banditë që shkatërruan ekonominë e Kosovës, se populli nuk e di se në hetuesi, prokurori, gjyqësi janë këlyshët e tyre që ia kanë zënë frymën dhe e ndajnë hesapin bashkë me ta”, ka thënë Badallaj./kosova sot
Sot juve qe jeni ne një lidhje do keni një dëshirë te papërm...
Fjala e Kryetares së Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kë...
Beteja 75 ditore e Luzim Bashës për të shmangur pjesmarrjen ...
Gazetari Arian Çani ka komentuar situatën politike në vend, ...
Lupçe, Dona dhe Musa kanë hapur një temë shumë interesante p...
Politologu Afrim Krasniqi është ndalur te kriza politike, du...
Dy këngëtarët e njohur shqiptarë janë përfshirë në një aksid...
Kreu i Partisë “Sfida”, Gjergj Bojaxhi, ka komentuar situatë...
Aleati i Lulzim Bashës ka folur për protestën e opozitës, që...
Kryeministri Edi Rama njihet si një tifoz i çmendur i Juvent...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka bërë një deklaratë të fortë ...
Nga Valon JASHARI * Terrori i tankeve të shtetit serbe ...
Fjala në Konventën Kombëtare e Zëvendëskryetares së LSI-së, ...
Moderator Arjan Çani ka deklaruar se Partia Demokratike do t...
Analisti Ilir Kulla ka komentuar krizën e thellë politike që...
Pas vendosjes së flamurit shqiptar në zyrën e kryeparlamenta...
Fjala e Kryetarit të zgjedhur të Lëvizjes Socialiste për Int...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi mbrëmjen e sotme i ftuar në ...
Dashamir Shehi, kreu i LZHK, mbrëmjen e sotme i ftuar në “To...
Opozita po zhvillon prej më shumë se dy muajsh një protestë ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...