Befason Arjan Çanit/PD hyn në zgjedhje, por …!
Moderator Arjan Çani ka deklaruar se Partia Demokratike do t...
Fjala në Konventën Kombëtare e Zëvendëskryetares së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi
Delegatë dhe delegate të Lëvizjes Socialiste për Integrim!
Dua t?ju them që në 12 vjet e gjysmë jetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për mua kjo është hera e parë që flas në një Konventë Kombëtare. M?u desh në fillim të përballem me neglizhencën dhe më pas për t?u rikthyer në jetën time të përditshme, për të luftuar dhe për të qëndruar si çdo vajzë e grua e LSI-së në këtë që kam bërë në 26 vite të jetës time politike.
Njeriu nuk tërhiqet përballë vështirësive, jo vetëm nga ata që ka kundërshtarë politikë, por njeriu lufton çdo ditë pa ndalesa dhe pa u lodhur, për të qenë pjesë aktive e politikës dhe më shumë për t?i shtuar oksigjenin kësaj zemre kaq të madhe, që e ka emrin LSI.
As mos e çoni ndër mend që do të flas për politikën e madhe. Nuk do të flas për politikën e madhe, që na lodhi fizikisht dhe mendërisht në gjithë këtë kohë, për atë politikë që më shumë se asnjëherë tjetër po tregohet e pafuqishme dhe apatike për t?i dhënë zgjidhje krizës që na ka përfshirë, e cila gërryen çdo ditë e më shumë ekonominë tonë të brishtë.
Edhe sot e patë se si kjo politikë, peng i interesave dhe i paqartësive nuk arriti ta zgjidhë krizën prej kaq shumë javësh me gjithë kontributin e palodhur të LSI-së.
Dy partitë e vjetra nuk arritën dot t?i japin zgjidhje ngërçit politik, pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e qershorit. Kjo paaftësi e burrave që shqiptarët i shohin si zotër të fateve të tyre, duhet të na bëjë ne më të përgjegjshëm për të qenë faktorë stabiliteti në vend. Që politikanët, të cilët e kanë shndërruar këtë vend në arenën e përplasjeve pa mbarim dhe që po e rrënojnë ekonomikisht, LSI-ja duhet të jetë garanti i stabilitetit.
Me kontributin tonë në këtë situatë të vështirë politike, ne i dhamë Shqipërisë Presidentin e ri, të cilin sot për herë të parë publikisht po i uroj suksese në detyrën e tij të re. Por sot, si bashkëpunëtore e tij në aksionin politik të krijimit të LSI-së, i uroj suksese në detyrë dhe ta vuajë sa më pak të jetë e mundur ndarjen nga kjo zemër e madhe dhe e mrekullueshme që është LSI-a, e cila për mua do të mbetet zgjedhja numër një.
E them këtë, sepse asnjë angazhim politik, institucional, apo çfarëdoqoftë, nuk mund të më ndajë mua kurrë nga energjia, apo nga angazhimet që kemi marrë për t?i realizuar të gjithë së bashku.
Ka nga ata që mendojnë që përtej deklaratave, unë do të jem sipas protokollit Zonja e Parë e Presidentit. Iu them të gjithëve ju, edhe më skeptikëve, që unë jam e nderuar të jem sikundër parashikohet në ceremonial Zonja e Parë, më shumë se aq jam ndier dhe ndihem e nderuar që jam zonja e Ilir Metës. Unë jam ndier zonjë shumë e shumë vite më parë, që atëherë kur së bashku me Ilir Metën nisëm rrugëtimin tonë politik.
Asnjë ceremonial nuk i përcakton dot kufijtë e të qenit Zonjë e Parë në krah të një burri të suksesshëm, që më shumë se një grua ceremoniale, preferon të ketë në krah të tij një zonjë luftarake, të paepur në betejat politike së bashku, madje edhe kur bëhet fjalë për betejat brenda mureve të shtëpisë.
Ndaj këtë titull që ma dhuron të qenit bashkëshortja e Ilir Metës, unë preferoj ta ndaj me të gjitha gratë e Shqipërisë, të cilat janë Zonja të Para në shtëpitë e tyre dhe në Shqipërinë tonë. Sepse asnjë titull nuk të bën zonjë.
Zonjë të bën përkushtimi që ke ndaj familjes dhe ndaj vendit tënd. Dhe ky përkushtim për mua do të thotë më shumë energji dhe punë së bashku me ju, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë ne. Jo duke premtuar gjëra që nuk mund të bëhen në një kohë të shkurtër, as duke u marrë me të shkuarën që iku dhe të gjithë e dimë se ç?ishte.
Por, duke punuar fort dhe çdo ditë për ta ndryshuar këtë vend për më mirë. Duke u përpjekur të gjithë së bashku, që jo me fjalë, por me vepra të përmirësojmë jetët tona dhe të gjithë shqiptarëve. Dhe kjo është e mundur, është e mundur sepse të gjithë së bashku mund ta arrijmë këtë gjë.
Sepse të gjithë sa jemi në këtë sallë, por dhe mijëra e mijëra të tjerë që nuk janë sot këtu, kanë dëshirën dhe vullnetin për ta ndryshuar Shqipërinë. Ndaj, sot me ju, i them vetes, familjes sime, por mbi të gjitha i them familjes sime të madhe, LSI-së, që çdo qelizë e imja do të jetë në funksion të këtij ndryshimi të madh, të kësaj mundësie që të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë më të bukur dhe më të begatë, sepse ne e kemi një shans për të gjithë shqiptarët.
Jam e nderuar që ju sot më propozoni për zëvendëskryetare të LSI-së dhe çdo ditë vazhdoj të inspirohem akoma dhe më shumë nga anëtarët e LSI-së, por më shumë ndihem borxhli ndaj anëtarëve të LRI-së. Është e rëndësishme që ne të mbetemi të përulur, modestë dhe me këmbë në tokë dhe jo arrogantë, sepse misioni ynë është që të punojmë me njerëzit. Historia e shkurtër e demokracisë së brishtë të këtij vendi ka treguar se arroganca e pushtetit, ka qenë fundi i paralajmëruar i tij. Njerëzit na votojnë që t?i ndihmojmë ata, të jemi këtu për ta dhe t?u përgjigjemi atyre. Prandaj dhe LSI-a është një shans për të gjithë.
Është e rëndësishme për të gjithë ne të kujtojmë se jemi këtu sot jo vetëm për LSI-në, por për të gjithë shqiptarët. Ne duhet të punojmë për Shqipërinë, për të ardhmen e vendit tonë. Ne duhet të pranojmë se shumë shqiptarë, sidomos rinia, ka humbur besimin në politikën shqiptare. Ato janë lodhur nga premtimet boshe dhe shpresa e rremë që herë pas here i ka kthyer politika në humbje të shpresës.
Çfarë shprese mund t?u japësh sot të rinjve shqiptarë, ju që jeni sot në këtë sallë, ku një grup politikanësh që pas 73 ditësh në krizë, ulen për të diskutuar dhe dalin pa një zgjidhje për zgjidhjen e krizës. Pikërisht për këtë, ajo që pëlqej më shumë dhe adhuroj te LSI-a është se kur LSI-a bën premtime, ajo i mban ato. Prandaj, ne do të realizojmë premtimin tonë për t?i treguar edhe njëherë shqiptarëve që LSI-a e mban fjalën e saj.
Kur themi që kemi një plan edukimi për të krijuar një arsim cilësor dhe familje më të shëndetshme, ne kemi një plan real. Kur themi se kemi një plan për vendet e punës, ai është një plan i vërtetë, jo punë në ëndrra, por punë reale dhe e mirëpaguar. Kur themi që kemi një plan për punësimin e të rinjve, kemi një plan të vërtetë që do të krijojë vende pune të mira dhe të mirëpaguara për ta. Shumë herë ne politikanët kemi krijuar shpresë, e cila ka çuar në humbjen e shpresës për të krijuar një rilindje që ka vrarë vendet e punës, në vend të krijimit të tyre.
Për të krijuar një klimë biznesi që frikëson investitorët dhe mban biznesin në stanjacion, në vend që të ndihmojmë bizneset për të krijuar vende pune të reja dhe të mirëpaguara. Dhe mos harroni, arsyeja për këtë gjë është arroganca, të cilës të gjithë ne duhet t?i qëndrojmë larg. Ne politikanët, pasi zgjidhemi, çfarëdo qofshim, burra apo gra, harrojmë nganjëherë edhe pse zgjidhemi. Ne zgjidhemi për t?i shërbyer popullit me përulësi dhe jo me arrogancë. Ne duhet t?i ndihmojmë njerëzit, pavarësisht besnikërisë së tyre politike. Ky është misioni ynë. Ne na duhet një lidership që u jep shansin të gjithë shqiptarëve. Na duhet një lidership që krijon lidhjen e fortë të popullit me politikën në marrëdhënie besimi me njëra-tjetrën.
Dhe misioni ynë nuk mund të jetë vetëm LSI. Ne duhet të kemi alternativën tonë për të gjithë, socialistë dhe demokratë, të cilët janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga partitë e tyre, sepse zëri i tyre nuk dëgjohet dhe problemet e tyre nuk zgjidhen. Dyert e LSI-së janë të hapura dhe ne i mirëpresim ata pa kushte, pa i ofruar anëtarësimin në LSI, por duke i ofruar shpresën dhe besimin, të gjithë së bashku do të punojmë të bëjmë një Shqipëri që e meritojnë shqiptarët, e sidomos rinia shqiptare. LSI kërkon të rritet me të gjithë ata që vijnë pranë saj, sepse nëse ne i japim një shans LSI-së, ne do t?u krijojmë një shans për më shumë të gjithë shqiptarëve.
Dhe së fundmi, kam një mesazh për të gjithë qytetarët që ditën e votimeve e shikojnë me skepticizëm dhe nuk shkojnë për të votuar. Unë i kuptoj arsyet e tyre, sepse ata i shohin politikanët si njerëz të vetëkënaqur që përpiqen të rregullojnë miqtë dhe familjarët e tyre. I kuptoj që u mungon besimi dhe nuk mendojnë se qeveria mund ose do të punojë për ta. Kjo duhet të ndryshojë. Dhe ky është misioni im, misioni juaj, misioni i të gjithëve ne. Ne duhet t?i japim besim njerëzve, sepse LSI-a u jep një shans të gjithë shqiptarëve.
LSI-a është një parti e cila në themel të saj ka dashurinë për vendin. Do ta mbyll me një fjali kur urova djalin tim: Dhuroni dashuri pa fund se ajo do të kthehet përsëri tek ju! Suksese. Fitore. Dhe jam e bindur që LSI-a është forca e parë, dhe jo vetëm forca e parë, është partia politike që sjell stabilitetin dhe mirëqenien për shqiptarët. Suksese!/CityNews
Moderator Arjan Çani ka deklaruar se Partia Demokratike do t...
Analisti Ilir Kulla ka komentuar krizën e thellë politike që...
Pas vendosjes së flamurit shqiptar në zyrën e kryeparlamenta...
Fjala e Kryetarit të zgjedhur të Lëvizjes Socialiste për Int...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi mbrëmjen e sotme i ftuar në ...
Dashamir Shehi, kreu i LZHK, mbrëmjen e sotme i ftuar në “To...
Opozita po zhvillon prej më shumë se dy muajsh një protestë ...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi mbrëmjen e sotme ka folur pë...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 75 të protestës popullore...
Ish kandidatja potente në garën presidenciale të SHBA, Hilla...
Ndërkohë që hetimet për trazirat e dhunëshme në Kuvendin e M...
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka komentuar pak minuta...
Takimi i sotëm midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të...
Qeveria ka zhvilluar sot mbledhje e rradhes. Vendimet jane p...
Qeveria liron nga detyra 6 prefektë të cilët janë përfshirë ...
Konventa Kombëtare e LSI, që u mbajt ditën e sotme në pranin...
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, në ...
Pak orë pas takimit të kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bas...
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për CityNews se p...
Po tani? Kjo është pyetja e parë që gjithsecili i ka bërë ve...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...