Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Fjala e Kryetares së Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi në Konventën Kombëtare të LSI-së
Të dashur miq, shokë dhe shoqe! LSI sot është partia e vetme që mendon t?ju japë shansin jo vetëm juve që jeni këtu, anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por çdo qytetari të Shqipërisë. Vota e rinisë është i vetmi mjet që rinia ka për të marrë në dorë fatin e saj, që ne ta shkruajmë historinë dhe të ardhmen tonë.
Lëvizja Socialiste Për Integrim nuk është vetëm një parti e qendrës së majtë. Ne jemi partia e njerëzve të thjeshtë, ne jemi partia e rinisë dhe e shpresës së rinisë për të gjetur një shans për veten e saj në Atdheun tonë të mrekullueshëm.
Rinia te LSI kërkon shansin për të luftuar varfërinë ekonomike, shansin për arsimim më të mirë, shansin për mundësi për punësim, shansin për të luftuar depresionin e shkaktuar nga mungesa e punësimit apo arsimimit. Ata kërkojnë një shans për një jetë më të mirë, një shans që e ofron vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim.
Për këtë besim që njerëzit kanë sot të LSI dua publikisht të falënderoj çdo drejtues dhe anëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin që me modesti dhe me përulësi ka shpërndarë ndër vite frymë pozitive e kanë bërë partinë tonë më njerëzore.
Rinia ju është mirënjohëse që keni krijuar një parti për njerëzit dhe ku ka hapësira për të gjithë. Si kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim bashkë me të gjithë miqtë e mi kemi udhëtuar dhe zhvilluar takime me të rinj në çdo cep, fshat e qytet të Shqipërisë, kam dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre, kemi ndarë me ta problemet që i shqetësojnë çdo ditë. Prandaj 18 qershori është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne dhe për të ardhmen tonë. Këto zgjedhje do të jenë zgjedhje për rininë shqiptare
Në takimet me shumë të rinj, anëtarë të LRI dhe jo vetëm jam ndier shumë optimiste për të ardhmen tonë. Sepse të rinjtë besojnë te LSI, kanë shpresën te Lëvizja Socialiste për Integrim dhe angazhohen, sepse vetëm me Lëvizjen Socialiste Për Integrim t?i mund të bëhesh shpresë e ndryshimit dhe të ndihmosh për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë
Këto ditë më ka ndodhur të takoj disa njerëz, madje edhe në gazeta, kam dëgjuar se të rinjtë nuk mund të jenë pjesë e Parlamentit dhe vendimmarrjes, sepse të rinjtë nuk e kanë eksperiencën e duhur, të rinjtë nuk munden.
Po pse nuk thonë këta njerëz që ka qenë eksperienca dhe kokëfortësia e liderëve aktualë që na kanë sjellë në këtë situatë krize, ku ndodhet vendi jonë sot. Madje, jo vetëm e liderëve, por edhe e shumë anëtarëve të Parlamentit të këtyre forcave politike që rrinë e shohin dhe nuk bëjnë asgjë për njerëzit.
Është eksperienca e këtyre politikanëve që na ka sjellë në zënka të vazhdueshme ndërmjet PS dhe PD. Kjo eksperiencë e ka çuar vendin tonë në kaos dhe është kjo krizë që ka larguar investimeve të huaja, duke larguar kështu shanset për të hapur vende të reja pune.
Unë dua që familjet e të rinjve të jenë më të qeta, të mos diskutojnë më për probleme ekonomike. Dua që vendi im të jetë më i qetë, që të rinjtë të kenë më shumë shanse. Unë dua që ne të rinjtë të kemi një arsim më cilësor. Unë nuk dua që miqtë e mi dhe të rinjtë të largohen nga vendi im.
Unë për këtë dua të luftoj dhe kam besim te Lëvizja Socialiste për Integrim, te të rinjtë e vendit tonë. Kam besim te thjeshtësia, te programi, te puna, të qetësia dhe maturia e LSI-së për të qenë çdo ditë pranë qytetarëve.
Kush më mirë se sa ne mund të zgjidhë problemet e të rinjve dhe t?i japë një dimension të ri vendit tonë. Me LSI çdo i ri e ka një shans dhe bashkë jemi edhe më të fortë drejt sfidave për t?i bërë familjet shqiptare më me shumë mirëqenie. Ka ardhur koha të hapim një kapitull të ri, kapitullin ku të rinjtë do të shkruajnë historinë e një Shqipërie me më shumë shanse.
Më lejoni t?ju them se çfarë të rinjtë do të sjellin në Parlamentin e ri. Të rinjtë do të sjellin zërin e tyre, zërin e rinisë, do të sjellin ide të reja dhe vizion të ri, gjithashtu edhe një eksperiencë të re. Dhe më thoni pak se: Kush më mirë se ne të rinjtë i kuptojmë sfidat dhe problemet e të rinjve shqiptarë. Ne do të jemi zëri i të rinjve shqiptarë dhe unë dua që të gjithë të rinjtë tanë kandidatë për deputetë të futen në Kuvend, që të mund të kemi jo vetëm Grupin parlamentar të Lëvizjes Rinore për Integrim, por që të kemi më në fund komisionin e rinisë në Kuvend.
E di që shumë të rinj sot janë të lodhur dhe nuk duan as të votojnë, e di që shumë të rinj sot nuk kanë më shpresë, por sot dua t?iu bëj një thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë, të gjithë familjeve tona: Nëse doni të dëgjoheni, të vlerësoheni, të respektoheni, nëse doni një edukim më të mirë votoni LSI-në. Nëse doni një punë të paguar më mirë votoni Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nëse doni Bashkimin Evropian votoni Lëvizjen Socialiste për Integrim, sepse LSI do të thotë një shans për të gjithë.
Këto zgjedhje janë për të rinjtë. Ky vend ka nevojë për ne, ka nevojë që ne të bëhemi bashkë.
Faleminderit ekipit të Lëvizjes Rinore për Integrim, për angazhimin dhe punën e palodhur, për iniciativat që keni marrë në qytetet, gjimnazet, universitetet tuaja. Faleminderit dhe mos u lodhni në misionin tonë për ta bërë vendin tonë më të mirë, një vend me më shumë shanse për ne. Unë besoj te LSI, unë jam LSI, ne të gjithë jemi LSI.
LSI do të jetë forcë e parë, sepse jeni ju. LSI do të jetë forcë e parë për rininë. LSI do të jetë forcë e parë për familjet tona, LSI do të jetë forcë e parë për Shqipërinë. Vetëm me LSI-në familjet tona kanë një shans për një jetë më të mirë./CityNews
Beteja 75 ditore e Luzim Bashës për të shmangur pjesmarrjen ...
Gazetari Arian Çani ka komentuar situatën politike në vend, ...
Lupçe, Dona dhe Musa kanë hapur një temë shumë interesante p...
Politologu Afrim Krasniqi është ndalur te kriza politike, du...
Dy këngëtarët e njohur shqiptarë janë përfshirë në një aksid...
Kreu i Partisë “Sfida”, Gjergj Bojaxhi, ka komentuar situatë...
Aleati i Lulzim Bashës ka folur për protestën e opozitës, që...
Kryeministri Edi Rama njihet si një tifoz i çmendur i Juvent...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka bërë një deklaratë të fortë ...
Nga Valon JASHARI * Terrori i tankeve të shtetit serbe ...
Fjala në Konventën Kombëtare e Zëvendëskryetares së LSI-së, ...
Moderator Arjan Çani ka deklaruar se Partia Demokratike do t...
Analisti Ilir Kulla ka komentuar krizën e thellë politike që...
Pas vendosjes së flamurit shqiptar në zyrën e kryeparlamenta...
Fjala e Kryetarit të zgjedhur të Lëvizjes Socialiste për Int...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi mbrëmjen e sotme i ftuar në ...
Dashamir Shehi, kreu i LZHK, mbrëmjen e sotme i ftuar në “To...
Opozita po zhvillon prej më shumë se dy muajsh një protestë ...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi mbrëmjen e sotme ka folur pë...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 75 të protestës popullore...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...